| Prishtinė | ![]() |
| 20° |
Dimri po vazhdon tė tregohet i ashpėr. Por, nga kjo gjė po pėrfitojnė shumė njerėz. Disa nga ta janė drushitėsit, tė cilėt i kanė rritur ēmimet e druve dyfish mė shumė se qė kanė qenė. Edhe ata qė janė nėpėr shtėpi, por edhe ata qė janė nė banesa e qė janė tė varur nga ngrohtorja e qytetit, vazhdojnė tė mobilizohen qė ta kalojnė disi dimrin.
Rryma, druri dhe thėngjilli ngelin alternativat. Pra, shumė familje do ti kthehen ngrohjes tradicionale, paksa tė harruar, asaj me stufa dhe shporet me dru dhe thėngjill. E, disa ende i varin shpresat te Termokosi, qė mbase do ta pėrmisojė ngrohjen.
Kjo mund tė shihet nėpėr dyqane tė teknikės sė bardhė, ku qytetarėt kėrkojnė tė blejnė stufa shtesė pėr tė ngrohur dhomat tjera tė shtėpisė, pasi qė tash kur acari ėshtė shumė i madh, energjia elektrike ėshtė me reduktime tė ashpra.
Halime Seferi, banore e lagjes Dardania ka vendosur nė banesėn e saj stufė kaminė pėr ti ngrohur fėmijėt, ngase ka hequr dorė nga sistemi i ngrohjes qė vjen nga Termokosi.
Termokos ėshtė duke na mėrdhirė sivjet, pasi qė nuk ėshtė duke ofruar ngrohje si duhet dhe si kėrkohet, kėshtu si ėshtė duke vazhduar mė mirė le ta ndalė krejt. Dhe, kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr familjen time, tha ajo.
E, banori tjetėr, Asdren Kastrati, tha se si alternativė tė ngrohjes ka zgjedhur ngrohjen me dru, e nėse mund tė sigurojė edhe pak thėngjill. E kam vendosur njė stufė, sepse do ta kem mė tė sigurt ngrohjen, thotė Asdreni. I kam blerė drutė tė cilat shpresoj se do tė mė dalin deri nė fund tė dimrit, pasi qė dhe besoj se sivjet do tė dalim nė pranverė , shprehet ai.
Ndėrsa, nė dyqane vėrehej njė interesim i madh i qytetarėve pėr blerje tė stufave. Nė dyqanin Class Trade, i cili gjendet te Xhamia e Llapit, sipas pronarit, shitja e stufave me ngrohje tė ngurtė, kėto ditė ėshtė shumė e madhe. Kemi stufa nga mė tė ndryshmet. Ēmimet sillen nga 80 deri nė 200 euro pėr njė stufė, varėsisht nga modeli. Edhe lokalet e bizneseve kanė vendosur stufa dhe shporete pėr ngrohje.
Nė anėn tjetėr, shitėsit e druve duket se e kanė shfrytėzuar kėtė situatė dhe kanė ngritur ēmimin e druve, e kėtė mė sė shumti e ndiejnė qytetarėt, tė cilėt do tė ngrohen me dru. Aktualisht, njė metėr kub dru kushton nga 55 deri nė 70 euro, pėrderisa nė fillim tė dimrit kanė qenė nga 25 deri nė 40 euro.
Hasan Bekteshi, drushitės nė njė lagje tė kryeqytetit, thotė se nuk e kanė bėrė shtrenjtimin e druve pse kanė dashur, por se iu ėshtė imponuar.
Rrugėt janė bllokuar, dhe nuk po mund tė shkojmė tė marrim dru nė katund ku kemi marr mė herėt. Ato dru qė i kemi pasur jemi detyruar ti shtrenjtojmė, jo vetėm unė por edhe shumė tjerė, tha ai.
Shumari (Mali me dru): 14-02-2012 01:23
Kėmbėsorėt kalojnė rrugėn vend e pa vend
Periferia zhbllokon qendrėn
Trotuaret, vendparkimi i veturave!
Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera
INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn
Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve
Plaēka tė pėrdorura, fringo tė reja
Shumica e autolarjeve furnizohen nga krojet
Dėmtimi i drunjve dekorativė
Vetėm tė dielave, trotuaret e lira nė kryeqytet
Nga 2500 lėndė, vetėm 70 leje legalizimi
Nga bėrlloku nė gjelbėrim
Sivjet nuk ka mė kroje tė reja
Rrėnimet te Dardania
Gjoba deri 500 euro pėr shpėrdorim tė ujit
Shumica e autolarjeve furnizohen nga krojet | 2 vota
Nga 2500 lėndė, vetėm 70 leje legalizimi | 1 vota
Vetėm tė dielave, trotuaret e lira nė kryeqytet | 1 vota
Plaēka tė pėrdorura, fringo tė reja | 1 vota
INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn | 1 vota
Dėmtimi i drunjve dekorativė | 0 vota
Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve | 0 vota
Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera | 0 vota 