Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
17-01-2012 | 12:16 CET
SHKRUAN
Arbana Xharra

Standardet e dyfishta

Arbana Xharra

U arrestua njė invalid, protestues nė karrocė. Ai u xhirua me kamerė duke u tėrhequr zvarrė nga Policia e Kosovės. Njė fotoreporter u alivanos nga goditjet e policisė. U prangos njė qytetar nė oborrin e vet, edhe shumė tė tjerė pa mėshirė u rrahėn. Ky brutalitet i policėve tė Kosovės, tė shtunėn, ndaj protestuesve nga Bashkimi Evropian u vlerėsua si adresim i mirė nga Policia e Kosovė.

Michael Mann, zėdhėnės i shefes pėr politikė tė jashtme tė BE-sė, Catherine Ashton, tha se “ėshtė pėr keqardhje dhuna qė ka ndodhur, por besojmė se, pėrgjithėsisht, situata ėshtė adresuar mirė nga Policia e Kosovės”.

Ai protestat e kėtilla i sheh si tėrėsisht tė paarsyeshme, duke u shprehur kundėr kėsaj qasje qė ata e vlerėsuan si kundėrshtim i parimit thelbėsor tė BE-sė, pėr tregun e lėvizjes sė lirė tė mallrave. BE-ja mbėshteti politikat e kryeministrit Hashim Thaēi, i cili ėshtė duke na dėshmuar haptazi se si ndėrtohet pushteti paternalist antidemokratik.

Qėndrimi i Bashkimit Evropian bėri qė ai tė krijojė komoditet nė pushtetin qė ėshtė duke e shtrirė nė format qė i ngjajnė njė autokrati. Edhe pse mė 14 janar na e dėshmoi se ēfarė ėshtė nė gjendje tė ushtrojė mbi popullin e tij, veprimet e Thaēit janė mbėshtetur nga Evropa duke i krijuar komoditet dhe siguri nė konceptin e tij qeverisės qė nuk mund tė quhet demokratik.

Kėto ditė na ėshtė shfaqur njė politikė ndryshe e joparimore e BE-sė e cila ėshtė nė mbėshtetje edhe tė veprimeve tė Thaēit edhe tė kėrkesave tė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, pėr tė organizuar zgjedhje nė Kosovė.

Kryeministri i Kosovės, tė shtunėn, mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare e ka shfrytėzuar pėr tė ushtruar dhunė tė ashpėr ndaj qytetarėve tė Kosovės. Deklaratat e zyrtarėve tė BE-sė kundėr protestės janė politika tė tyre ditore, por nė thelb nuk janė qytetarėt e Kosovės e nė kėtė rast protestuesit, ata qė e kanė humbur autoritetin Kosovės, por ėshtė vetė kryeministri i cili madje ėshtė injoruar nė vazhdimėsi nga BE-ja.

Tė hėnėn u mor vesh qė mund tė mbėshtetet nga Evropa kėrkesa e Tadiqit pėr mbajtjen e zgjedhjeve nė Kosovė, derisa para pak ditėsh ministri i Qeverisė sė Kosovės, Ibrahim Makolli nuk e lejua tė futet nė territorin e Luginės sė Preshevės. Ēfarė reagime do tė kishte nga BE-ja po tė kėrkonte Thaēi zgjedhje tė Kosovės nė Luginė?

Shqiptarėt janė ata qė trajtohen nga BE-ja me standarde tė dyfishta. Jo pse qytetarėt e saj nuk kanė dėshmuar vlera pro evropiane, por ėshtė qeverisja e degraduar e cila ėshtė duke pėrmbysur perspektivat e qytetarėve tė saj duke bėrė qė politikat ndėrkombėtare mė shumė tė fokusohen te Serbia.

Kėshtu BE-ja ėshtė duke na e dėshmuar ēdo ditė angazhimin e saj nė avancimin e Serbisė, nė reformat qė ia bėjnė mė tė lehtė Serbisė integrimin e saj nė Bashkimin Evropian. Ndėrkohė Kosova nuk numėron nė vend, por po ec prapa.

4.4/5 (29 votë/a)
Luli (Prizren): 21-01-2012 12:29
Me te njejtit njerez qe perndimi pat bombarduar Serbine (duke i shfrytezuar vuajtjet e shqipetareve), me te njejtit tash po e rehabiliton dhe avanson Serbine. Tingellon ironike, por eshte ligj i dialektikes.
Redona (Gjakove): 19-01-2012 15:31
sipas kesaj filozifije edhe raporti i Fridoom House, nuk eshte real sepse, Kosova eshte shume e lire, e jo pjeserisht e lire. A po te pelqen ky konstatim znj.Xharra-Lokaj.
Dini45 (Gjermani): 19-01-2012 13:20
@ Fati(Vjene), "Qe te fluturosh, duhesh qe te kesh krahe" thot populli. Dhe, ne kontekst te kesaj, edhe une mendoj, /nuk dije, nderkaq, a mendon keshtu, edhe z. Thaci, qe Ju ne vazhdimesi me implikoni si perkrahes/ qe per te levizur tutje, patjeter duhemi qe te kemi "krahe". Me "krahe" une kuptoj, aleatet. Deshtem NE ose jo, shmangie nga ky qendrim nuk ka. Perse, nuk ka shmengie? Besoj se Ju i dini, aq sa edhe une. A do te jemi NE, me te kenaqurit, nese edhe me tutje, vazhdojme ne mbeshtetje aleatesh, mbetet te shifet. Personalisht, mendoj, se nuk do te jemi me te kenaqurit dhe, per momentin, situata lene shume per t`u deshiruar. Por, a mundemi qe te arrijme me teper, neqoftese na braktisin aleatet per shkak, te themi, te kryeneqesise sone? Katerciperisht, kujtoj se jo. Perkundrazi, do te jemi te humbur. Dhe, ketu nuk kam zbulua asgje te re. Po, a guxojme NE qe t`i lejojme vedi nje "LUX" te tille? Perfundimisht, mendoj, se jo.
Fati (Vjene): 19-01-2012 12:07
Dini45 (Gjermani), ky koment i yti deshmon se pertej hundes nuk sheh asgje. Evropa, kjo kurve plake, ka gjetur gjithnje njerez çifti yt edhe Thaçit, te na coptoje, e ta favorizoje Serbine. A ke mesuar ti ndonjehere Histori? A e di se historia po na perseritet o Dini.
Ylli (gjermani): 19-01-2012 10:56
Te gjithe ata, qe pa fije turpi e ne menyra jo civilizuese, shajne e pergojojne, mallkojne e akuzojne, lavderohen pa aresye dhe te tjeret, prap pa aresye, i sulmojne, do mbesin, serish, te mjere dhe me "gishta ne goje".
zgjimi (Peje): 18-01-2012 23:44
Arbana Xharra, Astrit Gashi jeni gazetart me te fort ne Kosove bravoooo
Xhaferi - \'51. (G. - PD.): 18-01-2012 18:37
Të gjithë ata që e përkrahin Hashim hardallin, tash i emërtuar Hahim kërbaçi janë injorantë, që janë të involvuar në këtëgrup kriminal, ose që kanë ndonjë përfitim nga hajnitë e Hashim hardallit - kërbaçit, ose që iu ofrohet ndonjë kockë për ta lëpirë. Të gjithë këtyre po iu vjen fundi, sikur Hashim kërbaçit, Bajram pallavrës, Hajredin llomotitësit, Xhavit petllës, Azem kriminelit e të gjithëve. Të gjithë ata që punojnë me Hashimin... dhe nuk distancohen publikisht, duke e denoncuar për të gjitha "të palarat" do të gjykohen sipas "meritave"VAZHDO ARBANË. JE SHQIPONJË HEROINË E DITËVE TONA. TË LUMTË ARBANË!
Dini45 (Gjermani): 18-01-2012 12:27
Keshtu pra, kundron nena e tre femijve Lumnija(Vushtri)! A thua ka ndopak frike, kjo zonje, qe ne mos askush tjeter, sepakut, te tre femijet e saj neser, pasneser do t´a mallkojne. Historia nuk dine te fale, e nderuar. Keni vemendjen dhe mos luani me voten e elektoratit me te madh te Kosoves. Kjo cfare Ju shkruani, zonje, per Kryeministrin e Shtetit te Kosoves, shkruajten dhe vepruan, nje kohe dhe jo fort moti, shkinat para shtepise se te ndjerit Fadil Hoxha, te nxitura nga politika fashiste e Millosheviqit. Kryeministri i Kosoves, zonje e nderuar, e dini edhe Ju, ishte akteri kryesor, ne te gjitha nismat e berjes se lirise dhe Shtetit te Kosoves. Se kendejmi, edhe gezon votebesimin me te madh prej te gjithe lidereve kosovare, ndaj edhe elektorati i devotshem do t`i dale gjithemone dhe kurdohere ne mbrojtje. Keni vemendjen Ju lutem, si nene e tre femijve, e mos i fyeni ndjenjat e elektoratit me te madh kosovar. Edhe demokracia, kete mbase e dini edhe Ju, i ka limitet e veta.
learta (peje): 18-01-2012 09:28
Shtet diktator
Geto-QMN (SHBSH): 18-01-2012 00:34
Ka rreth nje vit qe skam mundur te komentoj edhe pse arsyen se di veq e di qe prej dy IP-adresave qe kam komentu skam mundur te kem qasje per komente dhe tani i kam ndrruar shpresoj qe sdo te kem te njejtin problem. zo.Arbana duhet te kemi kujdes se qysh pom doket edhe shtypin ne treg o ka deshiron me ndalu dhe me i leju vetem ato qe shkrujn mir per QEVERIN(!!!!)
gjilan(asi) (gjilan): 17-01-2012 23:38
Zonje Xharra si gjithmon shkrim me vend dhe pa frig.Per standartet e dyfishta te BE kam dyshimin se ktu eshte ka luhet loj tjeter.Si duket BE nuk po mundet ende te kerkoj haptas largimin e Thaqit(mbase dihet se askush nuk e fton as per vizita sepse askush nga BE nuk e don).Mirpo me perkrahjen e BE Thaqi do te gaboj shum siq po gabon,dhe BE e din se sa me teper qe te ket trysni populli nga nje diktator aq me afer do te jet kryengritja e atij populli kunder qeveris se vet.E keshtu BE do i laj duart pa problem,do te thojn pastaj vet ekeni pru ne pushtet vet e keni largu.Sepse sod per sod po te fliste BE diqka kunder Thaqit ata e din se ende ka respektin e nje nje numri te verbuar te popullit.E mund te vij deri te dhuna e pershkallzuar.
Xhaferi - \'51. (G. - PD.): 17-01-2012 23:03
Z. Arban, gjithnjë po e thoni të vërtetën, me pendën e mprehtë prej gazetares së mirëfilltë, pa ndikime e me trimëri. Merriton respekt për kontributin tënd të madh në demaskimin që po iu bën qeveritarëve, po ua vë në shesh të gjitha "tëpalarat", e ato janë shumë, aq sa po të shkruanim edhe libra të tërë, nuk do të mjaftojnë. SUKSESE! Të përkrahin të gjithëata që e duan Kosovën. Poltikanët evropianë -pjesa dërmuese as që e din çfarë po ngjanë nëKOSOVË. Evropianët po e përkrahin Serbinë, edhepose e dijnë mirë çka ka bërë Serbia... Thaçi është një tradhëtar që mundohet të qëndrojë në pushtet duke qenë servil ndaj ndërkombëtarve dhe duke nënshkruar akte tradhëtie me pasoja katastrofale për Kosovën. POR, KOT E KA.
Rishele (Lion): 17-01-2012 22:32
Pershendetje Arbana,...ne kete kolumne jane shprehur mendimet dramatike dhe te thelle te ekzistences se njerezimit....pra ngado qe shohim gjejme levizjen na bejne te mendojm rreth shoqrise son, rreth klasave ne shoqeri si dhe pabarazis e cila po na ngulfat qdo dite nga pak...pake...pake...ajo qka tregoni Ju me kete kolumne jane 'kryengritjet e njerezve te zakonshem bdaj te perditshmes'....na qorrove....
kastriot (gjermani): 17-01-2012 22:12
BE-ja deshiron qetsi ne Ballkan..kjo nuke e qane koken per popullin shqipetar i cili jeton ne munges te nje shoqerie moderne dhe ne munges te ligjit dhe te demokracis. BE-se i konvenon edhe nje shtete policore kure vete populli heshte dhe nuke "zgjohet nga gjumi" qe njeher e pergjithmon te demostroje ndaj ketyre hajnave. Qelsi kryeseore eshte vete populli nese populli proteston masovikisht athere do t´a kemi edhe perkrahjen e BE-s. Kure jan ne ne pyetje barrikadimi i serbve ne veri Europa ishte shume e mature sepse serbet ishin me te vendosure dhe kishin perkrahjen nge vete qeveritaret e vet...kurse qeveritaret tane i rrahen dhe nuke i kursuen as civilet neper lagjet e Pudojeves...Te Lumte Albana shkrim shume i qelluar!!
kuksi (gjermani): 17-01-2012 18:08
13 vite te plota kurr nuk kam pas rastin te shoh se nje serb te pakten eshte kercnuar nga ndonje milic i kosoves kurse shqiptaret qdo dit maltretohen dhe ushtrohet dhune brutale nga kjo milici deri ne vrasje nuk eshte qudi sepse hashimi dyy rrug i ka ose ti faroj shqiptaret ose te perballet me tribunalin e hages per krime lufte dhe trafikim organesh te shqiptareve
dashi (Gjakove): 17-01-2012 18:04
Standarda te dyfishta,per nji popull qe jeton ne psiken e dyfisht, Koken ne evrope e prapanicen ne azi, Ta rregullojm se pari vehten e mandej te lypim nga te tjeret.nji popull qe nuk di se ku asht ,veshtire dhe me turp duhet te lype dicka nga evropa kur asaj po ia kthejme shpinen
Liridoni (Prishtine): 17-01-2012 17:15
Qysh kure Z.Arbana kunder BE-jes e Amerikanve ,
lumnija (vushtrri): 17-01-2012 16:48
Zonja e gayetarise shqiptare shkelqen edhe njehere me tere madheshtine e saj. E paperkulur, inteligjente dhe dinjitoze. Jam krenar qe populli im ka kesi lloj zonjash. Ju falemnderit znj. Xharra- nje dite kur pasardhesit tone do te shfletojne arkivat e historise shqiptare do te shohin se kishte edhe nje pakice qe dinin dhe mbronin te drejten dhe njerezoren. Ju flaenderohem ne emer te ardhmerise se tre femijeve te mi dhe dz femijeve te vellaut tim sepse gjenerata jone po shnderrohet ne gjenerate te turpi duke pranuar diktaturen e Hashim Thacovic- gjenerata jone e turpit nuk po del ne rruge dhe nuk po e dergon hashim Thacovicin ne burg. Por gjenerata e femijeve te mi do t' ja shperhap eshtrat Thacovicit sikur u shperhapen eshtrat e diktatorit me te felliqur Enver Hoxha. Ju falemnderit znj. Xharra per guximin dhe nderimin qe po i beni races shqiptare. Ju jeni nje Sophie Scholl qe ne oren me te erret u ngrit kunder Hitlerit dhe si nje lule e bardhe ndricoi terrin.
Dini45 (Gjermani): 17-01-2012 14:36
"Standardet e dyfishta", titull i vemendshem dhe pikerisht, ky titull u pergjigjet shkrimeve te Juaja, zonja Xharra. Sa here qe BE "e merre neper kembe" ndonje vendim te Qeverise se Kosoves, Ju te gjithe nga eskadroni i Juaj, i suleni ne mbeshtetje, lavderoni europerendimoret, akuzoni Shtet e Qeveri te Kosoves, po tani? Tani kur nje, ti themi, Subjekt politik, mundohet qe te beje "hospitimin", jo vetem te anetareve te vet, po edhe te gjithe popullates, dhe jo vetem te Kosoves, po gjitheandej ne shqiptari, per te marre pushtetin me dhune, sepse, 13-14%-shi i votave te elektoratit nuk i mjaftoi, Ju perdorni kutin /standardin/ tjeter, per europerendimoret! E dijne, zonje e nderuar, edhe perendimoret, se ketij Subjekti politik, madje as edhe trumbetave te tij, nuk i honepse shume per mallrat e Serbise qe hyjne ne Kosove, por se i honepse dicka tjeter: qe pushtetin t`a marrin me dhune! Kjo ishte nje prove e fillimit, shofim e bejme metutje. Pra, MOS NA SHITNI DUSHK PER GOGLA, thot populli.
Kadriu (Peje): 17-01-2012 13:13
Moti e kemi ditur kete koment ,ne ende shohim endrra me sy hapur,
qytetari (kosov): 17-01-2012 13:02
europes i intereson veq qetesi edhe pse populli i kosoves diskriminohet ne qdo aspekt europa nuk merzitet edhe barikadat e veriut per europen edhe krimi e korrupcioni jan te pranushme vetem qetesi
Gjahtari (Prishtine): 17-01-2012 12:58
Si gjithmone, nje shkrim dhe vleresim shume i qelluar ! Nuk ia kane ngjite rastesisht epitetin "Evropa, ajo lavire e vjeter". Tani me, per shkaqe qe z. Angela Merkel beri e c'beri, tani at cmim te mos dhenies se statusit te kandidatit Serbise, ne forma te ndryshme jemi ne ata duke e paguar. Londra e konfirmoi mbeshtetjen e 4 pikave te Tadiqit ( ku kerkohet sovranitet i dyfisht ne Kosove) e sa per sy e faqe te menjanohen strukturat paralele dhe balvanat nga rruget, per te cilet as evropa me KFOR_in nuk munden ta zgjidhin, e per disa qindra protestuaes te qete, ne Merdare e gjetiu, u alarmua dhe u ngre ne kembe tere Evropa me ne kryes z. Ashton.

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51