Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
“El Pais” bën skandal
Publikuar: 26.01.2013 - 01:51

Gazeta spanjolle “El Pais” ka kërkuar falje të enjten pas publikimit në ballinën e saj të një fotografie, në të cilën shihej një burrë i shtrirë në shtratin e spitalit, e për të cilin e përditshmja kishte thënë se është presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez. Udhëheqja e gazetës ka tërhequr menjëherë gazetën nga shitja nëpër qoshqe, ani pse shumë prej tyre tashmë ishin blerë nga lexuesit. Po ashtu, fotografia ka qëndruar në faqen e internetit edhe rreth gjysmë ore pas konfirmimit se ajo ishte false.

Gazeta më e shitur spanjolle ka treguar se këtë fotografi ia ka siguruar agjencia e lajmeve “Gtres Online”, e cila kishte pohuar se bëhet fjalë për Hugo Chavezin, i cili që prej afër një muaji e gjysmë është shtrirë në një spital në Kubë pas rishfaqjes së një kanceri. Gjendja e tij shëndetësore po mbahet sekret nga vendi i tij, i mbërthyer nga dyshimet dhe spekulimet rreth asaj se a do të mundet Chavez t’i mbijetojë operacionit dhe sëmundjes.

“El Pais” ka treguar për “gabimin” nëpërmjet një njoftimi të vendosur në faqen e internetit në ora 6:37, pra disa orë pas shpërndarjes së edicionit të parë të gazetës së shtypur.

“Pasi kemi konstatuar se fotografia që na është dhënë nuk ishte e Hugo Chavezit, “El Pais” ka bllokuar shpërndarjen e edicionit të shtypur dhe ka shtypur një edicion të ri, të cilin e ka shpërndarë në pikat e shitjes”, shton gazeta.

“Teksti që shoqëronte fotografinë theksonte se ‘El Pais&rs


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari