Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
05-01-2012 | 12:22 CET
SHKRUAN
Behxhet Haliti

39 mė shumė se 422!

Behxhet Haliti

Amerika nuk i dha vizė pėr tė vizituar SHBA-nė (nuk i dhanė pėrgjigje pėr vizėn amerikane, edhe pse atje ishte ftuar pėr njė fjalim, nė rolin e kryetarit tė Komisionit pėr Punė tė Jashtme nė Kuvendin e Kosovės).

Shqipėria e shpalli personazh tė vitit 2011 (nė sondazhin e Top-Channelit e la prapa edhe Kreshnik Spahiun e Aleancės Kuq e Zi, edhe Edi Ramėn e Partisė Socialiste, edhe historianin Kristo Frashėri, edhe presidentin Bamir Topi, edhe kryebashkiakun e Tiranės Lulzim Basha, edhe futbollistin Lorik Cana...).

Nė Kosovė, herė flet nė Kuvend e herė vepron nė rrugė!...

Thonė se “ia ka lagur” edhe Amerikės, e cila “deshi ta fuste nė Kuvend, pėr tė mos rrotulluar vetura tė EULEX-it”...

Ka thyer shabllonet!

Viti qė shkoi, pra viti 2011, duhet tė mbahet mend nė Kosovė edhe pėr kėtė!

Pėr thyerje shabllonesh!

Lėvizja e tij, Lėvizja Vetėvendosje, vepron “pėrmes aktivizimit qytetar, por edhe atij institucional!”.

Kėshtu thonė vetė!

Kjo i bie shqip: paradite nė Parlament, pasdite nė rrugė!

Ose e kundėrta!

Besa, ka ndodhur tė dilet edhe nga seanca plenare e Parlamentit pėr tė folur nė rrugė me megafon!

Apo, nė pamundėsi pėr tė hequr flamurin shtetėror tė Kosovės nė sallėn e Kuvendit, nė seancė plenare u betuan si deputetė me flamurin kuqezi para vetes, nė tavolinė, ndėrsa nė ēdo festė e hoqėn nė hyrje tė Prishtinės flamurin e madh shtetėror tė Kosovės dhe nė vend tė tij e vendosėn flamurin kombėtar shqiptar...

Megjithatė, kujtoj se nė rrugė kishin mė shumė imagjinatė!

Lėvizje e imagjinatės, me imagjinatė, pėr imagjinatė!...

Kush nuk pajtohet me mua, le t’i kujtojė dy aksionet mė tė reja tė Lėvizjes Vetėvendosje: Hashimdimri (Babadimri, i maskuar me fytyrėn e kryeministrit Hashim Thaēi, duke u dhėnė qytetarėve para Qeverisė 500 pako me 13 dhurata-dėme qė ia ka bėrė Kosovės!) dhe Nėnadimri (zėvendėskryeministrja Edita Tahiri, me tė gjitha “dhuratat” e “Nėnadimrit” qė gjatė vitit 2011, pėrmes negociatave me Serbinė, i dhuroi popullit tė Kosovės).

Por, edhe tė tjerat!

Ju kujtohet “Doctor Korrupsionis Causa” (ēmim ky qė iu dha rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, pėr korrupsionin “qė ka prekur ēdo sektor tė UP-sė”).

Njė tjetėr aksion i Lėvizjes ishte “Hajmali pėr Bajram Rexhepin” (ia dėrguan simbolikisht ministrit tė Brendshėm njė hajmali para Qeverisė, sepse pati deklaruar se ata qė frikėsohen nė veri tė Mitrovicės janė pėr hajmali, e vetėm njė javė mė vonė u rrahėn atje tre shqiptarė!).

E diplomuan edhe Edita Tahirin, duke ia dėrguar para Qeverisė sė Kosovės diplomėn, me notėn 10, tė Universitetit tė Hajnisė dhe tė kompromiseve me Serbinė!

Nė sheshin “Nėna Tereze” organizuan aksionin simbolik “Pasarela e Turpit”, me fotografitė e Yjeve tė hajnisė sė pronės publike, tė mirėqenies sė qytetarėve dhe tė sė ardhmes sė Kosovės: Hashim Thaēi, Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bredri Hamza, Hajredin Kuēi, Bajram Rexhepi.

Kjo nuk ishte Walk of Fame, por Walk of Shame!

Kishte edhe “Kujdes xhepat! Qeveria afėr!”, rrotullime kamionėsh me mall tė Serbisė, ngjyrė tė kuqe rektorit tė UP-sė...

Ama, ėshtė keq qė kur vendos tė futesh nė institucione, tė dalėsh mė kreativ nė rrugė se sa nė institucione!

Mė me imagjinatė nė rrugė se sa nė institucione...

Unė, pėr rrugėn, do ta mbaj mend vitin 2011 te Vetėvendosja!

Pėr 39 aksionet simbolike, pėr demonstratat gjithėpopullore “Kundėr Hajnisė”, pėr 10 tribunat e pėr 5 tryezat e organizuara gjatė vitit 2011!

Jo pėr 422 diskutimet e deputetėve tė Lėvizjes nė Kuvendin e Kosovės!

Keq!

4.6/5 (22 votë/a)
Fati (Vjene): 10-01-2012 13:23
Une nuk e perkrah Albinin per sy te zi, por per ate se eshte punetor i madh i çeshtjes kombetare. Çdo gje eshte e re ne Levizjen Vetevendosje, qe udheheq ai. Kurrfar kopje nuk ben, eshte origjinal, nuk i perngjet askujt, pra eshte unikat. Adem Jashari ne lufte, Albin Kurti ne paqe, jane e njejta vlere. Ti japim perkrahjen i gjithe populli, se nuk do na bjere keq! Ne Kuvend dhe ne rruge eshte fituesi i vitit 2011 bashk me VV-n. Me 2012 do te jete edhe me fitues, sepse populli shqiptare tashme e ka pare ku eshte ardhmeria e tij. Tung.
Zana (Prishtine.): 06-01-2012 19:17
Jo qe t'i kallxoj une mos i dish apo veq po get qe spaske dasht me i dite. Kudershtimi i negociatave me serbine (shikoje fjalimin e Albinit ne parlament), publikimi i kontrates bechtel enka, mos e ke harru pahiri qita. Por kur je opozites ski numra. Veq se edhe si opozit prap vv e miratoi micionin per reciprocitet. Krejt keto haver mrena ne parlament kan ndodh. Por do qisi si qifti jot ja nijn krismen ma vone.
alban vokshi (berlin): 05-01-2012 23:15
Mbaje pra mend PDK-në,LDK-në dhe AAK-në për hajni,krim,korrupt,nepotizem,mashtrime,afera,tradhëti etj...
Kapit Tupalla (Prishtine): 05-01-2012 22:42
Po me befason me statistikat, per te mire. Por shiqo sa kane folur te gjithe deputetet tjere se bashku dhe pastaj thuaj mire apo keq. Sepse kuvendi eshte per te kuvenduar. Dhe e ke harruar mocionin.
baci (peje ): 05-01-2012 22:42
Ai edhe shume vite do te jet personi i pare ne gjithe boten shqiptare,sepse ashte NJISH dhe ma i miri .Faleminderit per shkrimin Behxhet
nje rrugac (Kosova): 05-01-2012 19:25
Mire a keq varet sa e kupton demokracine!!!!Per fat te keq akoma ne kosove disa e kan komunizmin ne koke.Ne krejt evrope per 1 maj protestohet e ne kosoveshkohet ne piknik si ne komunizem!!
Kidushi (Kosova): 05-01-2012 17:48
Qaje qaje Rambon Behxhet!!!!!Ta shofim cfar fjalime bon Rambo ne Kuvend :-)

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51