| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Dush Gashi
Dje patėm rastin tė lexojmė lajmin, i cili e nxjerr nė dritė njė cinizėm tė pashembullt tė tėrė kėsaj periudhe tė pasluftės nė Kosovė: komuna e Vushtrrisė ka vendosur qė, pos tė tjerash, nė rast vdekjeje, tua heqė shpenzimet e varrimit veteranėve tė luftės. Njė vendim i tillė mbase as qė do tė duhej tė zgjonte vėmendjen e shtypit, po tė mos ishte marrė tash e dymbėdhjetė vjet pas lufte dhe sikur, nė rastin konkret, tė mos kishte njė parahistori tepėr tė dhimshme.
Organizata vushtrriase e veteranėve ishte detyruar ta bėjė njė kėrkesė tė tillė pas vdekjes sė dy pjesėtarėve tė saj tė rinj, familjet e tė cilėve nuk kanė pasur mundėsi ti pėrballojnė madje as shpenzimet e varrimit tė bijve tė tyre!
Sė pari, ėshtė ironi qė, edhe kaq vjet nė liri, kushdo qoftė ai, tė mos ketė para pėr shpenzime tė varrimeve tepėr modeste, siē bėhen te ne. Pastaj, ėshtė ironi e paskaj e jetės tė mos kenė kaq pak para familjet e luftėtarėve, derisa shumė njerėz, qė janė nė pushtet sot, kanė bėrė nam e pasuri nė emėr tė kėsaj luftė dhe nė emėr tė po kėtyre luftėtarėve!
Po, pse heshtin luftėtarėt? Pse ata - ndonėse nuk ėshtė se nuk kanė protestuar pėr tė drejtat e tyre dhe, jo rrallė, edhe pėr tė mbrojtur ca shokė, thėnė mė sė buti, kontroversė, kur akuzoheshin pėr diēka - nuk e ngrenė zėrin kur kjo shoqėri mė sė paku i ngjan asaj pėr tė cilėn kanė luftuar? - Pse heshtni? - e pyeta njė ish-luftėtar, nga mosha e tė cilit mund tė kuptohej se kur ka marrė pjesė nė luftė ka qenė shumė i ri. - Pse, ju qė patėt guximin edhe tė vdisnit nė luftė, tash keni humbur kurajon morale qė ndonjėrit prej shokėve tuaj, i cili me tė pabėrat e tij ju stigmatizon tė gjithėve, nuk keni guxim tia drejtoni gishtin dhe tia thuani nė sy: djalo, je hajn!
Kush do ta kishte mė shumė tė drejtėn tė vepronte kėshtu? Kujt do tė mund ti besohej mė shumė se juve, me gjithė atė kapital moral qė e keni tė deponuar me pjesėmarrjen nė luftė? Kush do tė mund ti akuzonte ata, pos jush, e tė mos i merrej se e ka nga zilia, apo nga pazotėsia ta pranojė faktin se, ndonėse mund tė ketė pasur dėshirė tė marrė pjesė nė luftė, nuk e ka bėrė kėtė nga frika? Pse, ndonėse dihet se solidariteti mes luftėtarėsh ėshtė i lartė, megjithatė jeni vėnė nė mbrojtje tė disa komandantėve tuaj, pėr tė cilėt edhe nė gjykata ėshtė dėshmuar se atė qė i kanė dhėnė atdheut nė luftė, janė pėrpjekur tia marrin shumėfish dhe nė mėnyrė tė padenjė pasluftės?
Pse nuk i dėnoni padrejtėsitė nga cilido "krah" tė vijnė ato? Pse jeni bėrė pjesė e konformizmit tė pėrgjithshėm, deri sa nė kėtė shoqėri ėshtė materializuar gjithēka, madje edhe gjėrat mė tė shenjta? Luftėtari i ri u hamend njė grimė, pastaj ngriti supet sikur me kėtė gjest donte tė thoshte dihet pse. Megjithatė, pas disa ēastesh e formuloi njė pėrgjigje, dhe e tha: Epo, po na i gjejnė do vende pune, po i marrim do pare... Po fole, tė lėnė anash, s'don tė dijė kush pėr ty...
Trima nė luftė, por do tė mund tė thuhej - tė humbur nė labirinthin e marrėdhėnieve shoqėrore tė ndėrlikuara nė paqe. Aq mė parė, kur kėto marrėdhėnie nuk janė shumė tė shėndosha. Disave ua gjejnė do vende pune, nė tė bardhė a nė tė zezė, shumė tė tjerė jetojnė me ndihma sociale, e shumė tė tjerėve vetėm u premtohen pafundėsisht ditė mė tė mira. Homogjeniteti brenda kėsaj kategorie shoqėrore, ndėrkaq, ruhet mė shumė pėr tė ruajtur interesat e njerėzve nė majėn e piramidės, se sa pėr tė mbrojtur tė tėrė pjesėtarėt e saj.
E ata nė maje, politikėn e kanė gjė tė dorės sė dytė, ndėrsa motivet e vėrteta bizneset milionėshe, me bazė nė grazhdin e shtetit.
halori (sk....): 04-02-2012 17:20
Veterani i vertet (Prishtine): 26-12-2011 12:00
ish ushtari i UQK-Drenic (prishtin): 25-12-2011 22:21
Agroni (Ne mergim...): 25-12-2011 13:41
Kopili (Kosove): 24-12-2011 16:31
Dini45 (Gjermani): 24-12-2011 13:53
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 