| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

I nderuar z. Haradinaj,
Sa herė kam menduar, folur por para sė gjithash shkruar pėr Juve, nuk kam mundur e tė mos shprehem qė dilema e vetme qė kisha ishte: cili prej jush ėshtė Fidel Castro e cili Che Guevara i Kosovės dhe shqiptarėve dhe me kėtė edhe Ballkanit?
Pra, cili jeni cili: Hashim Thaēi e Ramush Haradinaj?!
Ditėn qė Tribunali i Hagės mori vendimin pėr ndalimin tuaj (tė dytė) nė qelitė e Scheweningenit nė sallėn e vogėl dhe tė mbėshtjellė nga xhama tė errtė nuk mund ti harroj tri detaje: fytyrėn e ngrirė tė kryetarit tė Tribunalit, Patrick Robinson; sms-at, telefonatat dhe britmat e gazetarėve e me kėtė edhe ndihmaqarėve serbė... dhe fare nė fund: mungesėn e J.! (Pėr qėndrimin tuaj - nuk kam ēka raportoj sepse vendi ju njeh si njeriun e kėtij nėnqielli!). Ish-gazetares serbe, e cila brenda natės para mė shumė se shtatė vjetėsh derisa edhe pas mesnate merreshim me Kasapin e Ballkanit rrugicave tė lakuriqosura nė Hagė, Slobodan Milosheviqin, pėrballė dy miqve gjermanė - M. dhe C., mė pati premtuar qė do tė bėjė ēdo gjė qė nė Hagė ti shihnim: Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinajn.
Hashim Thaēi nuk erdhi kurrė nė Hagė - bile as ta vizitonte (ish-)mikun e tij Fatmir Limajn.
Ju, Ramush Haradinaj, me ndihmėn edhe tė J., erdhėt nė Tribunal.
Dhe u liruat.
Gati dy vjet mė pas, kur ju, familja, partia dhe shteti ynė patėm menduar qė kishim tė bėnim me njė formalitet - u ndaluat sėrish aty - mes tė akuzuarve...
Natėn e 17 shkurtit tė vitit 2008, kur Kosova festonte pavarėsinė e saj dhe bota mrekullohej me pėrrallėn dimėrore mes Ballkanit me ende duhmė gjaku dhe Ju shikonit nga Tribunali si festonim nuk e dimė se si jeni ndjerė pos qė keni festuar. Sepse ska shpjegim nėse ish-companero juaj, Hashim Thaēi qe frikėsuar qė ta ftonte familjen dhe babėn e tij - Hilmi Haradinajn nė (jo Parlamentin! por) Kuvendin e Kosovės kur ėndrra e tij, ėndrra e (ish)mikut tė tij dhe popullit tė stėrvuajtur tė Kosovės bėhej realitet.
E njėjta gjė ndodhi edhe pasditen e 22 korrikut kur Kosova befas - dhe pėr kėtė aq fuqishėm - u kthye nė analet e drejtėsisė planetare. Pėr paradoks: nga Haga. Njė natė mė parė ju ishit ndaluar. Serbia festonte nga gazetat e deri te politika e saj ende e ēmendur qė u kthyet aty. Nė mėnyrė qė tė nesėrmen tė poshtėrohej dhe gjunjėzohej aq rėndė.
Se besoj ta keni parė a dėgjuar komentin e babait tuaj, Hilmi Haradinajt - njė prindi qė flet jo pėr ish-kryeministrin e Kosovės, a liderin e opozitės por pėr fėmijėn e tij. Kur u shpall pavarėsia nuk ishte kėtu... Sot, kur na e dhanė edhe me tapi... nuk ishte po ashtu kėtu!
Sa madhėshtore dhe frikėsuese. Njė prind qė edhe nė vitin 2010 nė mes tė Evropės nė mėnyrė diskrete ėshtė i gatshėm ta sakrifikojė edhe njė djalė pėr vendin. Si, si tė mos mendojmė nė filmin e Steven Spielbergut Saving Private Rayan!
Krejt kėto ndoshta nuk kanė rėndėsi - sepse edhe pse keni mundur, mundeni dhe do tė mundeni tė jeni faktor qenėsor destabiliteti - s'e keni bėrė.
Sepse vendi, nėnqielli juaj ėshtė dhe do jetė Kosova. Njerėzit e saj.
Rrugėt si nė Bora Bora tė Afganistanit. Ekonomia mė keq se nė Zimbabve. Financat si nė piramidat e Milosheviqit atėbotė dhe Mishkoviqit sot. Dhe, ngritjen e nė ndėrkohė dihet kujt...
Nuk e besoj qė edhe nga Schewengingeni i Hagės tju ikė diēka qė ka bėjė me vendin. Bile, si njė i injoruar kunderian ua kam lakmi pėr distancėn qė e keni pėr tė parė shumė gjėra me distancėn e duhur kėta muaj vere, nė tė cilėt kryeministri nuk ka kohė tė pushojė. Edhe ky njė rekord i ri.
Sa i pėrket Partisė, kryetar i sė cilės ju jeni, pra Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nuk kam ēfarė tju them. Ngase kjo parti pa juve ėshtė si njė shtėpi a kullė pa zot shtėpie... Dhe kjo ėshtė gjėja mė e mirė e mundshme.
Nga 21 korriku i kėtij viti ju mė nuk jeni kryetari i Aleancės, por fytyra e kėtij vendi. Kthimi juaj nė Kosovė nuk do tė shėnohet as festohet si e kryetarit tė AAK-sė, por si i tė mbijetuarit tė vetėm dhe rrėnuesit tė tezės qė Fideli me vėllezėrit do na mbajnė tė prangosur edhe pėr dekada. Kosova nuk ėshtė Kubė.
Tarzani (Xhungel(ks)): 30-08-2010 02:12
arendalipeja (norvegji): 27-08-2010 18:42
Artur Qabra (Mitrovice): 27-08-2010 17:48
endrit (Kosovƫ): 27-08-2010 13:09
VERA 2010 (KOSOVE): 27-08-2010 07:32
OBSERVER (KOSOVE): 27-08-2010 07:27
Kastriot F (Tora Bora): 25-08-2010 14:50
Goni (Decan): 25-08-2010 14:47
Kushtrimi Kushtrimi (Prishtine): 25-08-2010 14:11
drenoda (KOSOVE): 25-08-2010 12:42
express_h.th.com (prizren): 25-08-2010 12:09
naimi (kosove): 25-08-2010 11:30
buki (prishtine): 25-08-2010 11:10
MIKU (Te tri Llullat): 25-08-2010 08:56
nanisi (prishtin): 25-08-2010 07:34
Xhavit Ramadani (Gjermani): 25-08-2010 01:24
Shkurte (Suhareke): 25-08-2010 00:16
Melos (Gjakove): 24-08-2010 22:15
Dhurimi, (Gjermani): 24-08-2010 20:08
mustafa (austri): 24-08-2010 19:25
drenicaku (germani): 24-08-2010 19:00
Albani (NewYork,USA): 24-08-2010 18:24
Merita( Paris) (Paris): 24-08-2010 18:24
Shqipron (Prishtine): 24-08-2010 17:16
coys (New York): 24-08-2010 17:12
Zana (Kosove): 24-08-2010 16:04
arta (Prishtine) (Prishtine): 24-08-2010 14:35
ylli (fera): 24-08-2010 13:00
Binaku (Schwyz): 24-08-2010 12:05
goni (DeƧan): 24-08-2010 11:31
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 