Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
20°

Pėrsėri shqetėsojnė qentė endacakė

Lindita Canolli | 21-02-2012 10:48 CET

Qentė endacakė kanė filluar me tė madhe tė bėhen shqetėsim pėr kryeqytetasit. E pėrderisa qentė janė bėrė shqetėsim, Komuna e Prishtinės kohė mė parė ka anuluar tenderin pėr vrasjen e qenve ndacakė, pėr shkak tė reagimeve tė disa shoqatave se nuk duhet vrarė, por duhet gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr asgjėsimin e tyre.

Por, qytetetarėt ngrenė zėrin kundėr Komunės sė Prishtinės qė numrin e madh tė qenve qė gjenden nė rrugėt e Prishtinės duhet vrarė, nė mėnyrė qė tė mos pėsojnė.

Kryeqytetasi Besnik Isaku tha se nė lagjen ku ai jeton nuk ka pse tė dalė nė rrugė nga qentė .

“Ka shumė qenė nė lagjen tonė. Gjithmonė si nė mėngjes, si nė mesditė ata janė nė rrugė, si tufė. Bile ka pasur disa raste kur qeni ka dashur ta sulmojė vajzėn time, por fatmirėsisht ajo mė ka njoftuar me kohė”, tha Isaku, nga lagjja “Vreshta”. Ai thotė se forma mė e mirė qė Komuna tė zhdukė qentė nga rrugėt ėshtė vrasja e tyre.

Njėjtė si ai mendon edhe njė qytetar tjetėr, Agron Selmani nga rruga “Bledi” nė kryeqytet. “Janė bėrė rrezik pėr banorėt e lagjes sonė, e posaēėrisht pėr fėmijėt, tė cilėt po shkojnė nė shkollė nė orėt e hershme tė mėngjesit . Komuna e Prishtinės njėherė e nisi kėtė projekt pėr vrasjen e qenve , por tash e la, e si duket pret tė ndodhė ndonjė rast kur do tė pėsojė dikush nga ne, qė tek atėherė Komuna tė marrė ndonjė inciativė”, tha ai, pėrderisa i bėn apel Komunės qė menjėherė tė dalė me njė projekt pėr vrasjen e qenve. Agnesa Makolli tregon se si njėherė gati e ka pėsuar nga qentė.

“Kam qenė duke shkuar nė shkollė, nė orėt e hershme tė mėngjesit dhe gati sa nuk kam vdekur nga frika kur njė grumbull i qenve mė kanė ardhur nga pas. Po tė mos ishte njė zotėri me veturė, unė me siguri do tė kisha pėsuar”, tregon ajo.

Njė njėri i panjohur, tha ajo, ėshtė ndalur afėr meje dhe i kishte ndjekur qentė, ndėrkaq kam shpėtuar pėr njė fije floku. OJQ “Animal Friends of Kosovo” para disa ditėsh ka lancuar programin pėr sterilizimin e kafshėve.

“Vrasja me armė ėshtė barbare dhe nuk i jep Kosovės imazh tė mirė nė botė, ndaj e vetmja metodė e pėrshtatshme pėr trajtimin e qenve endacakė ėshtė sterilizimi, e cila ėshtė pranuar dhe pėrkrahur nga organizata botėrore qė merren me mirėqenien e qenve”, kanė thėnė pėrfaqėsues tė kėsaj organizate.

Pėrfaqėsues tė kėsaj organizate kanė falėnderuar Komunėn e Prishtinės dhe e kanė pėrgėzuar atė pėr hapin e madh qė ka bėrė nė ndaljen mizore tė vrasjes sė qenve endacakė, duke thėnė se shembullin e kryeqytetit duhet ta ndjekin edhe tė tjerėt.

Ndėrkaq, pėrfaqėsues nga Komuna e Prishtinės thanė se kostoja e projektit pėr trajtimin e qenve endacakė ėshtė e lartė, por qė nuk ka kthim prapa nga ky vendim.

Tė gjitha komunat duhet tė veprojnė si Prishtina dhe se ēėshtja duhet tė zgjidhet nė organet qendrore tė shtetit, tė cilat do duhej tė siguronin para pėr komunat nė mėnyrė qė njė projekt i tillė tė funksionojė.

0.0/5 (0 votë/a)
Turisti (Berlin): 24-02-2012 18:31
Pritni derisa te vie vera, ne turistat do tua largojme qejte edhe mbeturinat, ju vetem shiqoni filma pornografik.

INPO, urgjentisht tė aprovohet Ligji pėr Prishtinėn

Iniciativa pėr Progres (INPO), dje pėrmes njė letre tė hapur dėrguar kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit tė Administrimit dhe Pushtetit Lokal, tė parit tė Prishtinės Isa Mustafa, liderėve politikė dhe grupeve parlamentare, ka bėrė thirrje qė sa mė parė tė ndėrmarrin masat...

Aksion pėr largimin e shitėsve tė druve

Shitėsve tė druve pėr ngrohje nė kryeqytet, duket se do t’u prishet pak rehatia. Ata tė cilėt deri mė tash kanė shitur dru gjithandej ku kanė dėshiruar, duke vazhduar kėtė edhe pėrkundėr disa aksioneve tė komunės pėr largimin e tyre, duke filluar nga kjo javė, kėtė vėshtirė se do...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Periferia zhbllokon qendrėn

Qyteti i Prishtinės ėshtė ngufatur pas lufte nga banorėt qė kanė ardhur nga periferia dhe mė la...

Trotuaret, vendparkimi i veturave!

Ka kohė qė trotuaret e kryeqytetit i kemi shndėrruar nė vend parkimi tė veturave. E pastaj qyte...

Gjobat pėr shpėrdorim tė ujit, edhe nė komunat tjera

Pėrveē nė Prishtinė ku gjobat pėr ata qė zihen duke keqpėrdorur ujin e pijshėm pėr qėllime tė t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51