Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
15-03-2011 | 16:02 CET
SHKRUAN
Binak Kelmendi

Shqiptarėt - me plot fat!

Binak Kelmendi

Mund tė jetė harruar ajo zhurma e madhe nė mediet shqiptare qė u zhvillua rreth njė projekti verbal a real tė Sali Berishės pėr t’u ndėrtuar centrale bėrthamore. Nė Shqipėri. Nė bashkėpunim me fqinjėt, malazezėt e kroatėt, ose dhe vetėm nga shqiptarėt.

Tri ose katėr vjet pas kėtij debati tė kotė, siē rėndom dhe shpesh bėjnė shqiptarėt nėpėr mediet e tyre shumė tė instrumentalizuara e tepėr pak tė profilizuara, mė del se ėshtė tepėr mirė qė Sali Berisha nuk e nisi kėtė projekt, por e la vetėm nė nivel tė fjalėve. Sepse e gjithė rrjedha aktuale me reaktorė nuklearė nė Japoni, mė bėn tė them me plot gojėn: shqiptarėt janė njė popull me shumė fat qė nuk u bėnė me kėto centrale bėrthamore.

A e dini pse?

Sepse Shqipėria shtrihet nė njė zonė tektonike me karakteristika tė larta sizmike. Pėr kėtė arsye nė Shqipėri bien shpesh tėrmete. Veē kėsaj, Shqipėria laget nga tri dete, madje ajo ka afėr 400 kilometra gjatėsi bregdetare. E pas tėrmeteve mund tė ngrihen cuname dhe gjithė ultėsira bregdetare shqiptare mund tė pushtohet nga peshq e peshkaqenė. Dhe tė bėhen bashkė flora e fauna detare me florėn e faunėn e tokėsore.

Katastrofė e vėrtetė ekologjike e edhe njerėzore. Krejtėsisht nė fund, radha do t’iu vinte centraleve bėrthamore pėr tė shpėrthyer me tėrė fuqinė e tyre shkatėrrimtare e rrezatuese. Dhe ato do t’i bėnin dėm jo vetėm hapėsirės shqiptare, por gjithė hapėsirės evropiane. Pavarėsisht se ndoshta, vetėm me tym e me re, mė nė fund do ta integroheshin nė Bashkimin Evropian aq tė aspiruar.

Prandaj, a nuk ėshtė shumė mė mirė qė nuk u ndėrtuan ato centrale? Qė mbeten vetėm fjalė ose ndoshta ėndėrr edhe e ndonjė politikani tjetėr.

Sepse po tė ndėrtoheshin dhe po tė ndodhte gjithė ky zinxhir ngjarjesh japoneze, a e di kush se ēfarė do tė bėhej me ne shqiptarėt, nė Shqipėri dhe kudo rreth kufijve tė saj?

Ėshtė krejtėsisht diēka tjetėr nėse bashkė me ato centralet bėrthamore, do tė ndodhte shumė lehtė, pse jo edhe me ėndėrrime, tė fitonim e tė pajiseshim edhe me virtytet japoneze: disiplinėn robotike e ushtarake, solidaritetin e pamatur, punėn dhe pėrkushtimin pa pushim, lojalitetin ndaj shtetit edhe kur ai nuk funksionon me rregullativat qė vetė i ka hartuar.

Dhe kush e di, edhe ne, mu sikur japonezėt, ndoshta vetėm do tė bėnim sehir para dyqaneve me mallra gjithfarė e nuk do tė preknim gjė me dorė, e lėre mė tė plaēkitnim e tė merrnim qoftė dhe njė gjilpėrė…

Kėrkoj ndjesė pėr kėtė digresion paksa tė gjatė e ndoshta tė paqėlluar. Nė radhė tė parė nga populli japonez qė u pėrfshi dhe vazhdon tė vuajė nga kjo tragjedi. Thėnė mė mirė, qė e kaploi kombinimi mė fatal i tragjedisė: superteknologjia njerėzore dhe superkatastrofa natyrore. Nė ndeshjen e madhe tė tė cilave prapė fituese doli natyra dhe ligjet e saj. Dhe qė pas kėtij epilogu kobzi, presim, shpresojmė dhe lutemi, qė ngadhėnjimtarė tė dalin, sėrish japonezėt. Ai populli i urtė, shumė punėtor dhe i kalitur nė, mbi dhe me tėrmete.

Nė tragjedi, cilado qofshin ato, tė mėdha a tė vogla, rėndom heshtet ose lutet. Sepse, tragjedia qė i ndodhi Japonisė: tėrmeti, cunami dhe shpėrthimet nė reaktorėt bėrthamorė nuk ėshtė vetėm tragjedi e kėtij populli. Stėrkalat e saj kanė rėnė dhe po bien nėpėr gjithė botėn dhe te tė gjitha kombet. Edhe te shqiptarėt. Tė cilėt shfaqėn solidaritet dhe gatishmėri pėr tė ndihmuar me aq sa munden.

Sa mė pėrket mua, ndoshta edhe mund tė mė fusni nė njė thes me atė korrespondenten amerikane tė CNN qė u akuzua se pėr tragjedinė e rėndė japoneze raportonte duke qeshur. Pėr shkak se, ndoshta, shpotita shumė me centralet bėrthamore qė nuk i kemi.

Megjithatė, prapė lutem dhe them: falė Zotit, mosdėshirės dhe mospunės sonė, nuk i kemi ato centrale bėrthamore. Siē nuk kemi edhe shumėēka tjetėr qė kanė japonezėt. E mė sė paku punėn, disiplinėn dhe respektin ndaj njėri-tjetrit. Qė na duhen mė sė shumti.

Nė Shqipėri, nė Kosovė dhe kudo ku ka shqiptarė.

4.3/5 (13 votë/a)

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51