| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Nė kohėn kur kanė mbetur vetėm edhe pak ditė deri nė fillimin e punimeve tė sesionit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara janė shtuar presionet ndėrkombėtare ndaj Serbisė. Diplomacia perėndimore nėn primatin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka ndėrmarrė njė ofensivė tė paparė deri tani pėr ta penguar projektrezolutėn e Serbisė pėr Kosovėn, e cila kohė mė parė ėshtė deponuar para Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė. Mirėpo, nė anėn tjetėr, pavarėsisht kėtyre presioneve tė mėdha Serbia nuk e ka ndėr mend qė tė dorėzohet dhe ta tėrheqė projektrezolutėn.
As vizitat e ministrit tė Jashtėm gjerman, Guido Westerwelle dhe atij britanik, William Hague, nė Beograd, nuk kanė arritur qė ti bindin zyrtarėt shtetėrorė tė Serbisė qė ta tėrheqin projektrezolutėn. Madje, si presidenti serb Boris Tadiq, ashtu edhe shefi i diplomacisė, Vuk Jeremiq, as qė kanė dashur tė dėgjojnė pėr thirrjet e ndėrkombėtarėve pėr tėrheqjen e kėsaj rezolute. Ndonėse mosmiratimi i saj nė AP mund tė ketė pasoja pėr Serbinė, zyrtarėt serbė duken shumė tė vendosur qė ti shkojnė deri nė fund kėsaj pune.
Me gjasė kjo mund tė jetė edhe njė lojė e dyfishtė e Beogradit.
Derisa nė njėrėn anė liderėt e Serbisė paraqiten kinse po i rezistojnė presioneve ndėrkombėtare, nė anėn tjetėr ata janė duke u munduar qė tė pėrfitojnė sa mė shumė nga kjo situatė. Beogradi zyrtar ndoshta ėshtė duke pritur momentet e fundit pėr tė parė se ēka po i ofron bashkėsia ndėrkombėtare asaj nė kėmbim tė tėrheqjes sė rezolutės. E nėse nuk i ofrohet asgjė, atėherė Serbia pėr konsum tė brendshėm do ta vazhdojė lojėn e saj deri nė fund, e cila me gjasė do tė jetė e humbur.
Dhe nė kėtė situatė, siē po zhvillohen gjėrat, diplomacia ndėrkombėtare i ka nė dispozicion vetėm edhe 7 ditė qė tė realizojė njė nga tri alternativat. Qė ta bindė Serbinė qė ta tėrheqė projektrezolutėn, ose qė eventualisht ti ofrojė asaj diēka si kompensim- pėrshpejtimin e anėtarėsimit nė BE. Nėse Serbia nuk do ta pranojė as njėrėn e as tjetrėn prej kėtyre dy alternativave, atėherė shtetet qė janė pro pavarėsisė sė Kosovės, e kanė menduar edhe alternativėn e fundit. Ato duke mos i lėnė asgjė rastit, u kanė bėrė thirrje shumicės sė shteteve tė botės qė ta kundėrshtojnė projektrezolutėn e Serbisė, nė mėnyrė qė ajo tė dėshtojė gjithsesi.
Sidoqoftė, nė tėrė kėto zhvillime diplomacia kosovare ka qenė shumė pasive. Pėrpos disa takimeve dhe disa letrave qė u kanė dėrguar vendeve qė nuk na kanė njohur, ku u bėhet thirrje qė ta bėjnė njė gjė tė tillė, diplomacia kosovare nuk ka arritur tė bėjė asgjė mė shumė. Njohjet e paralajmėruara nga liderėt e Kosovės menjėherė pas mendimit pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, as pas njė muaji e gjysmė nuk ndodhėn.
Strategjia e shumėpėrfolur e diplomacisė kosovare menjėherė pas GJND-sė nuk u publikua asnjėherė. Politika kosovare edhe njė herė dėshmoi se nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė politika nacionale dhe strategjike.
Ajo vazhdon me politika ad hoc, tė cilat po dėshmohen si tė dėshtuara. E natyrisht, se me kėto politika dhe pa ofensivėn e fuqishme diplomatike tė SHBA-ve dhe tė shteteve tė tjera mike, Kosova do ta kishte shumė tė vėshtirė pėrballjen nė Nju-Jork mė 9 shtator. Falė atyre, Kosova mund tė triumfojė edhe njė herė!
Fatbardhi (ne shpi): 03-09-2010 10:10
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 