| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Janė qindra ose dhe mė shumė pėrkufizime pėr egon. Pėr unin e njeriut. Pėr stilin e tij. Pėr tė cilin natyralisti francez George-Louis Leclerc de Buffon thoshte se stili ėshtė vetė njeriu. Pėr stilin ose pėr atė mėnyrėn se si njeriu e trajton dhe e konsideron veten nė raport me tė tjerėt e bashkė me tė edhe tė tjerėt, pastaj ambientin, familjen, partinė, shtetin Egoja, uni pra, ėshtė virtyt ose cen i njeriut.
Si tė merret. I njeriut, i asaj qenieje qė me vetėdije planifikon e pastaj vepron. Ndoshta Mirė ose keq. Si ti teket. Ėshtė, pra, njė term i mbarė psikologjik, nga i cili pastaj mund tė kenė lindur edhe termat egoist, lakmitar, narcisoid, ekscentrik, etj. Pėr tė mos thėnė mė saktė: kėmbėngulės, kryeneē ose mė mirė kryefortė.
Historia ėshtė me pėrplot shembuj tė kėtyre egove, ose uneve tė stėrtheksuara, tė dėmshme sidomos pėr shoqėrinė ku janė shfaqur e nė veēanti aty ku janė kultivuar si shumė edhe me lejen e pėrkrahjen e madhe tė shoqėrisė. Pėr unin ose egon qė gjithmonė qėllim ka pasur mbiēmimin e vetes dhe nėnēmimin e tjetrit, madje edhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi.
A ėshtė harruar nga njerėzimi ajo fjalia e famshme e mbretit tė mesjetės nė Francė, Louis XIV: Shteti jam unė. Pastaj sjellja e tij me shtetin ashtu siē dėshironte ai vetė, ose mu ashtu si e kishte pėrkufizuar ai shtetin: ego ose mjet i tij pėr tė sunduar me popullin dhe me pasurinė e tij.
Ose a tė kthehemi paksa nė antikėn romake? Dhe ta kujtojmė Neronin qė i vuri flakėn Romės pėr ta bėrė tė re si ia donte atij qejfi. Sepse tė gjithė tė tjerėt para tij kishin bėrė gabime dhe kishin punuar keq nė kėtė qytet tė dritės. Natyrisht edhe historia qė kishte ardhur para tij.
Apo dhe mė keq, a ta rikujtojmė Kaligulėn qė e bėri senator kalin e vet? Dhe qė e futi nė Senatin e Romės jo vetėm pėr tė fyer senatorėt e pranishėm, tė cilėt i konsideronte mė budallenj se kali i tij shumė i dashur e shumė besnik, por pėr ta dėshmuar egon e vet. Mė saktė tė thuhet, pėr ta dėshmuar historikisht ēmendurinė e vet.
Tė gjitha kėto janė pjesė e njė tė kaluare njerėzore qė duhet kthyer nė memorie pėr tė mos u pėrsėritur sėrish mbrapshtė kjo e kaluar.
Por ka edhe shembuj aktualė. Qė po na sillen vėrdallė nėpėr gjithė botėn.
Le tė rikujtohen imituesit e rinj dhe modernė tė udhėheqėsve antikė romakė. Qė gjenden mu nėpėr territoret ku romakėt kanė lėnė shumė gjurmė e qytetėrim. Tė pėrmendet diktatori i Tunizisė, Zine ben Ali, qė me gjasė pėlciti nga inati i largimit tė padėshiruar nga pushteti. Ose Hosni Mubarakun, i cili po lufton me vdekjen e dėshiruar nė vendin e vet tė dashur.
Ose diktatorėt e tjerė arabė qė tashmė kanė ngjeshur revolet nė brez pėr ta ruajtur egon, pardon, pushtetin mbi popullin, qė ėshtė ngritur me gjithė forcėn dhe pothuaj kudo nė revoltė. Sidomos tė pėrkujtohet ekzemplari i tyre. Muamer el Gadafi.
Unė jam udhėheqės i Arabisė, mbret i mbretėrve tė Afrikės dhe imam i tė gjithė myslimanėve, pėrsėriste ai me mburrje para masės libaneze dhe edhe nė tubime tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Ndėrsa tash po lufton jo vetėm pėr ta shpėtuar pushtetin e tij qė e premton tė reformuar, por edhe lėkurėn e vet. Apo fjalėt e djalit tė tij Seif el-Islam se Do tė luftojmė deri nė burrin e fundit, deri nė gruan e fundit dhe deri nė fishekun e fundit. Merreni me mend, pėr ta ruajtur Libinė nga kolonistėt dhe jo pėr ta ruajtur pushtetin e babait tė tij tė marrė me dhunė para 41 vjetėsh
Tani qė nuk ėshtė lehtė tė parashikohet saktėsisht epilogu nė gjithė kėto fushėbeteja arabe pėr demokraci, a mund tė thuhet se edhe nė Ballkan, jo rrallė herė ego ėshtė bėrė kredo te shumė politikanė. Pra, moto e veprimit vetjak, pa pyetur askėnd. Vetėm veten e vet. E edhe te politikanėt shqiptarė. Tė cilėt, historikisht, kush mė pak e kush mė shumė, ka dashur tė ngrihet nė shkallaren e historisė, duke e eliminuar paraardhėsin dhe duke ia bėrė njė mijė pengesa pasardhėsit.
Duke harruar, sikur tė gjithė pushtetarėt e tjerė egoistė, qė tashmė janė shkundur nga dega e historisė, se populli ka vuajtur gjithmonė, por nuk ka humbur kurrė. Pavarėsisht kush ka qenė dhe kush ėshtė nė krye tė tij. Dhe pavarėsisht se si ka ardhur nė krye tė popullit tė vet.
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 