| Prishtinė | ![]() |
| 20° |
Po tė ndodhte, mos e thėntė Zoti, qė nė kryeqytet tė ndodhte ndonjė zjarr, tėrmet, vėrshim apo fatkeqėsi tjetėr qė do tė kėrkonte alarmimin e popullatės, vaj halli pėr ne.
Antena kryesore qė ishte e vendosur nė objektin mė tė lartė nė kryeqytet, mbi kullėn e ish Rilindjes, para katėr vjetėsh u hoq nga aty gjatė rinovimit tė ndėrtesės, ku u vendos njė pjesė e Qeverisė. Dhe prej atėherė si ka rėnė kujt ndėr mend ta kthejė nė vend qė do tė thotė se tash katėr vite kryeqyteti ėshtė pa antenėn kryesore tė alarmimit publik.
Pėr shkak tė zhvendosjes sė antenės kryesore jashtė funksionit janė edhe gjashtė sirenat e alarmimit tė cilat janė tė vendosura nė kryeqytet. Arsyen pėr kėtė neglizhencė askush nuk do ta marrė mbi vete.
Zyrtarėt komunal, thonė se shumė shpejtė do tė rivendoset antena aty ku ka qenė. Ata madje thonė se Komuna ka plan edhe pėr vendosje shtesė tė sirenave tė alarmimit.
E qytetarėt, si zakonisht, as qė ēajnė kokėn pėr kėso cikėrrimash pasi pėr sigurinė e tyre ka kush merret. Madje shumė nga qytetarėt as qė kanė dėgjuar se ka antena tė kėtilla. E pėr atė se si mund ta njohin llojin e alarmit nė rast zjarri , tėrmeti tė madh, etj. as qė bėhet fjalė.
E de jure, nė kuadėr tė Sektorit tė Mbrojtjes dhe Shpėtimit, funksionon edhe Qendra Komunale pėr Informim dhe Alarmim nė raste rreziqesh. Ajo madje ka edhe shefin e saj. Ai ėshtė Fatmir Bilalli dhe lidhur me antenėn qė ėshtė hequr katėr vite mė parė ai ka rrėfimin e vet.
Antena kryesore, e po ashtu gjashtė sirenat e alarmimit u patėn vendosur diku nė vitin 2008. Por kėto sirena nuk kanė arritur tė funksionojnė pėr shkak se antena kryesore apo repititori qė ka qenė i vendosur nė objektin e ri tė Qeverisė, e patėm larguar pėr shkak tė renovimeve, tha ai pa ndonjė shpjegim pse nuk u kthe nė funksion.
Ai thotė se antena do tė vendoset, madje shumė shpejt aty ku ka qenė. E kemi marr lejen nga Ministria e Administratės dhe Pushtetit Lokal (MAPL), dhe do ta vendosim atė antenė aty ku ka qenė, tha ai duke shtuar se tash vetėm pritet tė pėrmirėsohet moti.
Qendra qė ka nė krye z. Bilalli drejtpėrdrejt pėrkujdeset pėr vėnien nė funksion tė antenės. Gjashtė sirenat ekzistuese janė tė vendosura, janė kryesishtė nėpėr shkolla fillore tė kryeqytetit si Ismail Qemali, Naim Frashėri, Asim Vokshi, Gjergj Fishta, Nazim Gafurri, si dhe njėra nė gjykatėn ekonomike nė Ulpianė.
Bilalli thotė se kėto sirena nuk janė tė mjaftueshme andaj do tė vendosen edhe pesė tė tjera.
Sipas Bilallit, sirenat aktivizohen vetėm nė ndonjė fatkeqėsi tė madhe. Rastet si zjarret, fatkeqėsitė natyrore, helmet kimike, etj, kanė karakteristikat e zėrave valore tė ndryshme, me qėllim qė qytetarėt ti identifikojnė llojin e rrezikut por ata madje thonė se jo vetėm nuk i dinė llojet por as qė kanė dėgjuar se nė kryeqytet ka antena tė alarmimit.
Kėmbėsorėt kalojnė rrugėn vend e pa vend
Periferia zhbllokon qendrėn
Trotuaret, vendparkimi i veturave!
Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera
INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn
Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve
Plaēka tė pėrdorura, fringo tė reja
Shumica e autolarjeve furnizohen nga krojet
Dėmtimi i drunjve dekorativė
Vetėm tė dielave, trotuaret e lira nė kryeqytet
Nga 2500 lėndė, vetėm 70 leje legalizimi
Nga bėrlloku nė gjelbėrim
Sivjet nuk ka mė kroje tė reja
Rrėnimet te Dardania
Gjoba deri 500 euro pėr shpėrdorim tė ujit
Shumica e autolarjeve furnizohen nga krojet | 2 vota
Nga 2500 lėndė, vetėm 70 leje legalizimi | 1 vota
Vetėm tė dielave, trotuaret e lira nė kryeqytet | 1 vota
Plaēka tė pėrdorura, fringo tė reja | 1 vota
INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn | 1 vota
Dėmtimi i drunjve dekorativė | 0 vota
Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve | 0 vota
Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera | 0 vota 