| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Pėr tė martėn ėshtė paralajmėruar fillimi i bisedimeve ndėrmjet Kosovės e Serbisė. Nuk dihet cilat tema do tė trajtohen. Politike a ekonomike, humanitare a sportive. Fundja, nuk ka fare rėndėsi cila ėshtė tema. As nė cilėn gjuhė do tė flitet. As para cilit flamur e me ēkostume do tė ēokėn duart. Dhe as nėse do tė vihen doreza pėr tė mos u kontaminuar njėri me tjetrin ashtu siē u kontaminuam deri mė tash gjatė historisė.
Ėshtė me rėndėsi qė bisedimet po fillojnė. Dhe qė dy popuj, historikisht, ėshtė e ēuditshme pse, edhe pse historikisht dihet fajtori ose shkaktari si thuhet politikisht, shumė armiq, mė nė fund do ta njohin njėri-tjetrin dhe realitetin e ri tė krijuar nė marrėdhėniet e tyre. Se Prishtina ekziston pėr Beogradin dhe se Serbia ekziston pėr Kosovėn.
Dhe, pse jo, le tė bisedohet edhe pėr atė qė po quhet pjesė Veriore e Kosovės. Me shkronjė tė madhe e tė vogėl dhe pa pikė patetizmi. Por, me pragmatizėm politik qė lehtėson dhe zbut marrėdhėniet ndėrmjet dy popujve pa cenuar asnjėrin nė planin gjeografik e territorial.
Nuk e ėshtė zbuluar AMERIKA nėse themi se Jerusalemi ėshtė kryeqyteti i shpallur nga izraelitėt pėr Izraelin dhe kryeqyteti i aspiruar nga palestinezėt pėr Palestinėn. As nėse themi se Jerusalemi tashmė ndahet nė Jerusalemin Perėndimor dhe nė atė Lindor. Nė pjesėn ku gjendet Muri i Vajit, dhe Xhamia e famshme Al Aksa. Dhe, ku, pos tyre, ndodhin pothuaj ēdo ditė konfliktet ndėrmjet hebrenjve vendorė dhe palestinezėve anas.
Dhe nuk themi po ashtu asgjė tė re nėse konstatojmė se krahas luftės, kėta dy popuj kanė biseduar me decenie pėr tė arritur njė paqe qė nuk po vije ende dot pėr rrethanat qė dihen ose qė nuk pėrmenden. E ku po ashtu ndėrmjetėsojnė fuqitė e mėdha, nė veēanti aleati ynė SHBA.
Historia e armiqėsive ndėrmjet shqiptarėve e serbėve nuk ėshtė e vjetėr sa historia e Jerusalemit dhe pretendimet e dy popujve antikė pėr tė pasur tė drejtėn ekskluzive mbi tė e nė tė edhe nėse ajo e drejtė ėshtė arritur me luftė. Edhe pse kjo e drejtė, nė rastin e shqiptarėve dhe serbėve, historikisht dhe faktografikisht, dallon shumė. Sepse serbėt erdhėn nė Ballkan dhe i gjetėn fqinj shqiptarėt.
Ėshtė krejtėsisht diēka tjerėt pse ata nuk deshėn, tė paktėn deri vonė, e madje edhe tani kanė kėtė tendencė, qė shqiptarėt tė mos i pranojnė as pėr fqinj. E kundėrta ishte dhe ėshtė me shqiptarėt ndaj serbėve.
Tė martėn pra pritet do tė fillojnė kėto bisedime. Ėshtė mirė qė nė to nuk shkohet, dhe mendoj se nuk duhet tė shkohet, me ekskluzivitetin mbi tė drejtėn pėr Jerusalemin. Sepse ēdokush e ka Jerusalemin e vet. Kudo nė botė. Edhe shqiptarėt e edhe serbėt. Serbėt e kanė Jerusalemin e vet nė Serbi, shqiptarėt e Kosovės kėtė Jerusalem e kanė nė Kosovė.
Kėtė raport dhe kėtė ndjenjė, pėr fat tė Kosovės dhe tė Serbisė e ka kuptuar dhe po e menaxhon drejt bashkėsia ndėrkombėtare qė vepron nė Kosovė dhe nė Serbi. Prandaj i ka angazhuar kėto bisedime. Pėr ti ēelė rrugė Serbisė pėr nė Bruksel dhe pėr ti hapur rrugė Kosovės pėr nė Evropė.
Dhe ėshtė mirė qė ato po fillojnė pak para ardhjes sė kryeministrit tė Rusisė nė Ballkan e edhe nė Serbi. Se, fundja, edhe Moska ėshtė deklaruar pėr kėto bisedime. Duke e ditur, natyrisht, se askush me fillimin e tyre as nuk duhet tė ndjehet dhe as tė deklarohet as ngadhėnjimtarė dhe as humbės.
Ose pse tė dy tė palėt, edhe Kosova e edhe Serbia le tė ndjehen ngadhėnjimtarė, se po bisedojnė. Pėr mospajtime. Dhe ėshtė gjithmonė mė mirė tė bisedohet sesa tė luftohet.
Luftėn e kemi provuar. E pse tė mos provohen edhe bisedimet ?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 