| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Skena politike nė Kosovė gjithnjė e mė shumė po shkon drejt trendėve negativė.
Derisa viteve tė kaluara debati politik kryesisht ėshtė zhvilluar ndėrmjet partive nė pushtet dhe atyre opozitare, kohėve tė fundit ky debat ka kaluar nė njė rrafsh tjetėr.
Debati politik, i njohur tashmė me akuza e kundėrakuza ndėrmjet partive politike, ka kaluar nė nivel tė partive opozitare. Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, janė dy partitė qė kanė ashpėrsuar ndėrmjet vete gjuhėn politike. Shkas pėr ashpėrsimin e kėsaj gjuhe kanė qenė paralajmėrimet e AAK-sė pėr prezantimin e fakteve pėr bisedimet sekrete mes zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė. Partia e Pacollit ka vlerėsuar se AAK-ja ka bėrė gabim politik rreth kėtyre bisedimeve, derisa partia e Haradinajt ėshtė kundėrpėrgjigjur duke thėnė se AKR-ja ėshtė njė parti e blerė nga ana e Qeverisė.
Ky nuk ėshtė rasti i vetėm qė partitė opozitare kanė akuzuar njėra-tjetrėn pėr ēėshtje tė ndryshme. Qė nga ardhja nė pushtet e koalicionit PDK-LDK, ka pasur vazhdimisht pėrēarje tė opozitės, pėrkundėr pėrpjekjeve tė AAK-sė dhe LDD-sė qė tė krijojė njė bllok opozitar.
Sido qė tė jetė, vetė fakti i kalimit tė debatit politik nė Kosovė nga praktika e njohur parlamentare pozitė-opozitė, nė atė opozitė-opozitė, e cila nuk ndodh shpesh nė vendet me demokraci tė lartė parlamentare, tregon se nė vendin tonė skena politike ėshtė kaotike. Dhe e tėrė kjo situatė mė sė shumti i shkon nė favor koalicionit aktual qeverisės PDK-LDK, tė cilėt pas kėtyre pėrplasjeve ndjehen shumė tė qetė.
Ndėrtimi i skenės politike nė vend duket se po importohet nga Shqipėria.
Pse po ndodh ky trend nė skenėn politike nė Kosovė?
Partitė opozitare nė pamundėsi qė ta kryejnė ashtu si duhet funksionin e tyre dhe tė arrijnė tė jenė njė opozitė e vėrtetė, ato kanė filluar edhe akuzat ndėrmjet tyre, nė mėnyrė qė tė krijohet pėrshtypja kinse po punojnė diēka dhe janė shumė aktive.
Ardhja e Hashim Thaēit nė krye tė Qeverisė, ka arritur qė partitė opozitare ti pėrēajė dhe qeverisjen e vendit ta ketė shumė mė tė lehtė.
Gjatė kėsaj periudhe tė qeverisjes mė shumė se dyvjeēare opozita asnjėherė nuk ka arritur qė ketė njė zė unik nė ēėshtjet e ndjeshme. Po ashtu gjatė kėsaj periudhe ka ndodhur qė shumė rrallė opozita ta braktisė sallėn e Kuvendit nė shenjė pakėnaqėsie ndaj qeverisjes nė vend, apo tė ndėrmarrė veprime tė tjera demokratike kundėr keqqeverisjes.
Dhe ēėshtja tjetėr shumė e rėndėsishme se pse skena politike nė Kosovė po shkon drejt kėtyre trendėve ka tė bėjė me atė se partitė nė Kosovė janė tė paprofilizuara ideologjikisht, nuk kanė programe tė qarta politike, ekonomike, sociale, kulturore, janė parti tė ndėrtuara mbi bazėn e interesave tė ngushta dhe janė parti gjithėpėrfshirėse.
Nėse zhvillimet nė skenėn politike do tė vazhdojnė me kėtė trend, sidomos sa u pėrket partive opozitare, nė Kosovė assesi nuk do tė ketė debat politik-demokratik. Pa njė debat demokratik, nuk do tė ketė as qeverisje demokratike. I mbetet opozitės qė ta bėjė punėn e saj ashtu si duhet si dhe tė ofrojė alternativ qeverisėse, ngase nė tė kundėrtėn, nėse vazhdohet me kėtė ashpėrsim tė gjuhės mes partive jashtė qeverisė, vetėm sa do tia zgjatet jeta kėsaj qeverisjeje. Kryeministri Thaēi, i cili gjendet nė krye tė koalicionit aktual qeverisės, do tė ndjehet edhe mė komod nė postin e shefit tė ekzekutivit. Ndoshta edhe pėr njė mandat, natyrisht nėse do tė kemi kėtė lloj opozite.
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 