Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
24-08-2010 | 16:40 CET
SHKRUAN
Binak Kelmendi

Blasfemia qė nuk ishte

Shumė zhurmė pėr asgjė. Ose: U dridh mali, polli miu.

Kėshtu, pėrafėrsisht, mund tė karakterizohet java e shkuar politike nė Kosovė. Nisi me pompė nga AAK pėr ato qė ajo i quajti bisedime sekrete ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė. Dhe pėrfundoi me trumbetė nga Qeveria mosekzistimi, si tha ajo, i kėtyre bisedimeve. Asgjė pėr t’u habitur pėr luftėn politike tė vuvuzelave qė vazhdojnė ta zhvillojnė pa pikė kompromisi e pa kurrfarė konsiderate pozita dhe opozita, pardon vetėm AAK dhe Qeveria nė Kosovė. Dhe as pėr ndėrhyrjen ndėrkombėtare nė kėtė “kontest”, nėse ka pasur, sepse Kosova ėshtė ende, apo jo, me pavarėsi tė mbikėqyrur.

Vetėm diēka, sipas mendimit tim, nuk ishte nė rregull nė gjithė kėtė “luftė”. Toni qė gjatė kėsaj pėrballjeje mė tė re verbale patėn njė parti opozitare dhe pozita: Gėzimi i AAK-sė pėr “kapjen pėr preshi” tė Qeverisė, e cila sa nuk u quajt “tradhtare” dhe “alibia” qė pastaj Qeveria tha ta kishte gjetur kundėr kėsaj pandehje tė kėsaj partie. Entuziazmi, nė kėtė plan ishte i madh te tė dyja palėt. Madje, nė kėtė entuziazėm u pėrfshinė edhe mediet (me tė drejtė), e edhe parti tjera politike (pa tė drejtė), qė filluan tė japin leksione nga mė tė ndryshmet. Pėr fat, parlamenti ishte nė pushim veror, se kjo ēėshtje lehtė do tė mund tė bėhej temė e tij. Dhe ndoshta do tė kishte qenė mė mirė, sepse pėrfshirja e partive tė tjera nė kėtė debat tė pakėndshėm do tė ishte shumė mė e ligjshme.

Gjatė gjithė kėsaj polemike, vetėm njė gjė nuk u tha: se Kosova ka tė drejtė absolute dhe duhet tė zhvillojė bisedime tė drejtpėrdrejta me Serbinė, madje edhe shumė sekrete po tė jetė nevoja. Me kusht qė ato bisedime tė zhvillohen nė pozita tė barabarta, ndėrmjet dy shteteve tė pavarura. Dhe vetėm nėse ato nuk prekin me asgjė dhe nė asgjė statusin dhe territorin e Kosovės. Sepse Kosova nuk mund ta hedhė Serbinė nė Danub. Dhe, sepse Serbia nuk mund ta vėrvisė Kosovėn tutje Bjeshkėve tė Nemuna.

Duhet pėrkujtuar, fundja, se bisedime tė tilla, sekrete, tė hapėta, formale a joformale, ndėrmjet Kosovės e Serbisė janė zhvilluar edhe para luftės, edhe gjatė luftės, edhe pas saj, deri tek ato tė Vjenės. Pra, nuk ėshtė blasfemi kombėtare tė bisedohet edhe nėse ka mospajtime tė paafrueshme, si ato qė zhvillohen, tėrthorazi, nė Kėshillin e Sigurimit. Ose si ato qė do tė zhvillohen nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara nė fillimin e muajit qė vjen. Pikėrisht ky ballafaqim me Serbinė, qė pritet tė jetė ballafaqim ndėrkombėtar, ėshtė dashur t’i afrojė mė shumė pozitė e opozitė, pėr njė strategji tė pėrbashkėt kundėr projektrezolutės serbe. Dhe ky afrim eventual do tė ndihmonte mė shumė partnerėt dhe sponsorėt e Kosovės gjatė kėtij sesioni nė OKB. Por, nuk ėshtė blasfemi edhe nėse opozita thotė se ka bisedime tė tilla…sekrete.

Nė historinė e marrėdhėnieve ndėrmje shteteve dhe ndėrmjet popujve, nuk janė tė rralla rastet kur janė mbajtur e zhvilluar bisedime sekrete. Kėto bisedime herė kanė rezultuar me suksese, herė me dėshtime. Varėsisht nga kjo, bisedimet kanė shėnuar avancimin ose regresin nė ato marrėdhėnie. Bisedime tė tilla kanė zhvilluar edhe Hitleri e Stalini para fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe dihet pak a shumė se ē’pasoja patėn ato biseda e marrėveshje pėr disa popuj tė Europės.

Lufta amerikano-ruse rreth Kubės nė vitet e gjashtėdhjeta u evitua, kryesisht, falė bisedave sekrete ndėrmjet Uashingtonit e Moskės.

Nė kohėn mė tė vonshme, bisedime sekrete kishin zhvilluar edhe SHBA e Kina. Henry Kissinger dhe Ten Hsiao Pin “diplomacinė e pingpongut” e shndėrruan nė marrėdhėnie tė qėndrueshme ndėrmjet Uashingtonit e Pekinit.

Edhe Izraeli e Palestina, para se pėrfaqėsuesit e tyre tė pozonin e tė pozojnė nė Uashington, (i rifillojnė bisedimet e hapėta mė 2 shtator), janė takuar disa herė fshehtas nė Spanjė e nė Norvegji. Kėto bisedime kanė hapur shumė shtigje pėr afrimin e tyre edhe pse asnjėra deri mė tash ende nuk e ka ndaluar luftėn.

Takime dhe biseda tė tilla ka gjithnjė gjithandej nėpėr botė. Dhe mirė qė ka, sepse, thuhet, kur bisedohet, heshtin armėt.

Kosova nuk bėn tė bėjė pėrjashtim. Edhe pse rasti i saj ėshtė sui generis.

Por, Kosova, duhet tė bisedojė, vazhdimisht, edhe me veten e vet.

3.3/5 (18 votë/a)
Marini (Peje): 25-08-2010 14:16
Shteti i di punet e veta, jo ai Leci i Lekes qe ben nje mije gabime ne pune, jo nje Ramalush qe per t'u bere dikush, thote i bindur se ben rrush edhe nje shelgje e thate...

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Inati mbi kapuē!

Milaim Shefkiu “Pėr inati tė resė mė vdektė djali”. Kjo ėshtė njė thėnie popullore unikate q...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51