| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Dush Gashi
Besoj se kėto ditė shumėkush, duke mos mundur tu besojė syve e veshėve tė vet, ka pasur pėrshtypjen se vėrtet po ndodh e pamundura: historia po pėrsėritet. Thua se koha ka ndaluar, apo ėshtė kthyer prapa, dhe ne po i shohim tė njėjtat skena si dikur, vetėm se tash me aktorė me role paksa tė ndėrruara.
Pėr tė mos e zgjatur, shumėkush nė pozicionin e Thaēit tė sotshėm po e sheh Rugovėn e dikurshėm, ndėrsa aty ku dikur ishte Thaēi, tash ndodhet Albin Kurti. Le ti krahasojmė tė pakrahasueshmit nė vetėm njė segment - atė tė qasjes sė tyre ndaj sintagmės sė pėrdorur (e tė keqpėrdorur) shpesh: miqtė ndėrkombėtarė.
Duket se atė qė Rugova e dinte dhe e mbronte atėherė, tash e kanė mėsuar edhe pėrfaqėsues tė partisė nė pushtet, tė cilėt shumė veprime, sidomos ato nė raport me Serbinė, i arsyetojnė me domosdonė e tė qenit bashkėpunues me shtetet e Perėndimit. Pėr kėtė, siē jemi dėshmitarė, nuk kanė shumė mirėkuptim pėrfaqėsues tė Vetėvendosjes, tė cilėt, si Thaēi i atėhershėm, me shumė kėmbėngulje e kėrkojnė tė drejtėn e tė vėrtetėn e plotė.
Sigurisht, prej Freudit e kėndej e dimė se pėr sjellje tė njėjta dy njerėz mund tė kenė motive tė ndryshme, madje krejt tė kundėrta, prandaj, nė kėtė rast, tė qenit bashkėpunues me Perėndimin mund tė jetė i motivuar sa pėr ti rregulluar punėt e Kosovės, po aq edhe pėr tia rregulluar punėt veti - pėr tė mbetur nė pushtet sa mė gjatė qė tė jetė e mundur. Nė rastin e parė, nga ky bashkėpunim nxirret mė e mira qė mund tė nxirret pėr ēėshtjen e pėrgjithshme, nė tė dytin mund tė bėhen kompromise vėrtet tė dhimshme.
Por, ndonėse tashmė kemi vetėm disa hallka tė kėtij cikli, ēėshtja qė duhet shtruar ėshtė se a mund tė zgjatet ai pafundėsisht i kėtillė dhe qė gjithmonė tė na pėrsėritet e ripėrsėritet historia e njėjtė qė nė njėrėn anė gjithmonė tė kemi nė pushtet dikend qė duket aq konservator, dhe nė anėn tjetėr pretendues tė pushtetit, qė duken aq revolucionarė?
Folur sėrish me gjuhėn e Feudit, thonė se njė njeri kurrė nuk mund ti ndryshojė sjelljet e ckatuara, pas pėsuar ndėrrime nė vetė karakterin e tij. Nė analogji me kėtė, pėr fat tė keq, njė cikėl i tillė mund tė pėrsėritet nė vazhdimėsi, pėr shkak se shoqėria kosovare, ndonėse ka kohė qė jetojmė nė njė rend demokratik tė proklamuar e me ligje demokratike, nė esencė ka mbetur shoqėri autoritare.
Sipas pėrkufizimit, autoritarizmi ėshtė formė e organizimit shoqėror i karakterizuar me nėnshtrimin ndaj autoritetit. Ai rėndom ėshtė kundėr individualizimit e demokracisė. Nė politikė, njė pushtet autoritar ėshtė ai nė tė cilin autoriteti politik ėshtė i koncentruar nė njė grup tė vogėl politikanėsh.
Tė gjithė e dimė se kėshtu ndodh nė Kosovė, si nė parti politike, si nė pushtet. Pėr shembull, nė mbledhjen e famshe tė Parlamentit tė Kosovės, nė tė cilėn president qe zgjedhur Behgjet Pacolli, edhe ata deputetė tė partisė nė pushtet qė kishin votuar kundėr njėherė, u desht tė ndėrrojnė mendje pas ballafaqimit nė pauzė me liderin e tyre.
Vėnia mbi ligjin, manipulimi i zgjedhjeve dhe marrja e vendimeve politike nga njė grup i zgjedhur zyrtarėsh me derė tė mbyllur janė karakteristika tė tjera tė autoritarizmit, pėr tė cilat mund tė gjejmė shembuj tė mjaftueshėm nė demokracinė e sotme.
Ēuditėrisht, pushteti i sotmė nė Kosovė, shfaq tendenca qė autoritarizimin e pa shpallur ta vėrė edhe me ligje. Ėshtė vėshtirė tė kuptohen se si ata e kanė menduar nė tė vėrtetė, por memorandumi i mirėkuptimit, i nėnshkruar kėto ditė mes dy forcave tona tė armatosura, si dhe nenet e Kodit Penal qė kanė tė bėjnė me mediet, ska se si tė mos ēojnė nė njė pėrfundim tė tillė.
Ku ka tendenca autoritare - sipas ligjeve tė fizikės pėr aksionin e reaksionin - do tė ketė gjithmonė edhe tendenca revolucionare. Cikli nė Kosovė, prandaj, mund tė vazhdojė pafundėsisht, gjithmonė derisa mes pushtetit e popullit nuk qėndron ligji e demokracia dhe gjithnjė derisa me marrjen e pushtetit nėnkuptohet se ke marrė gjithēka.
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 16-01-2012 20:39
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 16-01-2012 18:14
Denuesi i tradhetareve (Prizren): 15-01-2012 17:57
sami (shkup): 15-01-2012 14:30
Dini45 (Gjermani): 14-01-2012 16:17
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 