Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
25-12-2011 | 12:58 CET
SHKRUAN
Naser Sertolli

Bomba me sahat

Naser Sertolli

Diēka po zihet nė skenėn politike kosovare. Kallauzi i kėsaj ēorbe ėshtė kryeministri i Republikės. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė njė fushate gati tė paparė mediale nga ana e tij.

Nė disa intervista tė publikuara e tė transmetuara ditėve tė fundit, shefi i ekzekutivit sikur po na paralajmėron se do tė kemi zhvillime tė reja nė njė tė ardhme tė afėrt. A mos i ėshtė premtuar ndonjė post, rikonfirmim nė postin aktual apo diēka e ngjashme Hashim Thaēit nė takimet qė ka pasur ditėve tė fundit me udhėheqės tė kalibrit botėror, kjo pritet tė shihet.

Nėse e keni lexuar apo dėgjuar atė qė ka thėnė kryeministri, banorėt e Kosovės janė duke jetuar me standardin e vendeve skandinave. Krejt kjo meritė e angazhimeve dhe e mbajtjes sė premtimeve tė kabinetit Thaēi. Sipas shefit tė qeverisė, vetėm guximi dhe vizioni i tij u ka mundėsuar punėtorėve kosovarė qė tė marrin paga “tė dinjitetshme”, pėr dallim, sipas tij, nga “ndihmat sociale” qė merrnin mė parė.

Askush nuk e mohon se punonjėsve tė sektorit publik iu rritėn tė ardhurat, por jo nė atė masė si e paraqet ai - thuajse punėtorėt i kanė rėnė shqelm fukarallėkut. Nė kėtė kontekst, kryeministri tradhtoi vendimin e nėnshkruar me dorėn e tij pėr t’ua dhėnė punėtorėve tė arsimit nė mėnyrė retroaktive rritjet e pagave pėr muajt janar e shkurt.

Kjo gjė nuk ka ndodhur as sot e kėsaj dite dhe Hashim Thaēi sa herė pyetet pėr kėtė ēėshtje, si mburojė pėrdor fjalinė magjike: “Askush s’mund ta mohojė se punėtorėt e sektorit publik po marrin pagat me rritje ashtu siē kemi premtuar”.

Personalisht njoh sė paku tre mėsimdhėnės qė e gėnjenin veten se do t’i marrin edhe ato rritjet qė s’ua dha shteti pėr tė blerė ndonjė kompjuter tė pėrdorur, pėr tė ndjekur sadopak trendet. Dhe, kjo situatė na nxjerr te njė premtim tjetėr i dhėnė, por qė po ashtu nuk ėshtė mbajtur.

Mė 5 maj 2009, kryeministri Thaēi pati nėnshkruar njė marrėveshje mirėkuptimi me PTK-nė pėr njė projekt pėr informatizimin dhe kompjuterizimin e tė gjitha shkollave tė vendit, brenda mė pak se njė viti, e qė do t’u mundėsohej nxėnėsve e mėsimdhėnėsve tė kenė qasje nė mjetin mė tė pėrdorshėm tė komunikimit nė ditėt tona - internetin. Pėr kėtė projekt qenė ndarė 80 milionė euro, pėr tė cilat besoj fuqishėm se kanė pėrfunduar nė gojėn e ujkut, e interneti dhe projekti nuk janė askund.

Jo pak kolegė janė marrė me atė se si shefi i qeverisė i luajti fjalėt sa i pėrket liberalizimit tė vizave. Gjatė fushatės zgjedhore, nė dhjetorin e kaluar, jo nė njė por nė sė paku tri qytete, vetė goja e Hashim Thaēit kishte premtuar se nėse fiton partia tė cilėn ai e kryeson, kosovarėt brenda 15 muajsh do t’i bien kryq e tėrthor Evropės. Bile, nė Skėnderaj, pėr tė njėjtėn periudhė pati premtuar se qytetarėt tanė pa viza do tė shkojnė edhe nė Amerikė.

Hashim Thaēi mburret edhe me “tė arriturat” e Republikės nė arenėn ndėrkombėtare, edhe pse tani po bėhen katėr vjet qė nga deklarata e tij se 100 shtete i kanė premtuar se do ta njohin Kosovėn brenda tre muajve pas pavarėsimit. Siē po ecin punėt, do tė duhet kohė qė ky numėr tė arrihet. “Po ne s’mund t’ua imponojmė shteteve njohjen tonė“, do tė mund tė arsyetohej tabori qeveritar. Shumė e vėrtetė, por askush nuk e ka shtyrė me zor “shefin” tė jepte deklarata qė s’pėrkojnė me realitetin.

Nė fushat tjera tė pėrgjegjėsive tė Qeverisė, sikur shėndetėsia, situata ėshtė e njėjtė me atė tė kohės kur Thaēi pat vizituar QKUK-nė, ku pati thėnė se “njeriu kėtu vjen i shėndoshė e del i sėmurė“. Pėrveē qė dalin tė sėmurė, pacientėt janė tė rrezikuar edhe nga qentė, qė shėtisin poshtė e pėrpjete reparteve, pa u trazuar nga askush.

Edhe nė arsim gjendja nuk ėshtė aspak e mirė. Po tė ishte, vetė kryeministri do ta dėrgonte tė birin nė shkollė publike, e jo nė kolegj privat. Sa u pėrket zhvillimit ekonomik dhe punėsimit, ato kanė fatin e njėjtė tė “Luginės sė Silikonit”, qė na ishte premtuar. Edhe ata pak investues tė huaj qė ishin, ikėn nga vendi si prej dreqit.

Pika mė e dobėt e kėsaj qeverisjeje – korrupsioni, ka arritur nivele alarmuese. Duke qenė se raportet e analizat vendore pėr kėtė dukuri pushteti nuk i merr seriozisht, meqė “bėhen me qėllime tė caktuara”, janė do organizata ndėrkombėtare qė po e vulosin kėtė tė vėrtetė tė hidhur. “Korrupsioni ėshtė bėrė pjesė e sistemit”, thotė njėra prej tyre.

Ndėrkaq, nė perspektivėn e mbajtjes sė ndonjė palė zgjedhjesh tė parakohshme, opozita do tė duhej t’i shfrytėzonte kėta margaritarė pėr ta ēuar nė shtėpi qeverisjen aktuale. Pėrndryshe, partitė opozitare nuk kanė asnjė shans pėr tė fituar pėrballė makinerisė sė pakonkurrencė tė pėrvetėsimit tė votave tė partisė aktuale kryesore.

Kėshtu, gjithė kėto probleme dhe gjithė kėto mashtrime nuk janė gjė tjetėr pos elemente qė ia shkurtojnė kohėn bombės sė kurdisur.

4.8/5 (20 votë/a)
Burim BARDHDRINI (Diasporë): 29-12-2011 13:48
Nė kohė tė shkuara,kur Kosove ishte e robėruar nga osmanlinjtė,apo serbėt,pas tyre,deri nė luftėn e para dhjetė vjetėve, kėndohej kėnga:"Prej Podrimės po vijė haberi,top me top po vijė sheqeri,me kė e ha o unė i mjeri..."Nė kėto kohė mė tė reja njėri shumė xheloz,kishte ndryshuar titullin dhe tekstin e kėngės dhe kishte filluar rrugėve tė qyteteve apo edhe tė fshatrave,jo edhe nė Drenicė,edh pse i atjeshėm ishte,tė kėndonte:"Prej Drenice po vijė haberi,po na vijė "sherr-qederri", s'e duroj unė o shumė i mjeri.Ėshtė ky sherri i njerėzve tanė,shumė mė i keq sė i robėruesve t'parė...tralala."Kjo kėngė,pak si hashtazi po depėrton dhe, njė ditė do tė bėhet "hit",mbase edhe pėr konkurimpėr Evrovision,ku mund ta shohin nė ekran evropianėt,qė i kanė dhėnė premtim Drenicės, se ajo e para do tė hyjė nė BE,dikush tha:pa zgjebė,sepse i paskan parė tinzisht politikanėt nga Drenica,se si, tė ulur nė koll-tuqe,gjithė kohėn lėvizin duke e kruar shpinėn pėr mbėshtetėse,dhe sakaq u shkoi mendja te
Burim BARDHDRINI (Evropë): 29-12-2011 12:07
Arbana Xharra i quajti ata PDK-ejcat Robin Hud,gabimi,ata janë "grabitë huta", cilet kanë nxjrr një në sy dhe kanë venë një tjtër për të par,jo vetëm natën por edhe ditë/huti sheh vetëm natën,në terr/.Politikanët/jo primitiv si këta të Kosovës/,janë "artistë" të skenës, të ngjashëm me ata të skenave teatrore/Dalllim mes tyre është si terri me dritën.Të parët art/politikanë luajnë role "liv" ditën dhe natën,dhe nga ato role/veprime,publiku çdo orë e çast pëson,dëmtohen,zhgënjehet pamatshëm,bie në depresion,alivanoset,çmendet...publiku në skenën e "hapur".Aktorëve të lësaj skene u mungon morali,janë fytyrëzinj,të pa besë,mastrues,gnjështarë,kusarë,matrapaz,imoralë,antihumanë,dilinxhi,falsifikatorëdiplomash,keqbërës,kriminelë/dorëfshehur/etj.Kurse ata në skenat e teatrove,rolet i luajnë në bazë ngjarjeve që në mënyrë artistike janë imagjinuar,përjetuar dhe shkruar nga shkrimtari/dramaturg,romansier/dhe publiku në mënyrë të kulturuar,me duartrokitje i përshendët,përherë,ka kënaqësi,ose
mire ibishaga (peje ): 28-12-2011 15:43
O kot e ke o Naser Bardha.me hashimin ke me nejt edhe nja 10 vjet se atij nuk kush cka i ban. vec Zoti munet ne a hek. po zoti mesap as tash nuk osht me ne e po i nimon te keqit. gajretgajer se ka shpetim masi te desim. sigurish kemi me shku ne xhenet me durimin qe po e tregojme mire agai, peje
reagim (prishtinw): 26-12-2011 12:15
Shumw i sertw po dukesh zotwri Sertolli,por mesa po e shoh une as ngat nuk wshtw ajo qw pop pretendon ti.Kosova pikwswpri nuk ak opozitw ,e cila ,edhepse e fortw nw numra,wshtw e pwrqarw,dhe gjasat pqwr njw bllok tw fortw opozitar janw minimale.Secila nga partitw synon primatin pavarwsisht forcws reale qw paraqesin,e shtoja kwsaj edhe arrogancwn dhe prepotencwn e VV e cila ka pat deklaruar se nuk do tw bwjw koalicion me asnjw parti politike qw ka qenw nw pushtet.LDK wshtw njw parti e fortw nw numra por shquhet nga njw impotencw kronike kurse AAK ,sado e vogwl nuk do tw pranojw kurrw tw futet nwn hijen e njw partijw tjetwr nw luftwn pwr pushtet.Me njw fjalw,ajo "bomba me sahat"qw ti don t ia dhezwsh partisw nw pushtet ,me sa po duket wshtw kurdisur gabimisht dhe ne do tw mbesim nw pritje tw kotw qw ajo tw eksplodojw.Dhe ti si njeri i lapsit, besoj se e din fare mirw se faktori kohw nw politikw wshtw kyq pwr sukses ose mossukses .Kaq kwsaj radhe ,e ti prit qw bomba tw plkasw.
Graniti (Suhareke): 26-12-2011 11:54
Ky koment gjithqka ka te vertete por aq eshte i kompenzuar si opinion sa qe me duket gjynah qe ka zene hapsiren e gazetes.Thjesht nuk sjell diq qe nuk e dime te gjith.Provokativ ishte vetem titulli qe zbehet brenda tekstit.
Leci (Vragoli): 25-12-2011 23:09
"Në çdo komb të shtypur , ka dhe do të ketë nje revolucion kundër shtypjes". Nuk do të shpetojne lehte keta tirane dhe kriminele qe u pasuruan ne kurrizin e njerzve te varfer brenda nates, do t'i mallkojë Zoti të gjithë, nese jo Zoti , atehere historia do t'i denoje ....
Xhaferi - \'51. (G. - Pd.): 25-12-2011 22:53
Analizë e thukët dhe serioze për premtimetdhe dështimet e shumta të kësaj qeverie antipopullore, kriminele e servile. Këta qeveritarë në krye me Hashim hardallin duhet ndjekur dhe dëbuar sa më lsrg Kosovës, duke ua konfsikuar pasurinë dhe njëkohësisht duke i gjykuar për të gjitha të palarat dhe krimet të të gjitha natyrave. Nuk ka më taksirat se sa të udhëheq Hashim hardalli një shtet.H
Felix (Gege is beautiful) (Peje): 25-12-2011 15:43
...Cka me prite preje njerezve te sojit qe preje opongave hypen n'merecedes k'shtu i pat pershkru politikanet tane gazetari slloven. Mos ta harojme epitetin tjeter servilitet i tejskajshem ndaj te hujve kurse popullin e vete e vrasin, e poshtnojne e cka mos si bajne. Per njerez me bindje enveriste kjo situate ju duket se kan bo pertej bilahit. Duhet sa ma shpejt qe asht e mundshme me ja u gjete ilaqin ketyne virusave shkaterues nga trupi i Kosoves sa s'asht ba vone.
Teveqeli... (Ne mergim...(Kore e Veriut)): 25-12-2011 15:07
Zoti Sertolli,Teksa u ktheva nga ceremoniali mortor i Kim Jon -ilit ne Phenian te Korese Veriore.I tregova per Titon,Pacollin, Isa Mustafen,Fatmir Sejdiun etj...Me pyeti edhe per Agim Zatriqin dhe Azem Vllasin ...I shkoi buza ne gaz...Qeshi i permalluar per ta duke me thene u ben te fala! Doren ne zemer u tuta paksa nga qeshja e tij mortore,por shpetova disi.Me shpetuan "lotet e ngrire" te "judeut aspostul" qe e kishte tradhetuar Krishtin te Premten e Madhe ne Nazareth.Ika ne ceremonialin tjeter mortor.Nuk pret koha! Kohe varrimesh! Apo?!!!
Shkenca (Parisi i Vogel): 25-12-2011 14:37
Nuk jane te gjithe njerezit njesoj.Ata dallojne per nga IQ tyre.Ndoshta dikush nuk ka aq kapacitet sa per te kujtuar fjalet e thena,apo ndoshta thjeshte edhe ``harrojne``.
Besimi (Prishtine): 25-12-2011 14:35
Hashimi dhe co. jetojne dhe pasurohen ne kurriz te varfnjakeve. Mun te them lirisht se eshte i pashpirt cdo lider qe nuk mendon se ka familje pa buke ne sofer.
martini (londer): 25-12-2011 14:25
kjo eshte everteta kosovare eju popull keni ra ne gjum si arit vetem kur te zgjohni dote behet von
Gjyshi (Pejë): 25-12-2011 13:58
Mos u shqetsoni fare. Njera nga vetitë e politikanëve është të mbajnë gjallë shpresën e popullit me mashtrime. Që nga kohërat e lashta dihet se mbreti nuk e ndihmon mirëqenien e popullit por ndodhë e kundërta: populli e ndihmon mbretin të jetojë dhe mbretërit nuk jetojnë do si do. Ah sikur Kosova e shkretë të kishte vetëm një mbret!

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51