Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
20-12-2011 | 11:38 CET
SHKRUAN
Astrit Gashi

Kur pionierėt e Qeverisė presin kancelaren

Astrit Gashi

Njė shpėrfaqje shundi e kiēi ishte pritja e organizuar nga Qeveria e Kosovės, me rastin e vizitės sė gruas sot mė tė fuqishme nė botė dhe udhėheqėses sė shtetit me ndikimin mė tė madh nė BE-nė e sotme, kancelares gjermane Angela Merkel.

Sikur tė ishte e aranzhuar nga ekspertė tė "tru-thithjes" sė realizmit socialist, qeveria e vendit shtypi billborda mirėseardhės dhe nxori pėrgjatė rrugėve fėmijė shkollash fillore, thuase nė Kosovė na vinte sėrish Josip Broz Titoja i viteve tė 70-ta dhe jo udhėheqėsja e shtetit ndėr mė mirėdashės ndaj shqiptarėve, si dikur ashtu edhe nė ditėt e sotme. Duke harruar qė sot jemi nė fund tė vitit 2011.

Demonstrim i vegjėlisė, pendesės e admirimit artificial, te pėrcjella me "Po" monotone, qė eventualisht edhe mund tė prodhojnė mėshirė tek sundimtarėt e diktatorėt si Titoja, Enver Hoxha, MaoCe Duni, Fidel Kastro…, por qė kurrsesi nuk prodhojnė njė ndjenjė respekti e miradashjeje te njė zonjė qė paraqet tė kremen e qeverisjes moderne

e demokratike. Merkel, me pritjen e djeshme duhet tė jetė ndier e kthyer prapa nė kohė tė komunizmit. Apo edhe tė ketė menduar qė ėshtė nė ndonjė kontintent tė largėt e jo nė Europė!

Shfaqjes sė realizimit socialist qeveritar, tė kombinuar edhe me kiēin, shundin e turbo-folklorizmin, tė demonstruar kėtė tė hėnė, i mungonte vetėm njė stafetė e mbajtur nė dorė nga njė vajzė a djalė i ri me shami tė kuqe rreth qafės... fėmijė tė stolisur njėjtė kėshtu si me qenė pionierė tė Qeverisė e Thaēit.

Parakalimit tė emocioneve mekanike, pra tė njė kiēi qė shumė mė mirė se qeveria e sotme dinė tė prodhojnė vetėm edhe disa "turbo-folk" yje tė tipit tė Medės, Vėllezėrve Mėziu e shumė e shumė vėllezėrve e motrave tė tjera qė mbushin "diskotekat" e vendit dhe tė Perėndimit- edhe tė Gjermanisė, nga na erdhi mysafirja e fundit. Insititucionet tona kanė njė gjė tė pėrbashkėt me kėta muzikanė: tė dyja ato ofrojnė muzikė tė rikomponuar popullore pėr veshėt e sytė e audiencės e tė qytetarėve tanė.

Tė parėt nė formė tingujsh e tė dytėt nė formė politike e qeverisjeje. Deliriuim, vuajtje e kėnaqėsi, ngjyra ylberash, masa popullore tė gėzuara e laramani. Mbulim mungesash e suksesesh, me fyej e dajre. Larg jemi shumė nga normaliteti dhe e ardhmja. Ende jetojmė nė tė kaluarėn dhe me kujtėsėn e saj.

Nuk do e vlente tė merremi e tė shqetėsohemi me kėtė organizim fare, sikur ky tė ishte njė festim fitoresh elektorale. Por, ishte njė pritje zyrtare pėr udhėheqėsen e njė shteti qė sot personifikon jo vetėm fuqinė ekonomikė e politike, por edhe njė kulturė ekselente tė sjelljes, tė kundėrt me organizimin tonė, njė pastėrti jo vetėm ambienti, por edhe tė stilit e dizajnit. Tė gjitha kėto bashkė me demokracinė e tregun e lirė paraqesin vlera tė pėrgjithshme evropiane, perėndimore- aso me tė cilat sot kėta politikanėt tanė nė pushtet dhe jashtė tij janė gojėplot, por nė fakt kur njeriu i sheh nė kėso situatash... duhet tė ndjehemi aq keq.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e meritonte t'i ofrohej njė pritje shundi, kiēi e realizmi socialist. Nuk e di sa nga ky kiē ka parė nga avioni, sallat e pritjes nė aeroport, konvoji qė e barti deri te selia e KFOR-it, por ajo fare nuk kishte nevojė pėr

diēka tė tillė. Tė shpresojmė fort tė mos e ketė parė atė katrahurė. Nė aspektin ceremonial, pritja nga Garda Kombėtare si dhe vendosja e flamujve do tė mjaftonte pėr tė dėshmuar civilizimin e pėrkatėsinė evropiane.

Por, me shumė se kaq, kancelares gjermane do duhej t'i dėshmohej me fakte se Kosova po shkon drejt civilizimit shoqėror e politik, t'i tregoheshin faktet konkrete tė zhvillimit tė demokracisė, tė lirive njerėzore e tregtare, tė shembujve konkretė tė luftimit tė korrupsionit, krimit tė organizuar.

Jo muzikė e rikomponuar sikur qė u servohet qytetarėve, votuesve realė e fiktivė, por fakte dhe dėshmi konkrete pėr mirėseardhjen e investimeve gjermane dhe evropiane; jo pėrndjekje tė tyre nga tarifat e larta konsulente tė korrupsionit. Tė gjitha kėto gjėra, tė cilat kancelarja gjermane i di dhe pėr kėtė shkak nė mėnyrė tė tėrthortė me elegancė i pėrmendi nė konferencėn pėr shtyp me kryeministrin.

Krejt ato rezultate nuk i kishim si vend, si Kosovė. Prandaj, qeveria vendosi t'i hedhė nė rrugė nxėnėsit e shkollave, t'i shfrytėzonte ata si tė ishin pionierė tė saj qė ta prisnin kancelaren ashtu si dikur komunistėt e prisnin Shokun Tito. Faktet nuk i kishin! Andaj, ofruan atė qė e dinė mė sė miri: shundin, kiēin, politikėn e rikompozuar folkloriste, mungesėn e shijes dhe stilit... dhe na turpėruan! Nė sytė dhe mendjen e burrėshtetases sė botės.

Kėtė borxh nuk ua patėm si individė e as si shoqėri. Merkel e Gjermania dashurinė e kosovarėve e ka pasur dhe e ka, por nuk e pati respektin e qeverisė sė tyre, ashtu siē ajo e meritonte. Pastėr, me fakte, pa emocione tė rrjeshme. Njė respekt gjerman. Njė shans edhe ky, siē po duket, sėrish i humbur....i Kosovės.

4.3/5 (21 votë/a)
rifati (gr.br,): 23-12-2011 19:51
DINIT:zt me apo pa qellim ke bere nje leshim aj eshte;Aleksander Rankoviqi me tjert nuk dhan doreheqje,po e largoj Tito pasi kishte informata zte bollshme qe ka keqeperdor autorizimet.Ldhje me kete ki shkrimet e JOvo Kapixhiqit(asht dhe gojarisht ne jutube ndegjoj)ku permendet edhe kjo teme.A sa per vizitat e Titos dhe pritjet qe jan bere ne Kosove le te flasin pleqt/une e dij qe zhvillimi mei madh i kombit ka ndodh ne ate periudh,duke filluar prej shkollimit deri te industrija,qe per fat te keq muk mujm te lavderohemi,qe perpos (lirise) tjera senet na mungojn.
Experti (Germany): 22-12-2011 07:25
Angela Merkel esht nje Demokrate dhe jo Komuniste nuk ka mundesi ta mashtrosh me pritje te tilla me femije e me tepiha te VIP kuq kjo kerkon nga Qeveria Demokraci shtet me ligj e jo shtet komunist ajo protje qe pat koste shum ma mir me ja pas dhane fukarave per mgrohje .
Dini45 (Gjermani): 21-12-2011 13:09
Ju pershendes zoteri me nofken Tomori(Prishtine) dhe me bene pershtypje gezimi i Juaj qe ate dite nuk keni mbajte mesim. Nese nuk ju tradheton mbamendja, Tito, nuk erdhi vetem njehere ne Kosove. Nuk dije, ndoshta Ju edhe nuk keni qene i lindur, atebote, por komenti im ka te beje me viziten e tij te hereshme ne Kosove, nuk e dije ishte kjo vizite para Plenumit te Brioneve apo fill pas tij. Bente ftohte dhe une kisha te veshur nje jakne modeste, keshtuqe, shoku i klases here pas here me huazonte pallton e tij, prandaj jo vetem sot po edhe atehere ne vedi (jo publikisht,natyrisht), e mallkoj ate vizite. Nese kundrohet politikisht, ajo vizite per Kosoven e kishte nje kethese te jashtezakonshme, mu per aresye se ne Kosove, atebote, ishin bere deformime te tmerrshme ne kurriz te popullates shqiptare nga Sigurimi Shteteror ne krye me Aleksander Rankoviqin. Pas doreheqjes se tij dhe shume bashkepunetoreve tjere ne Sigurimin Shtetror, per shqiptaret sikur erdhi nje situate paksa me e shtendosur
shqiptari (nen Ylber): 21-12-2011 11:20
Angela Merkel eshte shembulli me i mire dhe me i afert i dashurise patriotike ndaj popullit te vet dhe demokracise qe ndikoi ndarjen nga e kaluara e saj per te ardhmen e popullit te saj. Populli Gjerman eshte i madh, i dashur per te dashurit. Ne si popull ende nuk e kemi vetedijen politike qe te mbajme mikun afer edhe atehere kur nuk na "ploteson" deshirat. Migjeni pat thene: "Buken tone te perditshme falna sot!" - Une do te apeloja te "politikanet" tane: Punen tuaj te perditshme (te paguar nga kafshata a njerezve hallexhinj) FILLONE SOT. Kajtja e prish burrin, thote populli. Sa shume kajtaxhi paskem pase...
izua (prishtine): 21-12-2011 11:01
une ne shkoll kam mesuar se gjermanet dhe turqit jane armiqet tone, kurse serbet dhe malazezet i kemi vellezer. Cka po thua ti Astrit? Nuk po te kuptoj.
Diletant (Tu Kosovës): 21-12-2011 10:02
Astrit te pergezoj per shkrimin. E paske analizuar mire kete mikepritje. Deshta vetem me e shtu nje fjali: Kancelarja Merkel ne konference per shtyp e permend dy apo tre here emrin e Tadiqit dhe asnje here emrin kryeministrin tu Kosoves, zotin Thaqi. Keshtu dine te respektojne gjermanet. Goethe ka thane " Ich liebe dich, so wie du mich" Ty te dua, sa me don ti mua.
syla (gjermani): 21-12-2011 09:35
Ha ha ha dini 45 te pershendes me siguri tek je afer sllatine e verteta esht se edhe mua me ka qu shkolla at dit te aeroportikur kemi prit titon me te vertet ka qen ftoft dhe shi i madh,me fal tomor por kesaj radhe paske harru ju pershendes te dyve syla.
Guri i madh (Gjermani ): 20-12-2011 22:53
nuk duhet me u befasue ---bafasia ishte ne zgjedhjet e fundit ,e ne duhet te jemi psiqikisht te pergaditur edhe per marrina tjera qe i ben qeveria veq shallat e kuqe ju mungonin nxensave
Kapit Tupalla (Prishtinë): 20-12-2011 19:00
Duhet tė jet mallengjyer znj. Merkel. Me siguri ju ka kujtuar fėmijėria e saj sepse edhe ajo ka qenė pioniere nė kohėn e Marshallit. Ajo vjen nga Gjermania Lindore dhe di ti identifikoj rrėnjėt komuniste tė shoqėrisė sonė qė pėr bazė ka servilizmin.
Realisti (Gjermani): 20-12-2011 16:22
realosi (Bern, mos me ofendo se nese eshte kush debill, atehere je ti me kete taborrin qe lehin kunder clirimtareve. Bile debill i dalur nga rrenjet e shkaut duhet te jesh, se ndryshe nuk beheni aleat te dick martit,tadiqit
rifati (gr.br,): 20-12-2011 15:22
Zt Arben per te lexuar dhe qka permban ky shkrim lirisht mund tut them qe shum bajat eshte,pas si gazetar te mungon dija qee edhe shifet,po shfrytzo naj arhiv e mos shit men ketu.Sa ishte Tita gjalle jo vetem shqiptart po edhe populli Jugoslav,kan qene ne EU,e dij qe nuk e din po vete nje njeri me te vjeter qe ka jetu ne ate kohe.Secili politikan i kohes e ka ate vleren e vete,sepse ne kohen e Titos ka qene zhvillimi me i madh i shqiptarve ne tana lemit.
tomor (prishtin): 20-12-2011 14:59
shkrim shume me vend. bravo!perndryshe dini45 mos e bo edhe aq te madhe, se kur ka pas ardhe marshalli ne kosove amo bash hiq ftofte ska qene, por edhe mu si femije me kujtohet qe ne maice e patem prite... perndryshe me fol kah del shpirti, knaq u patem qe spatem shku nje dite ne shkolle ;-)
Agimi (Berlin): 20-12-2011 14:31
Analize mjft e qellur. Ju pergezoj per kete.
Beda (DDR-Berlin): 20-12-2011 13:59
Ai forte ja paske fute pa lidhje keti komenti pa asni d.m.th. he medet po A. Merkel e ka marre malli mi pa turmat shkollarve po ajo ashte rrite ne pionerizem oh anliste plote 30 vjet kah punu jetu ne zyrat e DDR,,,,,,
Deqanasi (Zvicer): 20-12-2011 13:56
Shkrim shume realist.Qfare te thuhet me shume.Me te njejtin sy e kame pare edhe une.Me nje fjale,ka qene pritje shume femijnore.Turp..........
realosi (Bern): 20-12-2011 13:21
te Realosi (falls), o debill, per ty hasha ehste me siguri idoll dhe ti as lidhej spaske pas me e kuptue rendesine dhe peshen e ketij shkrimi, epr mau, shume perfekt.po mbasi kosova po ka debilla mjaft te llojit tende, edhe po ja "rroke" thaqit me hajdutat e tij me e sundue pa nodnje problem kosoven!
Realisti (Gjermani): 20-12-2011 12:26
Valla more kryemadh,analize koti paske be. Mos u ankoni per cdo gje: mos me ardhe asnje burreshteti nga Evropa, po thoni s'po vijne pune e Thacit, me ardhe filloni e ankoheni ne menyra tjera.Edhe ne Evrope me ju shti Hashimi thoni "jo se s'dojna prej tina"...
Dini45 (Gjermani): 20-12-2011 12:18
Ekspozimi i femijve ne rruge, pa asnje dileme, na perkujtoi vitet e largeta, atehere kur edhe NE ishim nxenesa, dhe merdhinim neper trotuare qe, sepakut, ta shofim doren e ngritur te "shpetimtarit" nga limuzina luxoze, duke i pershendetur duartrokitjet dhe ovacionet tona, per socializmin veteqeverises, per bashkim- vellazerimin e keshtu me radhe. Edhe sot e kesaj dite me kujtohen ato dridhma prej se ftohtit, dhe urise, te ekspozuar me se dy ore ne trotuar, ne bore dhe acar, me ate veshembathje cfare i kishim mundesite, atebote. Po, kujt ia vriste mendjen fukarellaku yne i atehereshem? Me rendesi ishte qe Mareshalit t`i behet nderi. Dhe, ky ekspozim i tanishem i femijve dhe flamujve neper rruge, katerciperisht m`i kujtuan vitet e largeta te servilizmit tone te atehereshem ndaj kulteve socialiste. Angela Merkel, pa as edhe nje me te voglin dyshim, nuk ka nevoje per nje servilizem te tille, perkundrazi. Skena te tilla kishte pare ajo me bollek gjate femirise se saj ne DDR-in e Honecker-it
Petiriti (Prishtine): 20-12-2011 11:55
Mu me ka impresionuar Hashimi kur ja tregonte tepihun e kuq Merkeles dhe drejtimin kah te ec.Shume katunarski kqyr e kena qit tepihin e kuq edhe Garda me tentene per ty mungonte Naim Abazi edhe Myhrija me potence .

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51