Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
12-01-2012 | 12:48 CET
SHKRUAN
Behxhet Haliti

E fortė ėshtė Kosova!

Behxhet Haliti

Ata i kanė lexuar, sikur unė, tė dhėnat nė internet!

Sepse, edhe kanė pasur mė shumė interesim pėr t’i lexuar!

Pėr tė ditur “sa po shkon pazari”!

Apo, “pėr t’ia rritur pazarin” vetes!

“Ata” janė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės...

Nė Itali, deputeti merr rrogė mujore 12.000 euro (pa taksa). 4.000 euro i rimbursohen pėr akomodim nė kryeqytet. Udhėton gratis nė autostradė, tren tė klasit tė parė, traget, avion nė gjithė territorin e Italisė. Nė fund tė mandatit tė vetėm merr 46.000 euro, dhe nė fund tė tri mandateve 140.000 euro.

Nė Francė, deputeti merr rrogė mujore 7.100 euro (pa taksa). Fle nė zyrė, apo nė rezidenca qeveritare. I paguhen 40 udhėtime me avion gjatė vitit. Shpėrblimet pas aktivitetit parlamentar janė tė pėrjetshme, por nė nivelin e 1.000-2.000 eurove.

Nė Gjermani, deputeti merr rrogė mujore 6.350 euro. 4.000 euro merr nė muaj pėr “ushtrim tė mandatit”. Udhėton lirisht e gratis me tė gjitha mjetet e mundshme mbi gjithė territorin e Gjermanisė. Nė fund tė mandatit nuk merr asgjė. Shpėrblimet e pėrjetshme pas pėrfundimit tė aktivitetit fillojnė pas moshės 67 vjeē.

Nė Britaninė e Madhe deputeti merr rrogė mujore 6.350 euro (pa taksa). Merr dieta deri nė 2.000 euro nė muaj. Nuk mund tė flejė nė hotele, ku nata kushton mė shumė se 150 euro. Mund tė udhėtojė gratis kudo, por nė avion duhet tė jetė nė klasėn ekonomike. Shpėrblimi i pėrjetshėm pas pėrfundimit tė aktivitetit fillon pas moshės 65 vjeē, e edhe ėshtė nė shuma minimale (500-800 euro)...

E deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės?

Votuan Ligjin pėr tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e deputetit. U ankua Avokati i Popullit. Gjykata Kushtetuese tha se privilegjet e deputetėve shkelin dispozitat kushtetuese...

Thonė se paga qė merr njė pėrfaqėsues i popullit nė Kosovė varet nga funksionet qė mban nė Kuvendin e Kosovės: a ėshtė shef i grupit parlamentar, a ėshtė kryetar, a ėshtė nėnkryetar, apo qėndron nė krye tė ndonjė komisioni.

Kosovės, mesatarisht, njė deputet i kushton rreth 30 mijė euro nė vit.

Njė analizė e Iniciativės pėr Progres (INPO) ka treguar se paga e deputetit tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė rreth 1.500 euro. Por, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, pėr pjesėmarrje nė seanca, paguhen plus 240 euro. Dhe, nuk mbaron me kaq! Pėr pjesėmarrje nė mbledhjet e komisioneve, deputetėt e Kuvendit marrin edhe nga 160 euro nė muaj.

Pagat hallall! Por, pas Ligjit tė kontestuar pėr tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e deputetit, nė opinion u bė publik skandali i 74 deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, nga tė gjitha subjektet politike, qė gjatė vitit 2011 kanė marrė shpenzime udhėtimi nga vendlindja e deri nė Prishtinė!

Kjo do tė ishte krejtėsisht nė rregull dhe nė pajtim me rregulloren qė ka Kuvendi i Kosovės pėr kompensim tė udhėtimeve ditore pėr deputetėt qė jetojnė nė distancė 15 e mė shumė kilometra nga Kuvendi i Kosovės, po tė mos ishin nė listė ata qė jetojnė “denbabaden” nė Prishtinė, e thonė se jetojnė aty e kėtu, sall pėr tė marrė para!

Nuk ėshtė puna te shuma: tė gjithė 74 deputetėt, pėr tėrė vitin 2011, kanė marrė afėr 11.000 euro! E rėndėsishme ėshtė logjika: Merr ēka tė mundesh! Gllabėro!...

Unė, nga lista, njoha 3-4 deputetė qė keqpėrdorin para tė taksapaguesve kosovarė! Thonė se udhėtojnė, ndėrsa jetojnė nė Prishtinė! Kanė shtėpi a banesa!

Edhe dikush nga ju njeh tė tjerė. I keni fqinj nė Prishtinė!

Njė propozim: kur t’i takoni duke dalė nga dera e banesės a e oborrit, thuajuni atyre, nė vend tė “mirėmėngjesi!” a “mirėdita!”, kėtė fjali: “E fortė ėshtė Kosova!”...

Ka duruar shumė mė shumė!

Ju duron edhe juve!

Njėmend, Kosova nuk ėshtė Itali, Francė, Gjermani e Britani e Madhe, por “e fortė ėshtė”!

5.0/5 (22 votë/a)
Agimi (Prishtine): 15-01-2012 11:31
Eshte per inat por vetem deputetet e minoriteteve kane dle korrekt ne kete punen e shpenzimeve te udhetimit. Shqiptaret i kane dhene adrest e xhaxhallareve apo te dajeve vetem qe te kene sa me shume kilometra udhetimi. shumica e tyre bnojne ne lagjen time e as ne Yushtrri, Mitrovice, Drenas apo Skenderaj.
Fakti (Mitrovice - Oslo): 12-01-2012 16:44
Artikull shkruesi ka harruar te tregon se Kosova BANANA- shtet jeton nga ndihmat humanitare qe nga vitet 80-ta, ju kujtuhet 3 % te cilen e derguam ne nga Eropa ? Tani me 2012 ende Kosovaret jetojne nga ndihmat humanitare e te krahasosh me Italin e Francen eshte ABSURDE. Norvegjia eshte njera nder shtetet me te pasura ne bote dhe kryeministri, shume ministra , minionera e poashtu mbreti udhetojne deri ne aeroport me tren pra me transport kolektiv. Shume prej ministrave udhetojne ne pune-shtepi me biqikleta,tranvaj, metro, ca ecin e vrapojne. Ministrat nuk kan truproje te armatosur e as paga me te medha se minatori.Kryeministri norvegjez e ka pagen vjetore 1,3 mil. kr. e une minatori 600.000 kr. pra ai e ka 1 here me te larte, sa here eshte paga e kryeministrit me e larte se paga e minatorit ne shtetin me te varfer ne bote, pra Kosova ? Varferia KULTURORE tek JUVE eshte me tragjike se varferia ekonomike.
baci (peje): 12-01-2012 12:47
Pikrisht ashtu asht:e forte ashte Kosova, kur i duron keta legena- kinse perfaqsues te popullit.Flm Behxhet.

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51