Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°
03-09-2010 | 17:14 CET
SHKRUAN
Beqė Cufaj

Letėr Radio-Televizionit tė Kosovės!

Tė nderuar,

Do tė ishte njė gabim po qe se kjo letėr do t'i drejtohej njė individi a pėrgjegjėsi nga radhėt tuaja – pėrfshirė kėtu edhe ata qė janė kompetentė ta pėrcjellin punėn tuaj. Sepse Radio-Televizioni i Kosovės ėshtė njė prej institucioneve rreth tė cilit e nė tė cilin pushtetin e vet e "ushtrojnė" struktura udhėheqėse shtetėrore e partiake, klanore e farefisnore... Por, qė fare nė fund dihet se kush vulos a nėnshkruan ēdo gjė. Para, gjatė dhe pas emetimit.

Historiku i themelimit tė kėtij Radio-Televizioni ėshtė i gjatė dhe i dhembshėm. Nga largimi, pėrkatėsisht mbyllja e ish-RTP-sė, duke iu ofruar "mundėsia" ish-punėtorėve tė "rikandidojnė" e deri te spastrimet e fundit menjėherė pasi koalicioni i tashėm PDK-LDK erdhi nė pushtet, mė shumė i ngjajnė njė filmi "triler" sesa njė procesi normal tė rrotacionit. Por, ajo qė menjėherė pas zgjedhjes sė bordit tė ri dhe drejtorėve doli si vėrtetim i paralajmėrimeve tė EBU-sė pėr pėrzierje tė pushtetit dhe sidomos tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēit, nė politikat programore tė servisit publik, nė ndėrkohė nė mėnyrėn mė banale tė mundshme edhe u vėrtetua.

Ju, tė nderuar tė punėsuar nė RTK, keni bėrė qė sinjali juaj tashmė jo vetėm nuk ėshtė (nė) shėrbim publik, por mė tepėr i ngjet njė rrufeje me amalgime e tone herė latino-amerikane e herė komuniste, herė protokollare e herė ashiqare... Njė mishmash i paparė dhe i padėgjuar nė Evropėn e vitit 2010!

Ėshtė mė tepėr se pėr t'u revoltuar qė pas "mėlmesave" tė marrėveshjeve me Feithin pėr financimin – jo vetėm qė keni humbur ndjenjėn e tė qenit tė pavarur, por ato para qė Kuvendi, pėrkatėsisht Qeveria ua jep, kujtoni se janė tė Qeverisė. Ēfarė keqkuptimi! Sepse buxheti i Kosovės nuk ėshtė as i Kuvendit dhe as i Qeverisė. Ai duhet vetėm tė mbikėqyret dhe tė administrohet nga to. Ato para tė cilat ju i merrni nga xhepi im dhe nga xhepi i ēdo qytetari tė Kosovės, juve ju paguhen qė tė jeni tė pavarur dhe nė shėrbim tė publikut – tonin!

Por, a ėshtė kėshtu? Jo. Sepse, po qe se njeriu shikon lajmet qė ju emetoni, del se jo vetėm qė jeni nė shėrbim tė pushtetit – dhe sėrish aspak tė publikut, por nė mėnyrėn mė tė vrazhdė tė mundshme thyeni dhe fyeni inteligjencėn e publikut dhe kodin e etikės nė gazetari.

Pyes veten dhe ju pyes juve, si, si ėshtė e mundur qė vetėm nė njė emision lajmesh (tė datės 1 shtator) tė emetoni dy blloqe lajmesh (tė hapjes) me as mė pak e as mė shumė se 7 minuta e 35 sekonda Hashim Thaēin dhe Enver Hoxhajn – tė dy pėrballė fėmijėve tė manipuluar nė mėnyrėn mė antihumane tė mundshme duke bėrtitur "Thaēi-Thaēi" (sėrish nė vitin 2010!, nė mes tė Evropės!). Pėr tė vazhduar mė pas me edhe dy herė Hashim Thaēin – njė herė me pamje e pamje me rastin e ndėrrimit tė Komandės sė KFOR-it dhe mė pas edhe njė "o-ton" me imazhe nga Qeveria pėr "Rezolutėn serbe".

Si ėshtė e mundur qė tė flisni pėr Sindikatėn e PTK-sė dhe nė vend qė tė flasin sindikalistėt – nė emėr tė tyre flet shefi i tyre Shyqri Haxha. Si ėshtė e mundur qė nga 37 minuta e 23 sekonda lajme nė terminin kryesor kohor, tė jepen 33 minuta e 45 sekonda lajme "vendore", qė i bie lajme protokolli dhe lajme pėr "sukseset" e Qeverisė dhe Thaēit – pėrjashto 2 minuta "LDD" dhe vetėm 3 minuta e gjysmė tė emetohen lajme "nga bota". Si ėshtė e mundur qė vazhdojmė t'ju durojmė e durojmė e durojmė me kėtė torturė tė vazhdueshme, e cila ėshtė e paparė dhe e padėgjuar te ndonjė rrjet televiziv nė ndonjė shtet demokratik. Ditė pėr ditė dhe natė pėr natė.

Jemi tė vetėdijshėm qė nuk kemi ēfarė tė bėjmė kundėr jush. Por, nuk do tė ishte keq t'ua themi qė po ua shėnojmė. Sepse, ju jeni ndihmėtarėt kryesorė tė shkėputjes nga realiteti i mirėfilltė dhe ndėrtimit tė botės sė "Big Brother"-it.

Aktori e regjisori i madh amerikan Woody Alen ka thėnė njėherė qė "E vetmja gjė qė televizionin e bėn tė besueshėm ėshtė se parashikimet e motit ndėrrojnė nė tė".

Pėr ju, do tė vlente: nėse shefi i shefave tuaj, qė i bie, jo vetėm Kryeministri, por edhe Kryeredaktori Gjeneral i Republikės sė Kosovės, ua bėn me dije qė parashikimi i motit duhet tė jetė "kėshtu" e jo "ashtu" – ju do ta ndėrroni edhe atė parashikim!

4.3/5 (51 votë/a)
Jetoni (Ferizaj): 07-09-2010 18:45
RTK dihet se ƫshtƫ nƫ shƫrbim tƫ qeverisƫ, tamam si nƫ kohƫn e komunizmit, madje ajo udhƫhiqet edhe nga ish-komunistƫt e devotshƫm. Drejtori i tashƫm i ardhur nga strukturat e PDK-sƫ dikur ka qenƫ anƫtar i zellshƫm i Partisƫ Komuniste, tash ƫshtƫ nƫ shƫrbim tƫ strukturave qeveritare. RTK ƫshtƫ e ngjashme me televizionet shtetƫrore totalitare. Pak njerƫz e shikojnƫ e edhe me pak i besojnƫ...
gazetaret e RTK (euro): 07-09-2010 05:00
Une do te shtoja se ne programin e RTK se ne gjuhen serbe (kollazhi javor) i degjova edhe femijet serbe ne shkolla si mesonin duke kenduar kenge per "Kosoven si toke serbe " si eshte e mundur kjo te lejohet dhe po ashtu gazetari fliste per shkollat qe punojne me plan program te serbis ne Kosove, a thu do te lejonte ndonje TV e ndonje shteti te flitet keshtu ky eshte agresion ndaj nje shteti ne TV te e tyre kombetare si po e lejon RTK me dije apo vetedije ...Une e kuptoje kete si agresion ndaj Kosoves nga gazetaret serbe te RTK ....
Shkelzen (Perball Zƫrit PR): 06-09-2010 15:51
Fatkeqesisht te verteta te gjitha keto qe i ka 'qendisur' z. Cufaj.
agimi (norvegji): 05-09-2010 21:32
rtk edhe per ni koh do te jet lider ne ballkan ju pilqen disave apo nuk ju pelqen duke u nisur nga te folurit e pasandej me prodhimin e programeve por a ndokush mem tregue se cili television ne ballkan ka mujt me prodhue seriale vendore per 6-7 vjet e te ket shikushmeri aq te lart ket vetum rtk e ka ber kurse tv21 e ktv jan shum larg nga profesionalizmi apo te themi shkurt lidhje nuk kan me boten e televisionit
Anlalisti amator (Prishtine): 04-09-2010 23:42
Gjate gjithe periudhes se pasluftes e deri sivjet, RTK-ja ka qene mediumi me i besueshem dhe me i shikueshem ne Kosove. Emisionet dhe personazhet e RTK-se jane misheruar ne opinionin publik ne Kosove. Gjate kesaj kohe, ishte i vetmi televizion publik ne rajon dhe me gjere i cili ka pasur shkalle me te larte te shikueshmerise se televizonet private... Tash lajmet e RTK-se jane bere mizerje, cilesia e emisioneve te tjera ka rene, Premierliga Angleze nuk eshte me, siguria financiare kerkah hiq...si pasoje e te gjitha ketyre fakteve imazhi i RTK-se ne publik ka rene dukshem. Perkunder ketyre argumenteve, prape dalin individƫ qe e shajne ish-drejtorin Agim Zatriqi....Ky eshte realiteti kosovar.
Petiriti (Prishtine): 04-09-2010 15:10
O kjo osht Bastilja jone.Turpi kulturore e civilizues i Kosoves ma posht ky institucion sun bjen .Amazein RTK
remi (prishtina): 04-09-2010 12:38
Tenderin e digjitalizimit prej nje vlere afer 2 milion euro e ndan Liridon Cahani aj far Doberqani edhe disa hajna te vegjel te RTK se se bashku me menagjmentin e askush nuk po ba za...kejo esht dhe keta jan trashigimtaret e Agim Zatrriqit ,e more Beqe.... KANGEN PO E DIM POR ZANI NUK PO NA SHKON...
Trimi (prishtina): 04-09-2010 11:40
Na lodhe me keto "letra" mo.
drilon (prishtinali): 04-09-2010 09:51
Beqe Cufaj, pak kane mbete publicista qe jane me opoziten-cilladoqofte ajo e me popullin cillido qoft ai... Je prej ma te medhejve autor qe kena...
mustafa (austri): 04-09-2010 00:17
RTK-ja eshte e pavarur hiq me pak e hiq me shume se sa jeni ju gazetare i pavarur.Nese i marrim ne konsiderate te gjitha letrat qe ju i keni shkruare ashtu sikur ju kane thene shefat tuaj del qe ju si individ prej gazetari keni shpenzuar shume me teper kohe se sa nje Televizion.nDhe ne fund te ketij komenti ju kisha lutur qe nje here te ja dergoni edhe veti nje leter dhe te ja shtroni pyetjen se perse jeni servil i atyre qe ja kane frigen Hashim Thaqit.
fatmiri (Prishtine): 03-09-2010 22:26
Kur nuk ka qene RTK ja ne kete nivel degjenerues keto jan pasojat e Agim Zatriqit i cili e shkatroi me temel ,pruni dhe punsoi loj loj berllogu ne RTK
Bujari (prishtine): 03-09-2010 22:22
Beqe sa per informim, ti e din se RTK ja nuk ka kryeredaktor te emruar por at funkcion e kryejn Hashim Thaci me Hajredin Kuqin ata cdo mengjes e kan raportin e ngjarjeve nga ana e redaktorve te RTK se nese don me emra ata jan R.B B.B D.S e keta i kordinon me kabinetin Qeveritar M.SH Z.D. Gjeneral
ANTI-RTK (prishtina): 03-09-2010 21:22
e si mund te jete me mire rtk kur drejtohet nga sylejman shaqiri qe sdi ti thote kujt jo, e nga nje grup gazetarucesh te cilet i sherbejne hashim thacitnte mos flasim per klanin e hajduteve te milionave te udhehequr nga liridon cahani. ne ekran duket vetem maja e ajsbergut. beqe se paku ti spo hesht
Dhaskalli (Prishtinƫ): 03-09-2010 19:16
Tƫ lumtƫ, Beqƫ Cufaj!nRTK - ƫshtƫ gjithƫƧka , por televizion publik jo . Kaq.
Keka (Kosove): 03-09-2010 17:49
RTK=RTS, ThaƧi=Tadic

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me tė bėrat e tė pabėrat e individėve e strukturave, qė nga SHIK-i, G-2-shi etj. pjesėtar aktiv i tė cilave ai thotė tė ketė qenė, gjithsesi ėshtė interesant. Me gjithė ato detaje, qė nga...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Shėrbimit Informativ tė Kosovės, Bekim Haxhiu (Kamishi), sot deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), ėshtė duke na treguar haptazi se SHIK-u nuk ėshtė shuar dhe se ai ekziston nė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Borė mbi barrikada

Beqė Cufaj Nėse ia vlen tė bėhet politikė nė kėtė dimėr tė madh qė ka mbėrthyer edhe Kosovėn...

Tadiqi me plan, e ne...?

Adrian Ēollaku Katėrpikshi i famshėm i presidentit tė Republikės sė Serbisė, Boris Tadiq, mė...

Komuna jam unė

Dush Gashi Nganjėherė njeriu harron se nė ēfarė vendi po jetojmė. Por, del dikush, si Ismet...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51