| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Astrit Gashi
Bedria Hamza nuk ėshtė kontabilisti i parė nė historinė e Kosovės qė nga ky profesion i fisėm tė jetė bėrė ministėr financash i Qeverisė sė Kosovės.
Kontabiliteti nuk ėshtė bash punė e lehtė, madje. Sherri i tij, shumė studentė e kanė lėnė nė gjysmė Fakultetin Ekonomik. Tregtarėt e dikurshėm - kryesisht pilarexhinj, pronarė deposh tė miellit, tė vajit e sheqerit, pas tė 90-ve i kanė kėrkuar si perin nė errėsirė. Mė tė mirėt, kėshtu, xhepat plot me marka e dinarė i kanė pasur. Pilarexhinjve u duheshin kontabilistė, pėr ti mbyllur nė letra, sepse specialcave e inspektorėve tė Serbisė nuk u mjaftonin vetėm kaparet dhe mbushja e shupave plot me miell, vaj e sheqer.
Hamza duhet tė ketė qenė i mirė, ndėr mė tė mirėt nė regjionin administrativ tė Mitrovicės. Ky, nė shkėmbim, pati mjaft pėr tė jetuar mirė - pėr tė ngrėnė e pirė - e pėr tė blerė ulje pėr flokė, prej atyre mė tė mirave ēiēkovo ulje. Ajo i mbeti si ves, sa qė edhe sot e pėrdor pa pėrtesė pėr ditė tė lume tė zotit. Mos tė pyesim se ku e gjen - pėr njė merak, njeriu i kalon edhe shtatė palė male - lėre mė shtatė a tetė vetėshėrbime.
Pilarexhinjtė edhe depoistėt kanė qenė gjithmonė me LDK-nė, e kanė ēmuar si lektual Qosjen, kanė dėgjuar kėngė me sharki nėpėr kafehane mahallash, ndėrsa nė veturė e kanė mbajtur Cecėn. Asnjėri prej tyre, para sė gjithash, nuk e ka dashur luftėn. E kanė urryer dhe zėrin skanė dashur tia ndiejnė. Lufta tė kall. Ta kall edhe pasurinė, aq vėshtirė tė arritur!
Por, Hamza ka qenė kontabilist. Pas luftės, ai afrohet me PDK-nė. Shprehet me adhurim pėr luftėn, vazhdon punėn si kontabilist dhe ēdo mėngjes nuk harron tė lyejė flokėt me ulje. Mė 2007, ai pret tė bėhet ministėr, se kėshtu i premtuan. Do ta zinte nė befasi RTK-ja, kur nuk ia pėrmendi emrin si ministėr atij, por Ahmet Shalės. Hamza priti postin e ministrit, por mori atė tė zėvendėsit. Por, qė nga dita e parė qė shkeli nė ndėrtesėn e Qeverisė, Hamza do ta konsideronte veten ministėr real.
Atė e donte partia, ndėrsa Shalėn e donin tė huajt dhe FMN-ja. Pėrparėsia e Shalės ishte anglishtja e rrjedhshme. Hamza, nė anglisht, dinte tė numėronte deri nė 10, por kėtė e donte partia dhe kjo ishte mė e vlefshme. Sikur nė atė pyetjen Nėse ėshtė mė mirė me ditė, apo me ta dashtė?, Hamzės ia dashti dhe u bė ministėr 2 vjet mė shpejt se qė shpresonte.
Ditėn e parė u zgjua herėt, krehu flokėt, e ndreqi frizurėn me ulje, pėshtyu nja dy herė majat e gishtave, dhe u nis pėr nė zyrėn e ministrit. Tė dėshmohej para partisė, si i besueshėm dhe kontabilist i zoti.
Ndihej si njė supermen, dhe me atė elan vendosi tė mos respektojė njė marrėveshje me FMN-nė pėr mosrritje tė shpenzimeve nė paga. E kishte premtuar kryetari nė fushatė zgjedhore dhe ai duhej ta realizonte me pėrpikėri. Pastaj, marrėveshjen nė fjalė e kishte negociuar Shala, dhe ai skishte asnjė arsye pėr ta mbajtur veten peng tė saj.
Marrėveshja me FMN-nė duhej tė mos respektohej, ama me tė nuk bėn tė prisheshim, ishte detyra e dytė pėr tė. Kėtu Hamza nxori trikun nga e kaluara. Nga koha kur pilarave ia rregullonte letrat qė tė dukej se po e deklaronin tėrė tatimin, e nė fakt tė deklaronin vetėm 2/3 e tij.
Kėshtu, ai zbaton formulėn qė pagat ti deklaronte tė rritura 50 pėr qind, ndėrsa nė letra ti evidentonte si njė rritje prej 30 pėr qind - aq sa ishte edhe rritja reale. Partia u gėzua pa masė. Mė nė fund, kishin gjetur njė ministėr qė di tė mbyllė letrat. Ai i mėparshmi mė shumė kujdesej pėr imazh, shije tė parfumeve dhe ēfarė lulesh tju dėrgonte nikoqirėve nėpėr botė, sesa tė shikonte buxhetin e ti mbyllte letrat. Theu tė gjitha mitet, pėrnjėherė.
Prej ditės sė parė e nė mė shumė se 200 tė tjera, Hamza do tė udhėheqė buxhetin e Kosovės, si njė kontabilist qė udhėheq njė depo mielli dhe njė pilarė tė dikurshme. E kishte sosur tė fitonte njė bast me tė LDK-sė se buxheti nuk do tė jetė nė krizė. Pėr tė luajtur nė tė sigurtėn, ai qysh nė fillim do ti linte nė letra por nga mendja do ti shmangte 150 milionė euro.
E ndau fitimin ende pa nisur qarkullimin. Qeveria dhe ministritė si nxorėn shumė punė dhe as telashe. E morėn pėrsipėr realizimin e bastit tė Hamzės si me qenė i tyri. E nisėn punėn vonė dhe e vonuan edhe pak. Me tenderė. Aq pak sa nuk u ra ndėrmend qė kėtė vit tė hapin tenderin pėr mirėmbajtjen e 33 kilometrave tė para tė Rrugės sė Kombit - pjesa e dytė. Tenderė nuk do tė kishte sivjet, por as punė. Me paratė e buxhetit do tė paguhej vetėm njė pjesė e autostradės. Ai dhe qeveria e tij do tė dėshtonin nė privatizimin e PTK-sė. Kaq kishte prej qeverisjes sė sivjetme dhe kaq kishte pėr buxhetin.
Pas Vitit tė Ri, ai do ta shpallte bastin me LDK-nė tė fituar. Disa ditė mė vonė, zėvendėsministri i Jashtėm, me gjuhėn e njė CFO-je (zyrtarit kryesor tė financave) qė raporton para bordit, do ta bėnte njė shkrim pėrgėzues pėr tė dhe mbushur me fakte tė sikur strajca e njė plake. Me 150 milionė euro nė xhep, Hamza xheloz se zėvendėsi i tij nuk ishte po kaq i zoti e i talentuar, madje edhe pak i brengosur se disa gjėra si dinte as vetė, do ta konsideronte shkrimin si njė falėnderim tė partisė pėr aftėsitė e dėshmuara.
Marka nuk kishte.
Fatkeqėsisht, ato dolėn nga pėrdorimi nė vitin 2002. Hamzės iu kujtua koha e vjetėr, kur si kontabilist pilarash xhepat i kishte plot me marka. Iu kujtua edhe koha kur si ministėr nė hije i qeverisė sė PDK, para vitit 2007, akuzonte kontabilistin tjetėr Haki Shatrin pėr padijeni nė menaxhim tė buxhetit, sepse kishte suficit. Hamza mori buxhet nė zero dhe nga ai krijoi suficit.
Shpėtoi vendin, se i krijoi rezerva. Arritje ėshtė kjo. Ne vetė, megjithatė, po ēuditej si Shatri dhe shumė tė tjerė spo e kritikojnė pėr suficitin, ose tė paktėn ta falėnderojnė. Dikur dhe nė njė kohė, nga hija ai ua nxirrte mendėt me kėtė fakt, dhe pėrbetohej se kjo nuk do ti ndodhte. Shatri sot nuk ka kohė pėr politikė. Ai po ia mban kontabilitetin njė kompanie me aparate tė basteve. Hamza ra tė flerė i qetė. Kur tė mos jetė mė ministėr, ai do tė bėhej kontabilist, por jo vetėm i njė bastoreje por i tė gjithave, apo me pėrvojėn qė ka bėrė me bastet televizive mund ta hapte edhe njė bastore personale.
Tė nesėrmen lyu flokėt me ulje, rrugės nga Mitrovica pėr nė Prishtinė. I hyri librit tė Buxhetit 2012. Duhej ndarė sėrish fitimin nė start, se basti duhej fituar edhe kėtė vit. Edhe vitin tjetėr, edhe atė pas tij derisa mė askush tė mos guxonte tė hynte nė baste me tė apo derisa mė tė mos mbetej asnjė para nė buxhet.
Ai po udhėtonte pėrditė nga Mitrovica, ku qėmoti e ka njė banesė nė qendėr. Atje blen edhe ēiēkovo ulje. Banesėn nė Dragodan e kishte blerė e motra. Nuk ishte e tij! Kush se do keshin.
Jetoni (Prishtinë): 12-01-2012 09:06
Trimi (Prishtine): 10-01-2012 09:21
Agimi (Bruksel): 10-01-2012 08:55
Ardiani (Prishtine): 10-01-2012 08:48
Petiriti (Prishtine): 09-01-2012 23:46
Miku Ardian (Drenas): 09-01-2012 23:37
Azraili (Mauthausen): 09-01-2012 23:10
baci (peje ): 09-01-2012 20:41
MONUNI NGA HASI (PRIZREN): 09-01-2012 20:11
bujar (prishtine): 09-01-2012 17:32
Agroni (Prekaz): 09-01-2012 17:02
Agroni (Prelaz): 09-01-2012 17:01
drita (PRISHTINë): 09-01-2012 17:00
Ardiani (Kosove): 09-01-2012 16:38
Ezim (Prishtine): 09-01-2012 15:15
bedo bedo (Kline e Eper (Bajrktarevit)): 09-01-2012 12:49
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 