| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Vera po kalon... Edhe me kalendar...
Ato kolona automjetesh tė kosovarėve, qė nė fillim tė verės u regjistruan duke shkuar drejt detit, kėto ditė janė parė nė anėn tjetėr tė udhės...
Dhe, kolona automjetesh nga Kosova gjatė gjithė verės pati drejt Shqipėrisė. Jo tė gjithė kishin destinacion bregdetin e Shqipėrisė. Kishte edhe tė atillė qė udhėtuan drejt Shqipėrisė, por mėsynė Ulqinin. Qejfi i tyre...
Statistika ka edhe sot pėr kėto lėvizje, por pėr statistikat pėrfundimtare ende ėshtė herėt. Kalkulatorėt le tė pushojnė edhe pak. Sepse, ka ende tė atillė qė i pėrmbahen, nė kėtė rast edhe figurativisht thėnies sė moēme Njė herė vjen vera kah dera...
Ama, nga Ulqini, edhe zyrtarisht ėshtė bėrė publik fakti: vera 2010 ėshtė verė rekorde nė dhjetė vjetėt e fundit.
Atje pati turistė nga gjithkah. Edhe nga vetė Shqipėria, por prijnė kosovarėt.
A thua, pse?
Shumėkush ia pati zėnė pėr tė madhe njė kryeministri tė Kosovės, kur para disa vjetėsh pati deklaruar pa takt nė Sarandė se ka ardhur koha kur turistėt kosovarė duhet ti thonė stop shkuarjes pėr pushime nė Ulqin, ndaj ata duhet tia mėsyjnė bregdetit tė Shqipėrisė. (Ishte magjepsur me bukuritė e bregdetit tė Shqipėrisė dhe me pritjen qė i ishte bėrė, tė cilat gjėra sigurisht i pėrjetonte pėr tė parėn herė. Vetėm kėshtu arsyetohej deklarata e tij e atėhershme jo fort e matur, nė asnjė aspekt). Por, asokohe i qe thėnė atij kryeministri (edhe publikisht) se edhe Ulqini ėshtė i shqiptarėve. Jo pėr tė shitur patriotizėm, mė besoni...
Ēka ndodhi pastaj?
Doli njė kryeministėr tjetėr. Ky i sotmi, i Shqipėrisė, Sali Berisha, i cili nė mėnyrė tė tėrthortė, duke bėrė Autostradėn e Kombit, vėrtetoi se edhe Ulqini ėshtė qytet i shqiptarėve. I shqiptarėve tė Kosovės, i shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, i shqiptarėve tė Maqedonisė, por edhe i vetė shqiptarėve tė Shqipėrisė...
Kjo verė, me Autostradėn e Salės, na bindi tė gjithėve pėr kėtė fakt. Mė sė shumti i bindi vetė ulqinakėt...
Kosovarėt, shumica prej tyre, nuk udhėtuan mė drejt Ulqinit nėpėr Podgoricė, Kolashin e Tivar, ku automjetet e tyre gjuheshin me gurė. Por, udhėtuan Autostradės sė Kombit. Mė shpejt dhe mė sigurt.
Nėpėr Autostradėn e Kombit e ndjenė veten shumė mė rehat. Pėr tė gjitha. Plus kėsaj, hasėn nė patrulla tė pėrbashkėta policore tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Kėnaqėsi. Ėndėrr. Quajeni si tė doni!
Taksisti nė Ulqin, ditė mė parė, i ka thėnė njė djaloshi tė ri kosovar: Le tė rrojė Sali Berisha! Na e mbushi Ulqinin me turistė si kurrė mė parė! Ulqini ėshtė i tij!...
Kjo, sigurisht, sepse Sali Berisha, me Autostradėn e Kombit, bėri me dije edhe faktin tjetėr se nė Ballkan ka boll shqiptarė edhe pėr bregdetin e Shqipėrisė, por edhe pėr bregdetin e Ulqinit.
Hasmi le tė plasė!
drita (prizren): 01-10-2010 20:39
Agim (Mitrovicƫ): 09-09-2010 21:40
Vjollca (qaty dikun): 08-09-2010 13:18
naseri (Munchen): 08-09-2010 09:46
jusuf (franca): 08-09-2010 01:37
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Ēka po thonė gazetat | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 