| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Protesta e Lėvizjes Vetėvendosje pėrfundoi jo ashtu siē alarmuan Qeveria e Kosovės, partitė nė pushtet e disa opozitare, ambasadorėt e Quintit, pėrfaqėsuesit e BE-sė nė Kosovė... Nuk u derdh as gjak, e nuk u bė as luftė. Nuk pati as zjarr e as vrasje.
Madje, pėr dallim nga protestat e kaluara, aktivistėt e Vetėvendosjes janė treguar shumė mė tė qetė, mė tė disiplinuar dhe mė tė kujdesshėm. Ata tė cilėt janė treguar tė dhunshėm janė pikėrisht pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės, tė cilėt ishin tė parėt qė provokuan protestuesit.
Kėtė e panė dhe e dėshmuan tė gjithė: protestuesit, pėrfaqėsuesit e medieve, kamerat si dhe pėrfaqėsuesit e Kėshillit pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Kėtė nuk e pa vetėm Qeveria e Kosovės, e cila pėrmes njė reagimi tė lėshuar pėr medie shpreh keqardhje pėr veprimet e dhunshme tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė drejtuara kundėr pjesėtarėve tė policisė sė Kosovės, tė cilėt janė nė mbrojtje tė rendit dhe ligjit
Tė urdhėruar nga Qeveria dhe nga ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, Policia e Kosovės pos qė arrestoi shumė nga protestuesit, pėrdori edhe dhunė brutale ndaj tyre, madje duke mos i kursyer as deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.
Pėr tė treguar se ēfarė policie tė fortė kanė dhe pėr ti treguar ndėrkombėtarėve se ne pėr ju gjithēka bėjmė, drejtuesit e Qeverisė, pos qė lejuan hyrjen e disa mauneve me mallra nga Serbia nė Kosovė, nė kohėn kur aktivistėt e Vetėvendosjes protestonin, ata i pėrcollėn ato me polici deri nė terminal. Ishte ky njė veprim shumė naiv dhe i pamatur i Qeverisė sė Kosovės. Tė kesh nė dorė aparatin shtetėror tė dhunės, nuk do tė thotė se mund ta pėrdorėsh atė kur tė duash dhe kur tė teket ndaj qytetarėve tu dhe paqėsorė. Lejimi i kalimit tė maunave serbe ishte edhe njė provokim shumė i rėndė ndaj protestuesve pėrmes poshtrimit. Me kėtė veprim drejtuesit e ekzekutivit tė vendit janė munduar qė me ēdo kusht tė nxisin protestuesit dhe tė tregojnė para opinionit publik se Lėvizja Vetėvendosje ėshtė destabilizuese dhe e dhunshme, nė mėnyrė qė tė justifikojnė dhunėn e pėrdorur tė shtunėn.
Protesta natyrisht se pas provokimit tė Policisė nuk kaloi pa incidente. Pos arrestimeve, pati edhe tė lėnduar nga tė dyja anėt, si nga Vetėvendosja, ashtu edhe nga Policia e Kosovės. Pėr kėta tė fundit, Televizioni Publik i Kosovės vetėm sa nuk qajti. Gjatė tėrė ditės derisa zhvillohej protesta e Vetėvendosjes, RTK policinė e paraqiste si viktimė, derisa vebfaqja e saj nga 9 nėntė lajme kryesore qė i kishte nė ballinė, nė tetė prej tyre vajtonte policinė. Ky fakt nuk duhet tė na ēuditė, sepse tash e sa kohė televizioni publik po e udhėheq fushatėn e qeverisė kundrejt kėsaj proteste tė Vetėvendosjes apo edhe kundėr tė gjithė atyre qė mendojnė ndryshe nga Qeveria.
Ky aksion i Vetėvendosjes, qė me gjasė mund tė vazhdojė edhe gjatė ditėve nė vijim e qė ua ka futur frikėn deri nė palcė qeveritarėve tė Kosovės, duket se ua hodhi poshtė teoritė e drejtuesve tė Qeverisė sė Kosovės dhe tė shumė ndėrkombėtarėve, pėr ndonjė eskalim tė situatės. Alarmi i tyre ishte mė tepėr njė justifikim i frikės sė tyre dhe dhunės qė do tė pėrdorte eventualisht policia.
Protesta dhe aksione tė ngjashme bėhen kudo nėpėr vendet e botės demokratike. Kemi shumė e shumė raste, qė tė mos i pėrmendim kėtu, qoftė nėpėr Evropė, apo edhe nė vende tė ndryshme tė botės, ku ka protesta tė ndryshme pėr ēėshtje tė cilat njė pjesė e shoqėrisė nuk pajtohet. Prandaj, edhe kjo protestė nuk kishte asgjė kundėrligjore.
Pa dashur tė justifikojmė veprimet e askujt, protesta e Vetėvendosjes ka qenė pėr njė ēėshtje, pėr tė cilėn Qeveria e Kosovės ėshtė e obliguar qė me Kushtetutėn e vendit ta bėjė - implementimin e rezolutės sė Kuvendit tė Kosovės, pėr reciprocitet tė plotė politik, ekonomik e tregtar me Serbinė. Tekefundit, ka qenė nė tė mirė tė prodhuesve vendorė dhe kundėr Serbisė.
Kjo qeveri qė tė mos e sjellė veten para njė akti tė kryer - nxjerrjen e popullit nė rrugė, duhet qė sė pari tė respektojnė Kushtetutėn e vendit dhe tė punojnė pėr interesa tė qytetarėve, e jo qė pėrmes propagandės tė mundohet ti fajėsojė tė tjerėt. Ose nė tė kundėrtėn tė pranojė se nuk ėshtė e aftė ta drejtojė vendin drejt njė shteti ligjor, funksional dhe drejt njė familjes sė madhe evropiane. Duhet tė zgjedhė! E jo tė ndjellė frikė, dhunė e gjak!
avni mataj (gjeramni): 07-02-2012 15:34
Ylli (Gjermani): 17-01-2012 10:23
dona usa (Mineral Wells): 17-01-2012 07:17
Gjyshi (Pejë): 16-01-2012 11:50
Agim -Norvegji (Norvegji): 16-01-2012 11:21
Dini45 (Gjermani): 16-01-2012 10:48
Fati (Vjene): 16-01-2012 10:36
Agimi (Bruksel): 16-01-2012 09:53
kastriot (gjermani): 16-01-2012 07:50
dani (düsseldorf): 15-01-2012 23:48
dermaku (gjilan): 15-01-2012 22:04
Veton (Prizren ): 15-01-2012 22:03
sedati (gjilan): 15-01-2012 20:56
sedat (gjilan): 15-01-2012 20:56
Mark (Danimarkë): 15-01-2012 18:47
Intelktuali kunder tradhetrave (Vjene): 15-01-2012 18:33
Atifetja (Peje): 15-01-2012 17:50
Denuesi i tradhetareve (Prizren): 15-01-2012 17:32
Bekë Kasemi (Tetovë): 15-01-2012 17:25
fisi (atdheu ): 15-01-2012 17:25
anonimus (Kosova): 15-01-2012 16:31
hil prenkpalaj (zagreb): 15-01-2012 16:17
Ushtari (kosova): 15-01-2012 16:04
Tefta (Prishtine): 15-01-2012 15:31
Ariani (Kacanik): 15-01-2012 15:18
AFRIM ALIU (GJILAN): 15-01-2012 15:15
sami (shkup): 15-01-2012 14:17
hoxha (Prizren): 15-01-2012 13:56
mergimtari (gjermani): 15-01-2012 13:40
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 