Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
20°

“28 Nėntori”, poezia e muajit janar 2012

12-02-2012 13:16 CET

Edhe kėtė vit gazeta “Zėri” do tė vazhdojė me shpėrblimet pėr tri poezitė mė tė mira tė muajit, tė cilat botohen nė faqen dedikuar pėr mė tė vegjlit, kjo pasi ka njė interesim tejet tė madh tė lexuesve tė vegjėl qė tė bėhen pjesė e kėsaj faqeje, duke botuar krijimet e tyre.

Edhe fondi i shpėrblimeve tani ėshtė shtuar mjaft shumė, kjo falė gatishmėrisė dhe bashkėpunimit me shtėpinė botuese “URA” dhe menaxherin e saj z.Xhemė Karadaku, i cili pėr ēdo muaj ndan nga nėntė libra pėr tri poezitė mė tė mira.

Po ashtu, kėtij fondi tash e tutje i bashkohet edhe z. Xheladin Mjeku, i cili pėr poezinė mė tė mirė, ēdo muaj ndan librin me titull “Nėna e lirisė”. Stafi i gazetės falėnderon kėta kontribuues, pasi me rritjen e fondit tė shpėrblimeve ėshtė rritur edhe interesimi i fėmijėve pėr tė konkurruar me krijimtaritė e tyre.

Si poezia mė e mirė pėr muajin janar 2012 ėshtė zgjedhur poezia me titull “28 Nėntori”, i autores Alba Makolli. Alba ėshtė nxėnėse e klasės 5/7, nė shkollėn fillore “Meto Bajraktari” nė Prishtinė. Pėrveē qė gjatė kohės sė lirė merret me shkrime tė ndryshme, Alba ėshtė edhe njė balerinė e suksesshme.

Pėr poezinė nė fjalė, Alba shpėrblehet me enciklopedinė e bukur “ATLLASI GJEOGRAFIK I BOTĖS”, ndėrsa nga shtėpia botuese “URA”, merr edhe librat “Udhėtimi pas mjegullės”, i autorit Jonuz Fetahaj, pastaj “Shkurtabiqi mė i madh”, i autorit Rifat Kukaj, “Lojė nė Trojė” i autorit Xhemė Karadaku, “AnaDrini”, i autores Lumnie Thaēi-Halili si dhe librin “Nėna e lirisė” e autorit Xheladin Mjeku.

Poezia e dytė mė e mirė pėr muajin janar 2012 ėshtė ajo me titull “Engjėjt e lirisė”, e autores Natyra Mrasori. Natyra ėshtė nxėnėse e klasės VIII/3 nė shkollėn fillore ‘I.Rraci” nė Klinė. Natyra pėr kėtė poezi shpėrblehet me librin e bukur me pėrralla me titull “RRĖFENJA ME ZANA” si dhe me tre libra nga shtėpia botuese “URA”, “Udhėtimi pas mjegullės”, i autorit Jonuz Fetahaj, pastaj “Diell Lirie”, i autorit Rexhep Ajazi dhe “Rritė plot dritė”, i autores Erėza Devaja.

Vendi i tretė i ka takuar Arjeta Kryeziut dhe poezisė sė saj “Shkolla ime”. Arjeta ėshtė nxėnėse e klasės sė dytė nė shkollėn fillore "Beqir Gashi" nė Rrezor (Mleqan) tė Malishevės. Pėr kėtė poezi Arjeta shpėrblehet me librin “PĖRRALLA PĖR TĖ GJITHĖ FĖMIJĖT” si dhe me dy libra nga shtėpia botuese “URA”, “Udhėtimi pas mjegullės”, i autorit Jonuz Fetahaj dhe “Kopshti i blertė” i autores Edonė Sadiku.

Bėhuni edhe ju pjesė e lojės sonė

Gazeta “ZĖRI” do tė vazhdojė me ndarjen e shpėrblimeve ēdo muaj, pra ēdo muaj do tė shpallen tri punimet mė tė mira, e kjo pėrfshin poezitė, tregimet, rrėfimet apo pėrrallat. Shpėrblimet do tė jenė kryesisht nė formė tė materialeve shkollore, pra ato pėrmes tė cilave nxėnėsit do tė zgjerojnė edhe mė shumė njohuritė e tyre. Ne inkurajojmė tė gjithė ata qė shkruajnė dhe e duan poezinė, tregimin apo edhe format tjera tė shkrimeve, qė t’i dėrgojnė ato nė adresėn tonė kidz@zeri.info dhe ne do t’i botojmė ato, ndėrsa mė tė mirat do t’i shpėrblejmė.

Lulzim Xhema

Lulzim.xhema@zeri.info

28 Nėntori

Durimmadhja shekullore,

Po vjen dita e bekuar,

Dhe nė hartėn e kėsaj bote

Tė kesh emrin e nderuar.

Pėr flamurin tonė,

Vėja ballin mbi ballė

Kuq e ziut tonė

Qė digjet si zjarr.

Njėzet e Tetė Nėntori

Rroftė gjer nė pakufi,

Ėshtė Dita e Flamurit,

Shumė luftėtarėve u ka pri.

Krenari ndėrshekullore,

E kemi e do ta kemi,

Me tė i tregojmė botės

Kush nė tė vėrtetė ne jemi.

Jemi bij tė asaj shqipeje

Ndėr shekuj me gjak tė larė

Por nuk u gjunjėzuam,

Por mbetem krenarė.

Sot Flamuri ynė,

Tjetėr mision ka,

Tė na prijė nė fitore

mbi projekte tė mėdha.

Nė ēdo 28 Nėntor

Ju tė gjithė kėndoni,

E festoni shqipen dykrenare

sa mė lart ta ēoni.

Le tė valojė e bekuara,

Si nė kohė tė Skėnderbeut,

Forcė e krenari,

Le t’i sjellė atdheut.

Alba Makolli, Kl 5/7,

Sh.f “Meto Bajraktari”

Engjėjt e lirisė

Fytyra jote engjėllore shpesh

Nė ėndėrr mė shfaqet plot

Si shkėndijė, si diell nė qiell

Trėndafilat ēelin sot pa lot.

Tė pavdekshėm si uji, bjeshka

Veprat tuaja ndriēojnė

Kėngėt tuaja engjėllore

Kurrė nuk pushojnė.

Ju jeni engjėjt e kėsaj toke

Heronj tė pėrjetėsisė

Nė zemėr tė ēdo shqiptari

Heronj tė lirisė.

Natyra Mrasori, Kl.VIII/3

Sh. F. “I. Rraci”, Klinė

Shkolla ime

Kur zgjohem nė mėngjes

ndiej shumė kėnaqėsi

sot do tė shkoj nė shkollė

tė marr dituri.

Vishem pa pėrtim

ngutem dhe vrapoj

tė marr librat nė dorė

me to tė bisedoj.

Oh! librat e mi

i marr nė pėrqafim

ju dua shumė, shumė

ju jeni fati im.

Libri mė sjell fat

libri mė sjell dituri

jetėn ma bėn tė lumtur

ndjej shumė kėnaqėsi

Kam njė mesazh

pėr ju o fėmijė

tė mėsojmė sa mė shumė

se ne jemi ardhmėri.

Arjeta Kryeziu Kl. 2,

sh.f. "Beqir Gashi"

Rrezor (Mleqan) - Malishevė

3.0/5 (2 votë/a)
hysen (kline): 12-02-2012 19:10
Jam lexues i rregullt i "zerit",por adhurues i revistave dhe gazetave kudo qe dalin ato ne vend dhe jashta vendit,fjalen e kam per gazeta dhe revistat per femije.Pasi qe jam mesues dhe krijues,ju kisha propozua femijeve qe ata qe kane talent per krijime,mos te ndalin hovin.Disa femije nx.as nje liber nuk e ka lexuar lektyre e deshiron poezi me botuar,ka raste qe edhe i kupjojne vjershat,e ka raste te tjeret ua shkruajne vjershat apo tregimet.Deshira dhe dija vet per te shkruar eshte me mire se sa te shkruaj kur nuk ke fare as talent as deshire....tua leme vendin atyre qe jane talent..ndersa te tjeret qe nuk kane talent per krijime letrare keni talent ne lemit tjera ne ate drejtim qe ke talent,provojeni talentin...poezite jane te mira dhe flnderojme gazeten "zeri"qe eshte e vetmja gazete qe ska familjarizen per botim.Ju lumte veq vazhdoni...

Barsoleta: Afrika

- Ēfarė po shkruan kėto kohė? - Njė roman me temė nga Afrika. - Po, ju nuk keni qenė asnjėherė nė Afrikė. - Edhe Dante Aligeri nuk ka qenė asnjėherė nė ferr....

A e dini se...?

Ėndrra mesatare e njeriut zgjat pėr 2-3 sekonda....

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Letra

Doli ēuni N’mes t’oborrit Hodhi shigjetėn E “amorit”… Nė shigjetė Kish njė letėr Pėr n...

Kulla Albashaj

Kulla Albashaj apo Kulla Kukle ishte njė kullė qė ngrihej nė lartėsinė e qafave tė Ēorrogjafit ...

Harabeli qė ra nga foleja

Qeni dhe gjahtari ishin duke u kthyer nė shtėpi kur panė njė harabel tė sapoēelur qė ra nga fol...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51