| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Ra ky mort e u pamė, thotė Ismail Kadare. Nė rrethanat aktuale ( kosovare) mund tė thuhet ra rrushi dhe po shihet si funksionon prodhimi primar, biznesi dhe sa tė pasinkronizmuara janė veprimet e mekanizmave tė pushtetit. Nė dy elementet e para ka pėrplot entuziazėm, i cili nė shtator tė kėtij viti tashmė ishte i konsumuar.
Vreshta dhe rrushi nė Rahovec janė tė shenjta. Njėkohėsisht mbėshtetur nė to ėshtė ndėrtuar njė cikėl i mbyllur ekonomik brenda kėsaj komune. Rrushi-bodrumi-paratė. Fati i vreshtarėve nuk ėshtė lidhur shumė me problemet qė kanė mundur tė lindin rreth plasmanit tė verės apo tė rakisė. Kėshtu ka funksionuar ky zinxhir edhe pas privatizimit tė Bodrumit tė Verės nė Rahovec. Blerėsi, Hari Bajraktari, ka pasur fuqi materiale qė tė investojė nė kultivimin e vreshtave dhe tė hardhisė. Kėtė nuk e ka bėrė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por pėrmes ēmimit grumbullues.
Ai ka qenė sė paku dy herė mė i lartė se nė vendet e rajonit. Madje, kėtė barrė e ka pėrballuar vet, pas asnjė cent ndihmė (subvencion) nga shteti. Ēka ėshtė edhe mė rėndė, vreshtarėt nuk i ka zhgėnjyer as nė kohėn kur nisėn tė rriten rezervat e verės. Tani nė bodrumet e kėsaj kompanie janė tė vjelat e tre vjetėve. Problem ėshtė shitja e verės, e cila sivjet ėshtė reflektuar edhe te vreshtarėt. Hari, pėrkatėsisht kompania Stone Castle nuk e bėjnė problem ēmimin, por hapėsirėn se ku mund tė deponojnė tėrė rrushin qė ėshtė nė vreshtat e tyre, apo tė vreshtarėve. Madje, as kultivuesit e rrushit nuk flasin pėr ēmimin por vetėm pėr domosdonė e grumbullimit tė tij. Ndėrkaq pėr eksport nuk janė tė pėrgatitur, sepse atje do tė hasin nė ēmim shumė mė tė ulėt se sa ai qė u ėshtė paguar nė vend.
Po tė mos ishin nė pyetje emocionet dhe dėshira qė tė mos pėsoj vreshtaria, si burim pėr prodhimin e verės dhe tė rakisė, kjo kompani nuk ka pse tė brengoset pėr gjendjen e tashme tė vreshtarėve. Ajo ėshtė kompani private dhe paraprakisht kontrata pėr grumbullimin e rrushit. Mirėpo, as pronari i kompanisė nuk ka llogari ti hidhėrojė vreshtarėt dhe tė humbė burimin e lėndės sė parė. Ata do ti duhen pėrderisa e ka bodrumin e verės.
Mė e mira e tė gjithave do tė ishte qė tregu rajonal, apo mė gjerė tė funksionoj pa pengesa burokratike. Qė Stone Castle tė shitet edhe nė Serbi, ku kishte njė treg tė madh dhe pėrmes saj kishte orientuar eksportet e tjera. Por, tashmė gjithēka ėshtė e ērregulluar. Vera nuk po shitet dhe ėshtė rrezik qė tė kalbet njė sasi e madhe e rrushit nga tė vjelat e sivjetme.
Nė kėtė situatė ndėrhyrja e shtetit ėshtė e domosdoshme. Madje, ajo tash ėshtė e vonuar. Ka plot ide e propozime, por nuk ka lėvizje konkrete. Ėshtė pak e mundshme qė shteti tė blejė njė pjesė tė verės. Sė paku pėrkohėsisht, pėrderisa Stone Castle tė gjejė blerės. Po ashtu ai nuk ka mekanizma qė dikė ta detyrojė tė importojė rrush, apo verė nga Kosova. Meqenėse problemi ėshtė shumė akut, atėherė vijnė nė shprehje zgjidhjet radikale. Vreshtarėve tu kompensojė rrushin nga tė vjelat e sivjetme, por me ēmim tė tregut, e jo si e ka paguar Hari Bajraktari.
Ky variant do tė ishte mėsim pėr tė gjitha palėt qė ndėrlidhen nė kėtė problem. Sė pari Ministria e Bujqėsisė tė mos subvencionojė kultivimin e vreshtave pa ditur se ēfarė do tė bėhet me rrushin, qė Ministria e Financave tė gjejė formėn si tė ndihmojė vreshtarėt, por jo me subvencione direkte, ndėrkaq prodhuesit paraprakisht tė lidhin kontrata me blerėsin, kompaninė Stone Castle, apo ndonjė tjetėr.
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 