Nė Shkup dje pasdite u arrestua Millosh Radosavleviq, i njohur si Kimi, serbi qė dogji xhaminė qendrore tė Beogradit.
Kimi ėshtė udhėheqės i grupit tė tifozėve "Grobari" tė klubit tė futbollit Partizan i Beogradit, njofton INA. Ai sė fundi po strehohej nė Maqedoni, pasi qė kėrkohej pėr kryerjen e disa veprave penale, dhe se ndaj tij ishte shpallur fletėarrest ndėrkombėtar.
Kimi ishte autori kryesor pėr djegien e Bajrakli xhamisė nė Beograd nė vitin 2004.
Pas arrestimit ai dje i ėshtė dorėzuar autoriteteve serbe nė vendkalimin kufitar Tabanoc. /ina/