Dy tė vdekur dhe njė i plagosur ėshtė bilanci i njė aksidenti tė rėndė automobilistik nė rrugėn e Fushė Dukatit nė Vlorė, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Aksidenti ndodhi mėngjesin e tė mėrkurės, kur automjeti Opel me targė Vlore Vl 6408 C ka dalė nga rruga pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe duke shkaktuar vdekjen e dy prej pasagjerėve nė makinė dhe lėndimin e drejtuesit tė saj.
Policia e Vlorės, e cila ka mbėrritur nė vendin e aksidentit informon se nė aksident gjetėn vdekjen dy bashkėshortėt e moshuar Sulo Liko dhe Mino Liko, nga Dukati i Vlorės.
Sipas policisė bashkėshortja e Sulo Likos ka gjetur vdekjen e menjėhershme nė aksident, ndėrsa bashkėshorti i saj ndėrroi jetė pas plagėve tė rėnda nė spitalin rajonal.
Policia rajonale po heton pėr arsyet e aksidentit, qė dyshohet tė ketė ndodhur pėr shkak tė shpejtėsisė dhe rrėshqitjes sė makinės pėr shkak tė motit.
Policia nuk ka identifikuar ende drejtuesin e makinės. /noa/