Ditari

Ballina / Ditari / Intervista
Jashari: Kosova me politikë “ad hoc”
Publikuar: 26.01.2013 - 01:54

(E plotësuar) Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, shprehet i pakënaqur me procesin politik në vend. Ai thotë se politika kosovare nuk ka vizion për të drejtuar shtetin, ndërsa politiken e bëjnë “ad hock”. Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, Jashari ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë përmbushur pritjet e dëshmorëve.

Madje Kosova, siç tha ai, i ka hyrë në hak UÇK-së, që nuk e ka futur në Kushtetutë. Pinjolli i familjes Jashari e konsideron të padrejtë arrestimin e ish-guerilëve të UÇK-së. Ai tha se është e turpshme që ndërkombëtarët të krahasojnë luftëtarin me agresorin. Me arrestimin e Fatmir Limjat, ai tha se bashkësia ndërkombëtare po e humb legjitimitetin.

 

Zëri: Ku janë shqiptarët 100 vjet pas pavarësisë së Shqipërisë?

Jashari: Ky njëqindvjetor vërtet ngërthen në vete shumë ngjarje. E para, po fillojmë nga krenaria sepse vërtet është shekulli i krenarisë sonë kombëtare, për vetë faktin se për këto vite kanë sakrifikuar shumë burra të mëdhenj të këtij vendi të pushkës dhe penës. Natyrisht se ne pas 100 vjetësh na bëjnë që të ndjehemi shumë krenarë me paraardhësit tanë, me sakrificat dhe vizionet e tyre që kanë pasur të ardhmen e vendit.

E dyta, konsideroj se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, ka qenë një sfidë e llojit të veçantë. Nëse shohim shtetin shqiptar që nga viti 1912, deri në di


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51