Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
06-09-2010 | 15:51 CET
SHKRUAN
Beqė Cufaj

Letėr Bujar Bukoshit!

I nderuari dr. Bukoshi,

Derisa ishit kryeministėr i Kosovės nė ekzil, diku nė fillimvitet 90 tė shekullit tė kaluar, njėra prej gazetave mė tė mėdha evropiane - "Frankfurter Allgemeine Zeitung", nė njė portret tė gjatė, pos si shef i njė qeverie tė njė vendi tė shtypur, ju prezantonte edhe si njė tė pasionuar pas muzikės klasike.

Prandaj, kur kėto ditė nė mes tė Prishtinės, nė Republikėn e Kosovės, u hap edhe Katedralja madhėshtore e "Nėnė Terezės" nuk kishte si tė mos mė shkonte mendja te ju.

Sepse, me siguri, nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė duhet tė jeni gėzuar qė mė nė fund kemi njė hapėsirė tė duhur ku tingujt e W. A. Mozartit a L. Bernsteinit mund tė dėgjohen si nė Evropė... Presidenti i Republikės dhe lideri i "ngrirė" i LDK-sė, Fatmir Sejdiu, e quajti kėtė vend "tempull kombėtar, fetar e kulturor". Nuk e besoj qė Sejdiu e di qė pasioni juaj pėr "Matthäus-Evangelium" tė Johann Sebastian Bach-ut ėshtė i pafundmė. Bile do tė merrja guximin ta shėnoja qė atij krejt kėto mund t'i duken broēkulla.

Ashtu siē i janė dukur joserioze vėrejtjet qė miqtė e kėshilltarėt ia bėnin kur ju propozoi pikėrisht juve qė ta merrni postin e ministrit tė Shėndetėsisė nė Qeverinė PDK-LDK tė udhėhequr nga Hashim Thaēi.

Ju, dr. Bujar Bukoshi, jeni nga figurat kryesore politike nė historinė e re tė Kosovės. Si njėri prej themeluesve tė Lidhjes Demokratike qetė emėruar kryeministėr nė ekzil i Qeverisė sė Kosovės. Pėrgjatė tėrė viteve 90, pas dr. Ibrahim Rugovės, ishit alfa dhe omega e politikės paqėsore nė njėrėn anė dhe tendencės pėr tė ndėrruar kursin e asaj rezistence. Derisa nė mesin e dytė tė asaj dekade nė terren u shfaqėn "djelmoshat" e UĒK-sė, tė cilėt pėrmbysėn njė koncept dhe filozofi mbijetese.

Pozita juaj ishte sa e palakmueshme aq edhe rrezikshme. Mes dy zjarreve – Rugovės nė njėrėn anė dhe "shtabit" nė anėn tjetėr – ju u pėrcaktuat pėr rrugėn e tretė. Atė tuajėn. Pas luftės, dėnimi ndaj jush i po kėtyre dy kampeve, ishte i pamėshirshėm. Ju skajuan nga jeta politike dhe sa herė qė provonit tė ngjiteshit nė rrafshin e mundimeve politike nuk ecte. As me sprovat pėr ta lėnė anash "3 pėrqindėshin" as me PREK-un. Por, ju nuk u dorėzuat. As sa Ibrahim Rugova ishte gjallė dhe as pas vdekjes sė tij. Gjuha juaj, gjithmonė polarizuese dhe pėr kėtė edhe e guximshme si ndaj "vendorėve" ashtu edhe "ndėrkombėtarėve" bėnte bujė. Dhe ju mbante nė jetė (politike).

Deri nė ēastin kur Fatmir Sejdiu u kurorėzua si pasardhėsi. Dhe, me kėtė u hapėn shtigje tė reja pėr juve. Duke iu falėnderuar (sidomos) futjes nė politikė tė njėrit prej miqve dhe ish-bashkėpunėtorėve tuaj mė tė ngushtė nė ekzil: Isa Mustafės. Si kėshilltar i ngushtė i Sejdiut dhe mė pas edhe kryebashkiak i Prishtinės, Isa Mustafa, bėri tė pamundurėn – edhe pėrkundėr krejt kundėrshtimeve edhe tė atyre qė sot janė "pjesė" e ekipit tuaj – ju u kthyet nė LDK.

Shumėkush nuk mund ta besonte kur pranuat tė merrni postin e ministrit me njė kryeministėr qė quhet Hashim Thaēi. Duke harruar qė ishim dhe jemi nė vitin 2010. Vetėm tashti, pas vendimit tuaj pėr tė kandiduar pėr kryetar tė LDK-sė, doli prapavija e vendimit tuaj. Dhe, ky ėshtė mė shumė se lajm. Sepse, kjo parti ėshtė e pashoqe nė Evropė. Qe 20 vjet nė e me pushtetin, LDK-ja ėshtė ndryshkur, e ngjizur aq shumė saqė nuk ka rrugė tjetėr pos tė nisė shartimi i saj.

Prandaj, nėse do ta "mundni" Sejdiun apo humbni nga kandidati i tij – kjo nuk ka rėndėsi. A thua, po ta kishte ditur Sejdiu qė jeni i pasionuar pas "Matthäus - Evangelium"-it tė Bachut do tė pranonte tė hynte nė "lojė" me juve? S'e besoj. Por, kjo s'ka rėndėsi. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė qė ta shėnojmė se kapitulli nė fjalė i Biblės ėshtė i pari dhe kryesori i Testamentit tė ri. S'ka dyshim qė kėto "zgjedhje" nė LDK do tė shėnojnė kapitullin e parė tė Testamentit tė ri – nė kėtė parti. E ai ngjet pas pėrmbytjes sė madhe.

Nėse do tė ngjajė po kjo pėrmbytje mes juve dhe "krahut" tė Sejdiut? Nė kėto situata dihet fituesi: ėshtė i treti ai qė fiton. Ai, pra, qė po ju vėshtron dhe nuk ėshtė pėrcaktuar – as pėr juve as pėr Sejdiun.

3.7/5 (51 votë/a)
Rriqna (Rahovec): 11-09-2010 21:42
E u Beq Cufi apo Cuf Beqa po sen spaske then kso hovi...nBukar Vujoshi herdo kur duhet te pergjigjet para drejtsis per vjedhjen e tre(3) perqindshit se bashku me Mustaf Hazreti Hisen.Me andje i kam lexi shkrimet tuja e prej sod do kam rezerva ndaj shkrimeve tuaja.nBukar Vujoshi ska ber asgje per kombin tone vetem ka vjedh shoqi jem te pershendet Rriqna te Rrasa e Rahovecit...
Altini (Gjermani): 07-09-2010 18:12
Beqƫ,je bƫr mjeshtƫr i letrave tƫ tilla, tƫ cilat i lexoj mƫ vƫmendje sepse vƫrtetƫ, hiq ndonjƫ aty-kƫtu, janƫ tƫ nivelit prej gazetarit intelektual. Mirƫpo kjo letra e fundit "dƫrgua" Bukoshit ƫshtƫ hiq ma shumƫ se njƫ mish-mash mendimesh retorike, bajate, tƫ tharta...! Ishte njƫ letƫr plotƫ lajka pƫr njƫ Bukosh jomeritor. Ishte njƫ letƫr plotƫ kurvƫnillƫk ndaj tij, ishte po Ƨka nuk ishte...! Sepse, Bukoshin e njohin tƫ gjithƫ por jo siƧ thua ti "Ju, dr. Bujar Bukoshi, jeni nga figurat kryesore politike nƫ historinƫ e re tƫ Kosovƫs". Bukoshi ishte ai qƫ e shkatƫrroj dhjetƫ vite LDK-nƫ nƫ diasporƫ mƫ pƫrƧarjet e tija!? Bukoshi ishte ai qƫ e pƫrƧau dhe shpƫrndau aty...
drenoda (kosove): 07-09-2010 15:27
O Beqe guximi i Bukoshit nuk vlen as dy pare,ai vetem kritikon e nuk ofron asnje zgjidhje,e kritikonte Rugoven e vet nuk bente asgje,e kritikon Thacin e behet minister ne qeverin Thaci.Bukoshi se pari vet duhet te jet transparent ai dhe Isa Mustafa se pari duhet te pergjigjen per fondin e 3% e pastai te flasin per te tjeret.nLDK eshte e uzurouar nga struktura ish-komuniste pjes e se cilave kan qen Rugova,Sejdiu,Hamiti,I.Mustafa,E.Kryeziu ter kryesia e LDK kan qen komunista e sot deklarohen si te djathte.Beqe shkruju leter komunistve pyeti a jan ngop pushtet?
Besart (Prishtine): 07-09-2010 13:46
Me vjene keq qe shume komentuse nuk e kane kuptuar esencen e kesaj letre, derguar Bujar Bukoshit, nje nga figurat me kryesore te politikes ne historine e re te Kosoves, sic e konstaton vet Beqe Cufaj.Me nje gje nuk pajtohem; me tendencen e autorit qe pasionin e krishtit,i cili thematizohet ne MatthƤus-Passion te Bach-ut,t'a krahasoj me karrieren politike te Bujar Bukoshit.Perndryshe shume vlersime te ti, jane te qelluara. Dhe mos te harrojme, asnjeri nga ne ketu qe komentojme, nuk e njofim Bujar Bukoshin me mire se autori i kesaj letre te hapur.
Afrimi (CH-FR): 07-09-2010 09:30
O Beqe, i shkrove leter Ramushit - nuk t`u pergjigj, i shkrove Behgjet Pacollit - nuk t`u pergjigj, tash po i shkruan Bujar Bukoshit.nKqyr se Nexhat Daci ndoshta ka nevoje per punetore.
Shaban Arusha (Peja ): 07-09-2010 08:44
Sen spaske shkru bre burri i mire a din sen hiq, edhe a e din qka hiq bre se ka formen e letres qe i shkruhet dikujt.
Chameleoni (... mos ta preft rrugen !): 07-09-2010 06:36
Edhe me kete rast z. Cufaj, tregove se je gazetar i shquar dhe biograf i dobet. Megjithate, ne "diskun"tuaj te memories kishte mjaft permbledhje te te dhenave per Bukoshin. A me qellim a pa te, i kishe "harruar"disa nga margaritaret e z. Bukoshit. Pozicioni i tij i mesem (PReK-u), ndermjet LDK (i perbetuar per kete parti perderisa kishte para te akumulluara ne ate Fondin privat ne emer te LDK-se)dhe UCK-isteve (lexo: PDK-se ne transformim), perjetoi nje fijasko, por parate mbeten aty ku ishin, perkatsishte u investua, (sa per sy e faqe ne Pallatin e Rinise) dhe ne shtepine e tij (ville) ne qender te Prishtines, e cila nuk bie ne sy nga se eshte e rrethuar nga ndertesate larta, por u investuan ne disa aktivitete aksionare (nje me i perfolur eshte BEN-AF) te cilave veshtire ne kete moment eshte me i ra ne trag, vetem e vetem qe keto para te shperlahen dhe legalizohen. Me kete te fundit e dine se cfare desha te theme ... ma ne fund edhe Sejdiut i ra thike pas shpine ! Metoda e tij ...
Samir Potera (Podujeve): 06-09-2010 18:33
O Beqe Cufaj ja ke nis me ckep letra sikur te ishin dhurata. A nuk ka qene Bujari ai qe shpesh nuk i ka paguar hotelin Presidentit ne te gjalle?! Qe i ka bllokue paret per Rugoven edhe per institucionet tjera sikur te ishin paret e veta? A nuk eshte Bujari ai qe me nje imazh prej idioti ka dale ne nje interviste ne CNN. A e din ti o Beqe Cufaj qe Bujar Bukoshi kur te del me fol ne publik barku te dhemb prej sikleti?!
Krenar (Prishtinƫ): 06-09-2010 17:36
Ƈudi!Bukoshi merakli nĆ« muzik klasike..kishe vetĆ«m nĆ« para dhe famĆ«.Nejse Beqa e zbuloi ujĆ«t e nxehĆ«t..Kandidimi i Bukoshit Ć«shtĆ« inicuar nga kreu i PDK-sĆ«,pĆ«r ti dhĆ«nĆ« edhe njĆ« tjeter goditje LDK-sĆ«,dmth.-pĆ«r ta pĆ«rqa edhe njĆ« herĆ«.Doktori nuk Ć«shtĆ« anĆ«tar i LDK dhe nuk mund te kandidohet.Ky i ka borgj Hashimit sepse i ka ba obstrukcione gjatĆ« luftĆ«s,bile me parat e popullit ka mobilizuar njerĆ«z kundĆ«r UƇK-sĆ« dhe RugovĆ«s.Mbaj mend kur ner selin e LidhjĆ«s sĆ« shkrimtarĆ«ve nuk kishte rrymĆ« as uji sepse i ndali financat ky doktori.Ai atje bĆ«nte qejf me parat e miletit,madje thuhet se shumĆ« kĆ«ngĆ«tare te reja te pa talent kanĆ« kaluar nĆ«pĆ«r shtratin e tij para se te dalin ne skenĆ«.Djali i RugovĆ«s i cili Ć«shtĆ« i pĆ«rfĆ«shirĆ« nĆ« shumĆ« afera (kĆ«shtu flitet)nuk do te ket sukses mĆ«sa pati dajli i Tugjmanit nĆ« Kroaci.Ai do ta luhat autoritetin e pakontestueshĆ«m te tĆ« atit pĆ«r interesa te BukoshĆ«ve dhe kjo nuk do tĆ« duhej tĆ« ndodhĆ«.Bukoshi duhet te dal para gjygjit pĆ«r krime ekonomike njĆ«herĆ«...
Albert (Prishtine): 06-09-2010 16:30
Ai qe po e veshtron Sejdiun dhe Bukoshin eshte Isa Mustafa, dhe ky do te fitoj!

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Inati mbi kapuē!

Milaim Shefkiu “Pėr inati tė resė mė vdektė djali”. Kjo ėshtė njė thėnie popullore unikate q...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51