Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
07-01-2012 | 12:08 CET
SHKRUAN
Astrit Gashi

Xhamadani vija-vija... ėshtė TiVi-ja

Astrit Gashi

Njė javė, njė vit... nė katėr ditė televizive

Disa nga ngjarjet mė bajate qė na presin nė orėt e para tė secilit vit tė ri, janė pa dyshim programet festive tė televizioneve tona. Zakonisht shoumenėt, kėngėtarėt, aktorėt e politikanėt, kujdesen qė pėr natėn e ndėrrimit tė moteve dhe ditėt festive e tė pushimit dinė qė tė na prezantojnė shpėrthimet e tyre artistike. Shpėrthime kėto qė zakonisht ofron bajatllėk. Por qė sivjet kupėn e bajatllakut ia nxorėn me kėngėn “Xhamadani vija-vija”.

Nėpėr netėt festive, qė ne i kemi tri a katėr, nuk la kush pa e kėrkuar e pa e kėnduar, e bėnė aq bajat sa ta meritonin kurorėn. Nuk them se kėnga ėshtė bajat, edhe pse kėtu po ashtu ka hapėsirė pėr debat, por se nuk mbeti kush, kėngėtar, politikan, aktor, tifoz e qytetar i thjeshtė pa e kėnduar. Madje atė i detyruan ta kėndojnė edhe dy tė huaj- edhepse nuk ėshtė nė traditėn shqiptare t’i zėnė ngushtė miqtė e as t’i sikletojnė me kėrkime favoresh.

Kėnga e cila na jep energji aq sa edhe po tė na e lėshojnė deri sa jemi fjetur ēohemi “jerm” e shėtisim nga njė fushėbetejė nė tjetrėn pėr tė realizuar ėndrrėn tonė kombėtare - shtetin e pėrbashkėt tė shqiptarėve. Por, qė tė mos e harrojmė se bashkimi i trojeve etnike ėshtė njė dėshirė e jona, kėtė na e kujtoi njėra nga moderatoret e kėtyre spektakleve. Thėnė sinqerisht me tė dėgjuar tingujt e rreshtat e parė tė kėsaj kėnge, disi spontanisht i ngre duart lart, mė kalon lodhja e ngrihem nė kėmbė, me plot mburrje dhe me energji pėr t’i shquar tre a katėr njerėz pa lujtur vendi.

Nė apatinė tonė shoqėrore, kjo kėngė merr trajtėn e njė pilule magjike, tė njė “viagra” qė na i ēon lart epshet kombėtare, apo edhe tė njė “heroine” tė pastėr 100 pėr qind. Latino-amerikanėt, thuhet se i kanė serialet qė i bėjnė tė lumtur, qė i bėjnė tė harrojnė pėrditshmėrinė e rėndė... Ndėrsa ne kemi Xhamadanin dhe atė jo gjithfarė, por “vija-vija”. “Ėshtė Kosova, ėshtė Shqipėria”!

Atė qė s’po e bėjnė politikanėt, po e bėn estrada. Mbajtėm zgjedhje edhe nė natėn e dytė tė vitit tė ri. Transmetim live, me kamera, dhe nė transparencė tė plotė. Aty ishte edhe KQZ-ja qė garantoi se nuk do tė bėjė dallavere dhe se rezultatet do tė jenė reale. Valdete Dakaj e estradės dukej mė e kuqe dhe mė e bardhė se ajo e KQZ-sė. Tė veshur kuq e bardh nė atmosferė festive, nė kėtė natė tė dytė tė vitit qė nisėm... zgjodhėm qeverinė e re dhe kryeministrin. Tė gjithė tė hijshėm, tė veshur mirė, me xixa e kuq e bardhė, por goxha tė lehtė nga truri.

Si duket nuk ėshtė e shkruar qė tė kemi nė asnjė rrethanė njė qeveri krejt tė mirė. Diēka gjithsesi do t’i mungojė. Dhuratat ndėrkaq ishin rrėfim mė vete - shampon pėr parandalimin e rėnies sė flokėve . Hiē s’e di se kujt dreqi i shkoi mendja qė tė organizojė zgjedhje natėn e vitit tė ri dhe tė mendojė se po shfaq kreativitet dhe argėtim. Zgjedhjet gjithmonė do t'na e prishin harenė e gėzimin, o njerėz! Duke i parė se si i kemi yjet e estradės, komedianėt, shouman-ėt, goxha shumė po mė hyjnė nė qejf politikanėt. Kėta tė fundit sė paku janė nė “tokė tė bukė”, pėr dallim nga estrada qė e mendon veten dikah lart dhe larg, nė Bahama, nė getot e New-Yorkut, si Kim Kardashian e Justin Timberlake.

Disa herė e kam pyetur veten natėn e vitit tė ri se nė cilėn kohė po jetojmė. Nėse jemi nė vitin 1988, 1998, 2008 apo disa ēaste para vitit 2012. Nė televizionin publik u emetua njė “skeē” humoristik goxha interesant, qė pėrshkruante deri nė njė masė hapėsirėn e lirisė nė vendin tonė. Ndjenjėn tonė pėr tė thėnė “ani nashtė” e pėr t’u pajtuar me realitetin, dhe pasojat qė mund t’i ketė secili qė refuzon tė pajtohet, nėnshtrohet dhe thotė “nuk dua”. I dyti, sipas kėtij “skeēi” pėrfundon i hedhur nė kazanin e bėrllokut, nga palltėgjatėt me sheshirė (spiunėt e menaxhuesit e trurit!) bashkė me shumė protestues tė tjerė.

Nė emėr tė Mitrovicės dhe lirisė sė saj. Aty gjendej edhe Konica me librat e tij ndėrsa nė anėn tjetėr tė kazanit tė bėrllokut lėvizte i lirė i dehuri nga alkooli, nga nėnshtrimi dhe nga tė menduarit “ani nashtė”. Ajo qė u tha barti njė kuptim pėr t’u pėrgėzuar, por nuk e kuptoj se pėr ēfarė arsyesh nė vitet 2011-2012, ende duhet tė bėjmė skeēe tė tilla, sikur ato tė “Treshi pėrsheshi” tė fundviteve ‘80.

Prej kujt duhet tė frikohemi sot dhe pse frikohemi? Pse artistėt tanė sot, kur jemi tė lirė, kodojnė aq shumė mesazhet, sa edhe dikur qė ishim nėn okupimin policor jugosllav e serb nuk ka patur kėso kodesh. Ndoshta kėshtu e do arti, ndoshta ndryshe as nuk do tė mund tė transmetohej nė njė televizion publik, ndoshta e ndoshta... por mua dhe jam i bindur secilit prej nesh nuk na pėlqeu ky kodifikimi qė donte deshifrime.

Tash qė festa pėrfundoi, mundohem tė balancoj ndėrmjet bajatizmit tė vetė kėsaj feste dhe bajatizmit tė programeve festive. Ndoshta mė ėshtė bėrė bajat kjo festė dhe u gjuhem nė qafė tė tjerėve. Nuk e di pse i shikova programet festive, meqė ishin ashtu si ishin.

Pėrgjigjja duhet tė jetė e thjeshtė: ato janė mėnyra mė e mirė nė dispozicionin e festimit tė Viti tė Ri. Me siguri shumė mė tė mira se ndejat festive prej 70 eurove. Ato ishin kanaxheqe e dasma tė transmetuara “live” si nė televizionet lokale tė shqiptarėve nė Maqedoni. Ishin dhe janė mė argėtuese se poezitė e vendosura si “status update” nė Facebook...

4.2/5 (13 votë/a)
Alpezo (Gjilan): 10-01-2012 13:06
I nderuari z.Astrit,Shija është relative dhe se mendimi yt jo domosdoshmërish përshkruan atë qe te tjerët mendojnë !Për shembull unë me familjen time ,shokët e mije dhe shokët e shokëve te mi e kemi pëlqyer shume ketë kënge !!!Është një e thëne qe ?janë disa njerëz qe ne mëngjese e urrejnë veten, në mesdite familjen e ne mbrëmje tere Boten e siç po shohë edhe ti i takon këtij grupi !Ngadalë o burrë se vec tuj ?sha ? s?rrihet dhe se ndonjëherë bene edhe te shkruhet diçka tjetër !
Realisti (Gjermani): 09-01-2012 11:34
Astrit, tregona cka na ofron ti perpos kritikave te vazhdueshme qe ben?Cdo popull ne bote ka nje kenge, te cilen sa me shume qe e kendon, aq me atraktive behet.Pse te mos jete ne kete rast per ne kenga "Xhamadani vija-vija"!?
Petiriti (Prishtine): 08-01-2012 22:00
Ilir Shaqiri Bunga bunga patriotizem milioner ne banka Zvicrane
Janari (Kosove): 08-01-2012 13:47
Me te vertete kane shitur patriotizem e ka ne fakt jane vetem profitera mendojne per para dhe shesin mend tek audienca kinse e dojme kete vend!Posaqerisht ai spoti i Top media ku paraqet nje motorist duke pershkuar trojet shqiptare por kur vjen tek Ura e Ibrit e ben nje gjysme rrotullim ne vend se te vazhdoj me tutje sikurse ajo nuk eshte me pjese e Kosoves. nuk thojin badihava Tuta han dardha te buta, e ne kete "DARDANINE" tone ka shume dardha te buta besa edhe te kalbura/
Real (Prizren): 07-01-2012 23:03
Te gjithe pajtohemi se televizionet nuk po ofrojne asgje interesante per Vitin e Ri... bile me dhimbsen se sa shume angazhime bejne, edhe ne fund askush nuk kenaqet. Me mire do te ishte qe vitet e ardhshme te mos lodhen shume, por te ofrojne gjera te thjeshta.
realosi (Bern): 07-01-2012 14:34
bravo, se qashtu eshte. neper perrlla e kenge jena trima sa kun nuk ka, e ne jeten reale, ma qyqana se na kun nuk gjen. me pas qene veq 1% trima qysh jena neper kenge, moti kishim qen shtet e skishim pas nevoje me u dridhe e lute amerikes qe mos me e leshue (ushtaret TRIMA amerikan) kosoven, se e dim qe sa per trimerine qe e kemi, veq ishalla shkau i dboet ehste apo ska ma intrese se per 1 ore na shkel anem ane.

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51