| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Behxhet Haliti
Njė qytetar, i pyetur nė sheshin Nėna Tereze tė Prishtinės, nga gazetari i njėrit prej televizioneve tona nacionale, se ēfarė ishte viti qė po lėmė pas dhe pse nuk ndodhi liberalizimi i vizave pėr kosovarėt gjatė kėtij viti, u pėrgjigj pėrafėrsisht kėshtu: A po e shihni kėtė shesh, kėtė rrugė tė gjerė, kėtė shėtitore tė madhe? Atė ditė kur tė ndodhė liberalizimi i vizave pėr kosovarėt, nėpėr kėtė shesh nuk do tė shihni njeri! Jo, jo! Do tė ikin!...
Nėpėr kėtė shesh nuk do tė shihni njeri!
Pak si e rėndė, bre!...
Njeriu nuk ėshtė optimist!
Ėshtė pesimist!
Dhe, e dini atė tregimin pėr optimistin dhe pesimistin: optimisti e sheh gotėn gjysmė tė mbushur, e pesimisti po atė gotė e sheh gjysmė tė zbrazur!
Njeriu ėshtė, nė kėtė rast, mė tepėr se pesimist!
Gotėn nuk e sheh as gjysmė tė mbushur, e as gjysmė tė zbrazur.
E sheh fare tė zbrazėt!
E sheh bosh!...
Njeriu ėshtė i zhgėnjyer!
Qe ēka thotė Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr zhgėnjimin dhe pėr tė zhgėnjyerin: Zhgėnjim ėshtė ndjenja qė pėrjetojmė, kur dikush a diēka nuk na del ashtu siē e pritnim ose siē e mendonim, por na del keq, humbja e besimit a e shpresės qė kishim te dikush a te diēka; pakėnaqėsia qė lind kur zhgėnjehemi.
Dhe, ka zhgėnjime tė hidhura (tė thella)...
Zhgėnjim mė tė thellė, se ky i qytetarit tė pėrmendur, a mund tė ketė?
Ta paramendosh sheshin kryesor tė Prishtinės pa asnjė njeri!
Kjo ėshtė pėr haj ku-ku e pėr haj medet!
Mendoni se qytetari nuk i do ata njerėz qė pėrditė mbushin sheshin Nėna Tereze tė Prishtinės?
Se nuk dėshiron ti shohė e ti takojė aty?
Jo, jo!
Ai nuk e ka me ta!
Ai e ka zhgėnjimin diku tjetėr! Me dikė e me diēka tjetėr! Sikur edhe tė gjithė ne qė nuk pamė gjė tė mirė nė kėtė Kosovė gjatė vitit 2011. Edhe para vitit 2011! 2010, 2009... Edhe pak mė pėrtej!
Dhe, askush nė kėtė botė nuk ka tė drejtė tia zėrė pėr tė madhe atij pėr dozėn e zhgėnjimit!
As mua!
Ndoshta, as juve!
Doza: te dikush mė pak, te dikush mė shumė, te dikush shumė mė shumė se shumė!...
A ka nevojė tė pėrmenden kėtu arsyet e zhgėnjimit qytetar?
Nuk i zė kjo hapėsirė, jo!
Na janė sjellė nėpėr kokė vetėm tė zeza: skandale, afera, korrupsion, krim i organizuar, bastisje, procese gjyqėsore, papunėsi, varfėri ekstreme...
A thua, vetėm nėpėr kokė?
Prandaj, nė emėr tė qytetarit qė pashė nė televizor, i lutem vitit 2012: Merrja zhgėnjimin!
I lutem edhe pėr vete: Merrma zhgėnjimin!
Menjėherė!
(Nėse doni i lutem edhe nė emrin tuaj! Nėse doni!)
Burim BARDHDRINI (Evropë): 29-12-2011 11:28
Intelektuali kunder Horrave (Vjene): 29-12-2011 07:43
Gjyshi (Pejë): 28-12-2011 18:15
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 