Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
06-09-2010 | 10:04 CET
SHKRUAN
Ibrahim Rexhepi

Konkurrencė, me zor

Komisioni Kosovar i Konkurrencės shqiptoi gjobat e para. Kompania “Gekos” dhe “Dukagjini” duhet tė paguajnė nga 100 mijė euro pėr shkak tė monopolit nė tregun e arkave fiskale. Sipas komisionit, ato kanė shfrytėzuar pozitėn, tė krijuar pas licencimit, pėr pėrfitime tė paligjshme.

Ky ėshtė hapi i parė i guximshėm i kėtij komisioni, i cili nė tė kaluarėn karakterizohej vetėm me zhurmėn pėr monopolin rreth policave kufitare, kamatave tė bankave komerciale dhe importuesve e tregtarėve tė karburanteve. Sė paku, pėr arkat fiskale ka identifikuar monopolistėt dhe defektet nė treg. Tani i duhet punė pėr argumentimin e vendimit dhe implementimin e tij.

Vendimi do tė ketė edhe efekte tė tjera. Po qe se kėsaj ēėshtjeje komisioni i shkon deri nė fund, atėherė ai e funksionalizon dhe e forcon vetveten si autoritet mbikėqyrės nė treg dhe si kujdestar pėr krijimin e konkurrencės. Pastaj, tė gjithė aktorėt nė treg do ta kuptojnė fuqinė dhe pėrgjegjėsinė e komisionit, prandaj do tė duhej tė kenė kujdes se si sillen pėrballė konkurrentėve dhe konsumatorit. Dhe, sė fundit, ky ėshtė sinjal i mirė pėr Ministrinė e Ekonomisė dhe tė Financave qė tė licencojė edhe kompanitė tjera pėr arkat fiskale, ashtu qė subjektet afariste tė kenė zgjedhje mė tė madhe, si pėr ēmim, ashtu edhe shėrbime.

Ndėrkaq, arkat fiskale ėshtė projekti mė i madh qė ka ndėrmarrė Administrata Tatimore e Kosovės, qė nga themelimi. Ėshtė pėrpjekja e parė serioze pėr futjen nėn kontroll tė gjithė atyre qė krijojnė profit dhe kanė obligime financiare ndaj shtetit. Me njė fjalė, forcohet mbikėqyrja dhe ngushtohet hapėsira pėr informalitet. Kjo nuk do tė kaloj lehtė dhe pa rezistencė. Ende ka subjekte afariste, tė cilave mė shumė iu pėlqen informaliteti dhe puna e jashtėligjshme.

Duke zbatuar vendimin e Komisionit tė Konkurrencės, nė tė njėjtėn kohė edhe duke shtuar mundėsinė qė bizneset tė kenė mė shumė zgjedhje pėr arka fiskale, ofrohet mundėsi qė ēmimi tė jetė mė i lirė, shėrbimet mė cilėsore dhe tė ketė mė pak kushtėzime pėr furnizim me materiale tė tjera pėrcjellėse. Kjo do tė relaksonte gjendjen nė treg, meqenėse kostoja e arkave fiskale mund tė ngufasė disa biznese tė vogla. Dhe, ATK-ja nė vend se tė ketė njė tatimpagues mė shumė, ajo e shuan atė pėrgjithmonė. Pastaj, pėrmes konkurrencės rrjeti bėhet mė funksional, pėrsoset sistemi i raportimit dhe mirėmbajtja ėshtė mė cilėsore.

Aktualisht edhe pse njė numėr i madh i bizneseve janė pajisur me arkat fiskale, sistemi ende nuk funksionon tėrėsisht. Nuk ėshtė krijuar baza e tė dhėnave, e as qė raportohen nė mėnyrė elektronike, pėrkatėsisht qė raportet nė mėnyrė automatike tė barten nga pikat e shitjes nė serverin kryesor. Bizneset ankohen edhe pėr mirėmbajtje tė dobėt, apo se shėrbimi i servisimit pushon ditėve tė vikendit. Atyre qė dėshirojnė kjo iu krijon hapėsirėn qė dy ditė tė funksionojnė nė informalitet.

Mirėpo, kėto probleme nuk duhet tė krijojnė ambient qė tė dėshtojė projekti i arkave fiskale. Ai ėshtė i domosdoshėm. Jo vetėm pėr tė mbushur arkėn e shtetit, por edhe pėr tė krijuar rend nė treg.

3.4/5 (5 votë/a)

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51