Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
01-09-2010 | 16:50 CET
SHKRUAN
Ibrahim Rexhepi

Kujdes me Lepencin

Ministria e Energjisė dhe e Minierave me fanatizėm po ndjek modelin e Shqipėrisė. Ajo po mundohet qė nė secilin lumė e pėrroskė tė ngrejė nga njė mini-hidrocentral tė vogėl. Qasje e mirė dhe ekonomike, meqenėse prodhohet energji elektrike pa dėmtuar rrjedhėn e lumenjve, ambientin dhe pa rrezikuar sasinė e ujit.

Kjo ministri tashmė ka 15 oferta pėr ngritjen e 11 hidrocentraleve tė vogla, me njė fuqi tė pėrbashkėt prej 24,7 megavatėsh. Nė mesin e tė cilave janė edhe dy hidrocentrale nė lumin Lepenc, qė do tė prodhojnė 5,6 megavat.

Por, ēėshtja e Lepencit mund tė kalojė me probleme, meqenėse nuk janė koordinuar mirė punėt ndėrmjet tė gjitha dikastereve qeveritare dhe subjekteve tė tjera tė interesuara pėr ujin e kėtij lumi. Ende nuk i ėshtė vėnė pikė idesė pėr ngritjen e sistemit “Lepenc”, e cila daton qė nga vitet e 60-ta tė shekullit tė kaluar. Parashihet qė duke akumuluar dhe duke ruajtur ujin e kėtij lumi dhe tė disa pėrroskave tė Sharrit tė ngrihen dy hidrocentrale me fuqi pak mė tė madhe se ato qė parasheh MEM-i dhe tė sigurohet sasi e mjaftueshme ujit pėr bujqėsi, industri dhe pėr popullatėn e disa komunave tė Rrafshit tė Kosovės dhe tė Anamoravės. Ky sistem do tė duhej t’i jepte fund etjes nė kėto zona.

Sistemi qė nė versionin e parė fizikisht parashihet tė shtrihet qė nga Firaja e deri nė fushat e Shtimes, njė kohė ishte paraparė qė tė realizohet si pjesė e hidrosistemit “Ibėr –Lepenc”. Por, me kalimin e kohės, pėr shkak tė mungesės sė parasė dhe mospėrkrahjes nga Banka Botėrore u realizua vetėm gjysma e tij. Duke akumuluar ujin nė Ujman u krijuan rrethanat pėr prodhimin e 32 megavtėve tė energjisė elektrike, por edhe pėr tė pėrmbushur nevojat e disa komunave nė Drenicė, por edhe tė atyre qė shtrihen deri nė Prishtinė. Madje, ky akumulim ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr ngritjen e kapaciteteve pėr prodhimin e energjisė elektrike nga qymyri. Si pjesė e strategjisė pėr zgjidhjen e problemit tė ujit nė tėrė Kosovėn ėshtė edhe Liqeni i Radoniqit, uji i tė cilit duhej tė arrinte deri nė Therandė.

Tė dy kėto sisteme u ngritėn nė kohėrat e kaluara, kurse mbeti pezull ai i Lepencit. Kėtu qėndron edhe arsyeja pse Ferizaj, Gjilani, Vitia, Dardana dhe ndonjė komunė tjetėr e vogėl kanė mungesė kronike tė ujit. Madje, zgjidhja nuk u bė as me investimet e pasluftės. Ato mė shumė ishin tė natyrės, se sa qė synonin pėr gjetje njė zgjidhje tė pėrhershme. Prandaj, zgjidhja e vetme ėshtė ngritja e sistemit tė Lepencit.

Sendėrtimi i kėsaj ideje kėrkon njė bashkėrendim tė veprimeve ndėrmjet tė gjitha subjekteve, ashtu qė tė mos rrezikohet ardhmėria e saj. Nuk mund tė jepen leje pėr ndėrtimin e hidrocentraleve, kurse mė vonė ato tė paraqiten problem pėr projektet madhore, pėrkatėsisht tė atyre me interes nacional.

Posaēėrisht kur dihet se Kosova ėshtė e varfėr me ujė dhe tė gjitha rrjedhat e lumenjve ikin prej saj, pėrkatėsisht ujin e bartin te shtete fqinje. Pėr kėtė arsye ngritja e sistemeve akumuluese ofron zgjidhjen mė tė mirė. Uji ruhet pėr njė kohė tė caktuar, njė pjesė e tij shfrytėzohet, njė sasi edhe humbet pėrgjithmonė, por nė tė njėjtėn kohė lumenjtė nuk shterojnė. Rrjedha e tyre vazhdon. Kjo do tė thotė se akumulimet e kėtilla nuk ērregullojnė hidrologjinė e vendeve fqinje.

2.6/5 (10 votë/a)

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51