Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
20°

Prishtina sė shpejti nėn vėzhgim tė kamerave

Lindita Canolli | 12-02-2012 12:13 CET

Brenda vitit nė Prishtinė do tė vendosen rreth 200 kamera qė do tė mbajnė nėn vėzhgim sidomos qendrėn e qytetit. Zyrtarėt komunalė thonė se kamerat do tė ofrojnė ambient mė tė sigurt. Ekspertė tė sigurisė e pėrshėndesin, por apelojnė qė ēdo gjė tė bėhet sipas ligjit dhe se ēdo vėzhgim video ngjall frikėn nga keqpėrdorimi.

Fatmir Bilalli, shef i Qendrės Komunale pėr Informim dhe Alarmim, tha se faza e parė do tė fillojė nė gjashtėmujorin e parė apo eventualisht ndonjė muaj mė vonė.

“Rreth 200 kamera do tė vendosen nė rrugėt qendrore, si sheshin “Nėnė Tereza”, “ Bill Klinton”, rrugėt “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj”etj. Pėrveē kėtyre rrugėve, me kamera do tė mbulohen edhe hyrje- daljet e kryeqytetit, si te rrethi pėr Fushė Kosovė, dalja nė Veternik dhe rruga pėr Shkup, etj”.

Sipas tij, me 250 mijė euro qė sivjet janė ndarė nga buxheti pėr kamera “si dhe me ndihmėn e njė kompanie tė huaj e cila e ka bėrė projektin falas e po ashtu ka premtuar se do tė na gjejė donacione, shpresojmė se do tė arrijmė t’i blejmė kėto kamera. E nėse nuk arrijmė tė sigurojmė donacione, atėherė me mjetet e ndara nga buxheti i Komunės, aq sa arrijmė t’i blejmė, do t’i blejmė dhe kėtė vit do t’i vendosim”, tha Bilalli.

Projekti, sipas tij, ėshtė bėrė nė bashkėpunim edhe me policinė e Kosovės.

“Policia na ka dhėnė mbėshtetje, sepse si ne qė do ta bėjmė monitorimin nga Qendra pėr Informim dhe Alarmim gjatė 24 orėve, tė njėjtėn gjė do ta bėjė edhe Policia e cila ka deklaruar se nuk mund tė ndihmojė financiarisht pasi nuk ka mjete”, tha ai.

Kamerat, sipas tij, do tė jenė tė thjeshta dhe speciale, apo qė quhen ndryshe kamera inteligjente. Tė thjeshtat do tė jenė statike, ndėrsa inteligjentet lėvizėse. Kamerat inteligjente fokusohen nė turma njerėzish, nė zhurma, aksidente, shpejtėsi tė automjeteve etj”, ka thėnė Bilalli. Se si duket saktėsisht projekti dhe cila ėshtė ajo kompani qė e ka bėrė projektin e kompanive, Billalli thotė se nuk ka informacion.

“Emrin nuk e di por e di se njė kompani e huaj e ka bėrė projektin nė bashkėpunim me ekspertė tė komunės”, tha ai.

Baki Kelani, zėdhėnės i Policisė, thotė se vendosja e kamerave ėshtė njė hap i mirė pėr mė shumė siguri nė kryeqytet pasi mund t’i ndihmojė policisė pėr tė siguruar mė shumė dėshmi, natyrisht, me urdhėresė tė organeve pėrkatėse.

Ndėrkaq Ramadan Qehaja, mbikėqyrės shtetėror nė Agjencinė pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, tha se ashtu si e thotė Ligji, kamerat nuk duhet orientuar nga banesat private dhe se duhet tė ketė shenja tė caktuara ashtu qė qytetari tė ketė tė qartė se nė atė zonė ėshtė nėn vėzhgim tė kamerave.

4.0/5 (4 votë/a)
Antikorrupsion (Prishtine): 15-02-2012 10:45
Per nje shume te tille prej 250 mije eurosh, duhet te shpallet tenderi, e jo ti jepet nje kompanie pa tender. Nese gjen donator vet kompania Ok, por nese nuk gjen edhe nevojitet komuna te financoj, atehere duhet te shpallet tender.
KarMadhi (Prishtina - PORN): 13-02-2012 09:12
Pornografia ka hy ne qeveri tani ne qdo rruge te Prishtines. Kush do te punon - shiqon mbrapa ekranit !!!??? Qka eshte qellimi me keto kamera ? Ne kryeqytetet evropiane kjo eshte lufta kunder krimineleve qe "punojne" sidoemos te Premten dhe Shtunen mbrema kur qytetaret argetohen ne kryeqytet, kjo lloj kulture nuk prktikohet teke ne, krimi behet neper zyre.
Gentriti (Gjilan): 12-02-2012 17:58
Kjo eshte plaqk, edhe une jom per kamera, por jo kaq shtrejt, dhe sa puntori duhet me punu permi 200 ekrana per monitorimin e tyre.
Cani (Suomi): 12-02-2012 16:39
Me keto pare 25000 E, ashte dashte te investohen ne Shendetesi e jo keto kamera as hiq ma shume se 120 apo 130000 nuk kushtojne sepse ne kame instaluar kesi kamera ne mni kompani ne Fin, prandaj ket ju munde tu a tregon atyre qe nuk dijne..

INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn

Iniciativa pėr Progres (INPO), dje pėrmes njė letre tė hapur dėrguar kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit tė Administrimit dhe Pushtetit Lokal, tė parit tė Prishtinės Isa Mustafa, liderėve politikė dhe grupeve parlamentare, ka bėrė thirrje qė sa mė parė tė ndėrmarrin masat...

Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve

Shitėsve tė druve pėr ngrohje nė kryeqytet, duket se do t’u prishet pak rehatia. Ata tė cilėt deri mė tash kanė shitur dru gjithandej ku kanė dėshiruar, duke vazhduar kėtė edhe pėrkundėr disa aksioneve tė komunės pėr largimin e tyre, duke filluar nga kjo javė, kėtė vėshtirė se do...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Periferia zhbllokon qendrėn

Qyteti i Prishtinės ėshtė ngufatur pas lufte nga banorėt qė kanė ardhur nga periferia dhe mė la...

Trotuaret, vendparkimi i veturave!

Ka kohė qė trotuaret e kryeqytetit i kemi shndėrruar nė vend parkimi tė veturave. E pastaj qyte...

Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera

Pėrveē nė Prishtinė ku gjobat pėr ata qė zihen duke keqpėrdorur ujin e pijshėm pėr qėllime tė t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51