Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
26-08-2010 | 16:22 CET
SHKRUAN
Behxhet Haliti

Mirupafshim mė 2011!

Ju kujtohen drekat e darkat qė shtronte jo fort moti kryeministri i Kosovės pėr punonjėsit e arsimit parauniversitar nėpėr tė gjitha komunat e Kosovės. Ishin dreka e darka tė nevojės. Kutitė e votimit i kishin fajet. Opozita thoshte: “Po harxhohen paratė e buxhetit tė Kosovės! Nuk bėn mė kėshtu!”. Kaq.

Ju kujtohen edhe pamjet nga televizori. Diku, ku kryeministri konsideronte se kutia e votimit do tė bėhej mė e madhe me “kokrra”, rrinte e hante bashkė me punonjėsit e arsimit. Diku, atė e prisnin me orė tė tėra. Vetėm vinte me eskortė, u thoshte: “Ju bėftė mirė!” dhe ikte pėr t’i thėnė po kėto fjalė nė komunėn tjetėr... Kaq.

Kjo kohė ishte dhe shkoi!

Sot po kėndohet kėngė tjetėr!

Ama, kjo kėngė sot po kėndohet jo nga kryeministri, veēse nga sindikalistėt e arsimit!

Jo kėnga e drekave dhe darkave, por kėnga e rritjes sė pagave!

Sindikalistėt e arsimit, nesėr, do tė dalin me qėndrimin zyrtar se a do tė ketė grevė nė tė gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Sepse, nuk arritėn t’i bindin as kryeministri i Kosovės e as ministri i Arsimit.

Kėta u premtuan rritje pagash “substanciale” qė nga 1 janari i vitit 2011. Ndėrsa sindikalistėt i duan pagat e rritura qė nga 1 shtatori 2010.

Bile, sipas raportimeve nė media, nė takimin e kryeministrit dhe tė ministrit me sindikalistėt, kėta tė fundit thanė zėshėm se mėsimdhėnėsit nė Kosovė janė duke u injoruar dhe janė lėnė anash nga Qeveria e Kosovės, se disa shėrbime vetėm me greva kanė arritur qėllimin e tyre nė rritjen e pagave dhe se, nėse nuk ndodhin rritje pagash edhe nė arsim, ka gjasė qė mėsimi parauniversitar tė mos fillojė mė 1 shtator.

Ministri i Arsimit u ngut menjėherė dhe doli nė opinion, sikur tė mos kishte ndodhur gjė, duke deklaruar se gjithēka ėshtė gati pėr fillimin e vitit tė ri shkollor. Ai, po ashtu, dha sqarimin se pagat e punėtorėve tė arsimit nuk mund tė rriten katėr muaj pa mbaruar viti kalendarik, se pagat e punėtorėve tė arsimit nuk mund tė rriten pa u planifikuar me buxhet, dhe pagat e punėtorėve tė arsimit nuk mund tė rriten pa e thėnė mendimin e vet edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Ēka i bie kjo shqip!

“Nisjani ju shkollės dhe ne do tė shohim se ēka do tė bėjmė!”...

Kur?

Mė 2011!

E, kėtu ndaluni pak!

A ka zgjedhje nė Kosovė mė 2011?

Ka!

Nė vjeshtė tė vitit 2011!

E gjetaaaaaaaaaaaaa!

Mė 2011 do tė ketė jo veē rritje pagash, por edhe dreka e darka!

Ju garantoj!

Mirupafshim mė 2011!

4.2/5 (25 votë/a)

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51