| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Se kuptoj pėrse gjithė kjo ndjellje e dhunės, gjakut, frikės dhe histerisė. Sot ka protestė, jo luftė. Ėshtė pėr Kosovėn, jo kundėr saj. As kundėr Serbisė. Prandaj, sot duhen mend, jo pushkė. Nga tė gjithė
Sot do tė ketė protestė, jo luftė! Lutem tė jetė ashtu. Shpresoj qė secili nga kėndi i tij sot tė jetė patriot e atdhedashės, dhe jo njė shpirtngushtė partiak. Ideja e protestės sė sotme ėshtė pėr Kosovėn (dua ta besoj kėshtu), prandaj nuk kemi ēka tė frikėsohemi nga asgjė dhe para sė gjithash nga njėri-tjetri. E kėtė Kosovėn e harruam tė gjithė javėn qė shkoi.
Spo arrij tė kuptoj pėrse nuk jemi nė gjendje tė kultivojmė njė trohė racionalitet, njė trohė gjykim me kokė tė ftohtė, e tė shohim pėrtej hundės sonė dhe matanė frikės. Pse duhet tė frikėsohemi, para sė gjithash prej njėri-tjetrit. Pėr njė copė pushteti a e vlen tėrė kjo frikė.
Nuk e di pėrse duhet tė mbjellim kaq shumė frikė ndaj njėri-tjetrit, tė ndjellim dhunė, gjak nė vend tė ndjenjave njerėzore e civilizuese. Pėrse po parashikojmė vetėm zi dhe pėrse po e portretizojmė veten tonė ashtu si nuk jemi - si diktatorė aziatikė e arabė.
Ka njė javė gati qė po ec nga njėri tek tjetri pėr tė kuptuar pse ėshtė bėrė kaq problem njė protestė paqėsore, pėr tė marrė vesh se pse po bėhet kjo dhe cili ėshtė synimi. Nuk e gjeta pėrgjigjen tek asnjėra nga partitė politike, as tė qeveria, as te organizatori dhe as tek opozita.
Gjeta vetėm frikė dhe gėzim nga frika e tjetrit qė si la tė mendojnė racionalisht e me kokė tė qetė. Nuk qenė tė aftė tė shohin pėrtej protestės dhe pėrtej interesave tė ngushta dhe pėr vetėm njė moment tė mendojnė pėr Kosovėn.
Tė heqim anash frikėn, histerinė, fjalorin e vetėfundosjes, faqezinjve, 21 janarėve, gadafėve, dhe pėr njė moment tė mendojmė se pėr ēfarė kemi nevojė ne si qytetarė tė kėtij vendi dhe si do ta bėjmė kėtė vend tė mirė.
E para tė lirohemi nga Serbia, jo vetėm politikisht e ekonomikisht, por edhe si fast-food pėr tė ngopur varfėrinė. E dyta por pėr shumėkėnd mė e rėndėsishme se e para, ėshtė tė zhvillohemi ekonomikisht nga brenda jo nga jashtė siē jemi sot.
Asnjėra nga kėto dy interesa vitale tė shoqėrisė sonė nuk realizohen pa vendosur e zbatuar reciprocitet. Serbia nuk do tė na lėrė rehat tė mendojmė pėr vete asnjėherė dhe sdo ti heqė asnjė nga barrikadat pėrderisa ne do tė jemi treg i garantuar pėr tė.
Njė treg tė cilin vazhdon ta eksploatojė pa i dhėnė gjė si kundėrvlerė. Nė tė kundėrtėn madje, duke e destabilizuar vazhdimisht, dhe duke i marrė euro pėr dinarė, jemi bėrė parajsė taksash apo dhe njė territor shkėmbyes valutash. Prandaj, Serbisė duhet ti heqim garancinė mbi tregun, qė ajo tė heqė garancinė e vėnė mbi territorin tonė.
Tregu kosovar duhet tė bllokohet pėr mallrat dhe prodhimet serbe, deri nė ditėn qė ajo tė heqė dorėn e saj mbi territorin e Kosovės. Derisa tė hiqet njėherė e pėrgjithmonė nga mendjet dhe frustrimet tona. Jam i sigurt qė njė bllokadė mallrash ndaj Serbisė, njė mbyllje e tregut, do ta ndihmojė edhe vetė Serbinė, pėr tė hequr dorė nga krijimi i krizave rajonale pėrmes kontrollimit kriminal tė territorit tonė.
Nėse Serbia me tė vėrtetė e ka seriozisht qė nuk do tė jetė faktor destabiliteti, biznesmenėt e bizneset serbe qė eksportojnė nė Kosovė, do ta kryejnė punėn te qeveria e tyre. Pa shkuar mė thellė nė teorizime, nuk ka shtet nė botė qė nuk dikton e nuk menaxhon me politikat ekonomike e me ato tregtare, madje nė Evropė smund ta gjesh as edhe njė krahinė tė Spanjės qė nuk e bėn kėtė. Ne se bėjmė, pėr ēudi, sepse nuk deshėm ta bėjmė.
Njėherė e pėr sė mbari, duhet tė hartojmė njė strategji tė qartė pėr zėvendėsimin e importit me prodhimet vendore, deri nė atė masė qė ėshtė e mundur.
Njė bllokadė ndaj mallrave serbe, nuk do tė bėjė mrekulli kėtu, por do tė ishte hapi i parė, pėr tu dhėnė fryme bizneseve vendore. Njė frymėmarrje artificiale, qė do tė duhej tė pėrcillej me njė strategji kombėtare pėr pėrkrahjen dhe stimulimin e biznesit privat. Mjaft u subvencionua asfalti.
Duhet ti japim frymė njeriut pėr tė hapur biznese tė reja tė vogla e tė mesme, dhe pėr tė gjeneruar punėsim. Pėrndryshe, rinia dhe fakti se jemi populli mė i ri nė Evropė, nuk do tė jetė pėrparėsi krahasuese, por barrė e pashėrueshme. Ashtu si ėshtė sot. Janė tė mjerė nga padijenia ata politikanė qė mendojnė se vendi zhvillohet vetvetiu apo vetėm pėrmes dy a tri ndėrmarrjeve tė mėdha. Edhe mė tė mjerė janė pėrkrahėsit e tyre, qė ndjellin luftė e gjak nė emėr tė partisė dhe qė nuk shohin pėrtej momentit.
Nuk i kuptoj fare as ndėrkombėtarėt tė cilėt po ashtu po kontribuojnė nė atmosferėn e frikės pėrmes komunikatave e deklarimeve. Pėrmes pėrdorimit tė xhokerėve qė kanė nxjerrė nga zarfi pėr tė pėrēuar ftesa e mesazhe antidemokratike.
Viti 2012, sipas tyre, duhet tė jetė vit i pavarėsimit tė Kosovės. Shumė e bukur ideja e tyre, por ama shtetet siē e dėshirojmė ne dhe ata Kosovėn, janė tė ndėrvaruara dhe jo tė varura. Prandaj, se kuptoj pėrse gjithė kjo ndjellje e dhunės, gjakut, frikės dhe histerisė. Pėrse polarizime kaq tė mėdha, pėr njė synim tė pėrbashkėt. Sot ka protestė, jo luftė. Ėshtė pėr Kosovėn, jo kundėr saj. As kundėr Serbisė.
Nuk ėshtė as pranverė arabe e as 21 janar. Prandaj, sot duhen mend, jo pushkė. Nga tė gjithė.
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 16-01-2012 18:48
Dini45 (Gjermani): 16-01-2012 12:43
Dini45 (Gjermani): 16-01-2012 11:00
hihi (kosova): 15-01-2012 19:10
pwrgjegje pwr gjilanasin (prsihtinw): 15-01-2012 14:48
Fatmiri (France): 15-01-2012 08:34
baci (peje ): 14-01-2012 23:21
halori (sk....): 14-01-2012 21:36
abedini (Prishtine): 14-01-2012 19:17
Dikushi (Gjermani): 14-01-2012 13:11
Nestori (Prishtinë): 14-01-2012 12:28
blerimi blerimi (prishtine): 14-01-2012 11:27
Dalipi (Gjilane): 14-01-2012 11:19
EDISONI (Prishtine): 14-01-2012 11:14
ardi nga skenderaj (zürich): 14-01-2012 11:11
Patrioti (prishtine): 14-01-2012 10:59
blerimi blerimi (prishtine): 14-01-2012 10:59
naimi (zvicër): 14-01-2012 10:59
MNM BW (Gjermani): 14-01-2012 10:49
Azraili (Mauthausen): 14-01-2012 10:45
Gadafi (libi): 14-01-2012 10:33
Hamdi Shartari (Suedi): 14-01-2012 10:29
Bujari (Gjermani): 14-01-2012 10:12
Ballisti (Shkoder ): 14-01-2012 10:05
gjilan(asi) (gjilan): 14-01-2012 09:58
realosme (Bern): 14-01-2012 09:53
Ballisti (Shkoder): 14-01-2012 09:34
Llapi (Prishtinë): 14-01-2012 09:28
Qeveria është e maskarenjve, p (Kaqanik deri n\'Boletin, krejt Kosova &e): 14-01-2012 09:27
ahmet bylykbashi (drenas): 14-01-2012 09:22
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 