| Prishtinė | ![]() |
| 20° |
Plaku Halil Sherifi ka fatin e keq tė banon nė njė nga ndėrtesat e larta tė Prishtinės. Nė tė vėrtetė fati i tij i keq ska tė bėjė shumė me katin e lartė por me faktin se nė ndėrtesėn e tij nuk punon ashensori. E atij disa herė gjatė njė dite i duhet tė dalė, qoftė pėr tė blerė bukė, shpeshherė pėr tė shkuar te mjeku apo nevoja tė tjera. Pėr kėtė detyrohet tė luajė rolin e atletit duke kaluar me qindra shkallė.
Nė ndėrtesėn ku ai jeton, ka dymbėdhjetė vjet qė nuk punon ashensori. Dikush do tė thoshte se tanimė do tė duhej tė ishte mėsuar me kėso atletike tė pėrditshme por me gjithė avancimin nė kėtė sport tė detyruar, Halili ėshtė 77-vjeēar dhe banon nė katin e gjashtė, nė soliterin numėr 3 nė lagjen Ulpiana.
Shkallėt janė shumė tė vėshtira, sidomos tash dimrit qė ėshtė mjaft ftohtė. Sidomos nė kėtė ndėrtesėn tonė, ku edhe dritaret e ndėrtesės janė tė thyera, tha Halili.
Ai thotė se banorėt e kėtij soliteri disa herė i janė drejtuar me ankesė komunės, por ajo pėrveē premtimeve nuk ka bėrė asgjė mė shumė. I jemi ankuar komunės, por asgjė deri mė tash nuk ėshtė bėrė. Ata tė komunės vijnė e na japin premtime, sidomos kur u duhen votat, tha ai.
Edhe banorja e njė ndėrtese tjetėr thotė se mungesa e ashensorėve po u shkakton probleme. Jetoj nė katin e tetė dhe ashensori nuk punon Ka dhjetė vjet qė nuk ka punuar. Mė duhet disa herė nė ditė ti pėrshkoj shkallėt, kur shkoj nė punė, kur vij, pėr ndonjė punė, etj.., tha Ulkina Bahtiri, e cila jeton nė afėrsi tė PTK-sė, gjegjėsisht nė objektin SU 1/5, llamella V. Ajo thotė se edhe moskujdesi i banorėve ka bėrė qė kjo ēėshtje tė zvarritet.
Kemi biseduar disa herė pėr tė mbledhur para pėr riparimin e ashensorit por kjo ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Banorėt deri nė katin e katėrt nuk kanė edhe fort interes e paratė e banorėve nga katet tjera nuk mjaftojnė, tha ajo.
Komunarėt thonė se Komuna e Prishtinės, si edhe viteve tjera edhe sivjet ka ndarė mjete pėr riparimin e ashensorėve tė prishur por sa ėshtė ajo shifėr, nėse i kanė ndarė nuk duan tė tregojnė.
Po vazhdon riparimi i ashensorėve qė ka filluar vitin e kaluar, tha Habib Qorri, shef i sektorit nė Drejtorinė e Shėrbimeve Publike. Shumė shpejt siē ai tha, duke mos saktėsuar ndonjė datė apo muaj, do tė fillojė faza e dytė e riparimit.
Tė gjitha kėrkesat qė i kemi marrė nga qytetarėt pėr riparime tė ashensorėve do tė realizohen kėtė vit, tha mė tutje ai. Se sa ėshtė numri i ashensorėve qė janė riparuar vitin qė e lamė pas, e sa kėtė vit, ai nuk dha ndonjė shifėr.
Nuk e di sa ėshtė numri i ashensorėve qė janė riparuar, por e di se ende po vazhdon riparimi i tyre. Edhe kėtė vit, do tė ketė riparime, por sė pari do tė hapet tenderi. E varėsisht nga kėrkesat e qytetarėve tė cilat kanė arritur te ne, do tė ketė edhe riparime, tha ai.
Tymi (Prishtina fshati me i masdh ne Kosove): 18-02-2012 20:55
Kėmbėsorėt kalojnė rrugėn vend e pa vend
Periferia zhbllokon qendrėn
Trotuaret, vendparkimi i veturave!
Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera
INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn
Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve
Plaēka tė pėrdorura, fringo tė reja
Shumica e autolarjeve furnizohen nga krojet
Dėmtimi i drunjve dekorativė
Vetėm tė dielave, trotuaret e lira nė kryeqytet
Nga 2500 lėndė, vetėm 70 leje legalizimi
Nga bėrlloku nė gjelbėrim
Sivjet nuk ka mė kroje tė reja
Rrėnimet te Dardania
Gjoba deri 500 euro pėr shpėrdorim tė ujit
Shumica e autolarjeve furnizohen nga krojet | 2 vota
Nga 2500 lėndė, vetėm 70 leje legalizimi | 1 vota
Vetėm tė dielave, trotuaret e lira nė kryeqytet | 1 vota
Plaēka tė pėrdorura, fringo tė reja | 1 vota
INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn | 1 vota
Dėmtimi i drunjve dekorativė | 0 vota
Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve | 0 vota
Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera | 0 vota 