| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Naser Sertolli
Zėri ėshtė gazetė armiqėsore
Pushteti i katėrt, siē cilėsohet shtypi dhe pėrgjithėsisht mediet, kėtė vit, nė Kosovė, ėshtė pėrballur goxha shpesh me muskujt e tri pushteteve tė para legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqėsorit.
Organizata ndėrkombėtare e vendore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gazetarėve kanė denoncuar nė vazhdimėsi presionin dhe pengesat qė u janė shkaktuar zanatlinjve tė shtypit tė shkruar e elektronik. Organizata me renome Reporterėt pa kufi, qysh nė fillim tė vitit, mė 11 janar, kishte denoncuar ashpėr fushatėn e shpifjeve ndaj Halil Matoshit, duke i bėrė thirrje kryeministrit Hashim Thaēi tė ēsolidarizohej sa mė parė nga deklaratat e kreut tė OVL tė UĒK-sė, i cili kolegun Matoshi e kishte cilėsuar proserb e mbeturinė e lėnė nga okupatori shekullor.
Nė listėn e Reporterėve pa kufi pėr Kosovėn ėshtė edhe presioni dhe deklaratat e papranueshme tė bėra nga ambasadori amerikan, Christopher Dell, ndaj medieve qė kishin publikuar SMS-ėt qė kishte shkėmbyer ai me kėshilltarin e Behxhet Pacollit, nė seancėn kur ky i fundit po votohej nė parlament pėr president tė vendit.
Tani i erdhi radha njė burr(ec)i tė botės qė ta tėrhiqte zvarrė fotoreporteren e Zėrit, Laura Hasanin, duke e penguar ta kryente detyrėn e saj. Ngjarja ndodhi nė tempullin e demokracisė, ku dhunuesi i fjalės sė lirė ėshtė zyrtar, ditėn kur nė postin e shefit tė shtetit u zgjodh njė femėr. Kurse, nuk kalon pothuaj asnjė javė qė Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės (AGPK) tė mos dėnojė ndonjė sulm apo presion qė u bėhet gazetarėve nga njerėz tė pushtetit, nga grupe tė interesit, apo edhe civilė. Pa pėrmendur kėtu presionet, kėrcėnimet e pengesat e ndryshme qė bėhen pothuaj ēdo ditė, e qė nuk raportohen
Por, ajo qė ėshtė mė shqetėsuesja ėshtė sjellja e pushtetit karshi medieve. Anėtarė tė qeverisė shkojnė deri nė atė shkallė sa e ndėrpresin plotėsisht komunikimin me njė medium tė caktuar vetėm e vetėm pse u publikohen tė palarat dhe dėshtimi nė pėrmbushjen e obligimeve kushtetuese.
Dhe kėto sjellje tė pushtetit tė parė, tė dytė dhe tė tretė karshi medieve bėhen sebep qė Kosova tė radhitet nė mesin e do popujve, nė mendjet e tė cilėve Stalini e Lenini ende janė gjallė. Dhe janė kėto kėrcėnime, presione e pengesa tė hyqymetit ndaj pushtetit tė katėrt qė, siē na tregoi kėto ditė eurodeputetje Ulrike Lunacek, na zgjasin ėndrrėn e integrimit evropian.
Nga mesi i muajit nėntor, disa studentė tė Fakultetit tė Gazetarisė tė Moskės i kanė treguar gazetės sė opozitės Novaja Gazeta se gjatė njė takimi me presidentin Dmitri Medvedev nė lokalet e universitetit kanė qenė viktimė e censurės.
Ata kanė thėnė se shumė pak studentė ishin nė mesin e dhjeta tė rinjve, qė kishin mbushur amfiteatrin ku mbahej takimi dhe se numri mė i madh tė pranishmėve i pėrkisnin lėvizjes sė rinisė pro-Kremlinit Nashi (shqip Tanėt). Shėrbimi i sigurimit i kishte nxjerrė jashtė studentėt e fakultetit, duke u thėnė se sot nuk ka ligjėrata pėr ju. Pamje tė ngjashme po shohim edhe te ne, ku kritikuesit e pushtetit shpesh nxirren fytndrydhur e faqeskuqur pėrjashta.
E liderit tonė tė dashur, tė Kosovės pra, autorit tė citatit nė krye tė kėtyre rreshtave, atij qė kabinetin e tij mori guximin ta cilėsojė mė i miri, mė cilėsori qė ka pasur ndonjėherė Kosova nė historinė e saj politike, me njė gjeneratė tė re, me njerėz tė njė mentaliteti tė ri plotėsisht perėndimor, modern , duhet tia bėjmė njė pyetje, tė cilėn studentėt e pėrzėnė nga takimi me presidentin rus e kishin shkruar nė pankarta, para se tė ngjesheshin e tė futeshin nė furgonėt e policisė: Zoti president, a janė tė njė rrėnje fjala SHTYP dhe SHTYPJE?.
Graniti (Suhareke): 26-12-2011 12:26
vezhguesi (Prishtine): 09-12-2011 11:35
Gjyshi nga peja (Pejë): 08-12-2011 18:33
Fati (Vjene): 08-12-2011 14:58
Absurdi (Diku ne RRS): 08-12-2011 14:17
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 