Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
06-09-2010 | 10:02 CET
SHKRUAN
Beqė Cufaj

Muajt e mjaltit!

Meqė edhe zyrtarisht pushimet verore kanė marrė fund, atėherė ėshtė me vend qė nė kėtė fillim tė sezonit politik vjeshtor duhet ta shėnojmė njė fakt mė se interesant:

Qeveria dhe pėrgjithėsisht institucionet e Republikės sė Kosovės nuk kanė pushuar fare! Pėrpos Kuvendit tė Kosovės, i cili edhe ashtu njihet si njė nga mė pėrtacėt- pėr tė mos thėnė mė pėrtaci nė Evropė, si presidenti ashtu edhe kryeministri, zyrtarisht nuk kanė pushuar.

A duhet ta shėnojmė edhe kėtė si njė sukses tė "shkėlqyeshėm" tė prijėsve dhe institucioneve tė kėtij vendi? Nė dhe me logjikėn e tyre: Po. Sepse narracioni i bėrjes sė politikės protokollare tė tė dyve na flet pėr atė qė kanė pasur shumė punė, kanė bėrė edhe mė shumė punė dhe me po kėtė punė do tė vazhdojnė.

Fakt ėshtė qė si njėri ashtu edhe tjetri nuk kanė bėrė ndonjė gjė qė do tė mund tė shėnohej. S'ka shtim tė shėnueshėm njohjesh pas vendimit tė GJND-sė. Mungojnė investimet e huaja. Papunėsia ėshtė nė rritje. Korrupsioni ėshtė si edhe mė parė veēse tash me nga pak frikė nga EULEX-i. Varfėria po thellohet. Pakėnaqėsia popullore me kėtė qeverisje po ashtu.

Derisa Sejdiun kanė filluar ta kapin ethet e pritjes sė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės por edhe tė matematikės sė bėrjes sė politikės partiake nė rezidencėn qė ėshtė pėr dhe e tė gjithė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, e jo vetėm e LDK-sė, ėshtė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ai i cili edhe pse nuk ka pushuar duket qė sė paku kėta gati dy muajt e fundit i ka shijuar si asnjėherė mė parė prejse ka marrė timonin e drejtimit tė vendit.

Pas shumė vuajtjesh dhe drithėrimash qė e pėrshkuan kėtė lider pas mė nė fund fitores sė Prizrenit e me kėtė edhe mbylljes sė zgjedhjeve lokale dhe "riformatizimit" tė Qeverisė- ngjau ajo qė vdekatarėt e zakonshėm s'e prisnin: kthimi i pllakės dhe fjalorit tė Hashim Thaēit nga "luftėtar" kundėr Feithit e Sparksit dhe me kėtė edhe EULEX-it nė "bashkėluftėtar" tė tyre kundėr korrupsionit. Pėr tė vijuar mė pas me ndalimin e (papritur tė) liderit tė opozitės Ramush Haradinjat nė Hagė ("kur ta do- ta do"!!!); vendimin e qartė tė GJND-sė nė favor tė Kosovės; huqet e AAK-sė rreth bisedimeve pėr pozitėn e pakicės serbe nė Kosovė dhe pėrgjithėsisht lansimi i kėsaj teme nė opinion nga kjo parti, e cila pa liderin e saj duket dhe ėshtė kaq e plogėsht; grushtimi dhe shkelmimi i Kushtetutės nė rastin e kthimit tė kryetarit tė Rahovecit; pėrforcimi i medieve dhe bėrėsve tė opinionit, tė cilėt dita-ditės shtohen ashtu sikurse arkitektura e pėrēudnuar e Prishtinės; afrimi i zorshėm por pėr kėtė i sigurt me segmente tė caktuara tė shoqėrisė civile te tė cilėt Thaēi sheh edhe aleatė pėr zgjedhjet e ardhshme vendore; pritja e mbajtjes sė mbledhjes sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, ku nuk ka si tė jetė ndryshe pos edhe njė "fitore e Kosovės dhe miqve tė saj" dhe sė fundi edhe "Express" lasnimi i temės sė zgjedhjeve nė LDK- lansim ky i cili s'ka si tė mos shkojė nė drejtim tjetėr pos nė njė telenovelė me narracion "Esmeralde" e ku regjisori dihet se ku(sh) ėshtė!

Prandaj, nuk kemi si tė mos konstatojmė qė kėta janė muajt e mjaltit tė Hashim Thaēit. Dhe atė vetėm tė tij dhe askujt tjetėr!

Sidoqoftė, nėse nisemi nga sekreti publik qė kėshilltarėt e Thaēit janė disa hebrenj me nam... dhe tė cilėt kohėve tė fundit janė duke e kėshilluar "vetėm nga larg", atėherė do tė duhej tė jemi bukur tė sigurt qė ata do t'ia tregojnė atė thėnien e moēme pikėrisht hebraike. "Kur nė jetė (dhe me kėtė edhe politikė) je mė sė miri nisja tė mėrzitesh e nėse do edhe vajto"... sepse nuk do tė tė shkojė gjatė.

Prandaj, pushoi a jo kryeministri i vendit, i shijoi ai muajt e mjaltit nė vend a jashtė tij, do tė duhej t'ia kujtojmė qė EULEX-i do ta vazhdojė punėn kėtė shtator- pas njė pushimi tė mirėfilltė njėmujor. Pas kėsaj vijnė edhe stuhitė si ajo e Raportit tė Progresit, apo tė raporteve tjera ndėrkombėtare. Pa lėnė anash kėtu as kthimin e shpejt tė mundshėm tė kryeoponentit tė tij nga Haga. E edhe po qe se krejt kėto nuk ngjajnė- tė vjetrat do dalin sėrish nė shesh: varfėria, papunėsia, sėrish korrupsioni dhe sėrish jeta nėn ēdo nivel e qytetarit tė Kosovės, i cili do ta presė kėtė dimėr- edhe mė tė rėndė se i kaluari... E kėtu nuk bėjnė punė as muajt e mjaltit as RTK-ja!

4.1/5 (14 votë/a)

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51