Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
19-01-2012 | 12:16 CET
SHKRUAN
Naser Sertolli

Ministri i pėrgjegjshėm Rexhepi!

Naser Sertolli

Pasi ka kaluar krizėn e animit politik, atė se pėr kėnd tė votojė, se kush ishte tradhtar e kush patriot, dilemė qė e ka shoqėruar nė vitet dhe zgjedhjet e para pas luftės, qytetari i Kosovės tani e ka kokėn mė tė qetė. Ai ka pasur kohė tė mjaftueshme tė peshojė “pėr” dhe “kundėr” dhe tani ka njė pėrfytyrim mė tė qartė pėr secilin subjekt politik. Po ashtu, ai ka krijuar nė mendje edhe heroin politik.

E di shumė mirė se cili politikan ka kontribuar pėr tė mirėn e komunitetit ku jeton, e cili ka qenė i pėrqendruar kryekėput pėr fryrjen e xhepit personal. Gjithashtu, ai ėshtė impresionuar pėr tė mirė ose pėr tė keq pėr ndonjėrin tė zgjedhur. I ka bėrė pėrshtypje sjellja e tij, kėmbėngulja, karakteri, njerėzia apo edhe pafytyrėsia e ndonjėrit.

Pėr shembull, mund t’i ketė lėnė mbresa lidershipi i ministrit Rexhepi, i cili ėshtė pėr ēdo lavdatė meqė ėshtė njeri i fjalės, ėshtė i pėrgjegjshėm nė maksimum pėr detyrėn qė ka.

Po marrim disa situata hipotetike pėr tė cilat po qe se nuk do t’i dilnin hesapet, ministrit tė Brendshėm do t’i shembej toka nėn kėmbė e qielli nė kokė nėse nuk do ta bėnte atė qė e ka pėr obligim nė kėso rastesh - tė jepte dorėheqje.

Sė pari, po e zėmė, shefi do ta urdhėronte ministrin ta shkarkonte drejtorin e policisė nė njė situatė tė dhėnė, sado e mjegullt tė jetė ajo. Ministri Rexhepi, si i pėrgjegjshėm qė ėshtė, do t’ia bėnte njė telefonatė drejtorit dhe me eufemizma do t’i tregonte pėr situatėn, pra pėr lajmin e hidhur se nuk duhet ta konisderojė mė veten nė krye tė forcave tė rendit. Mė mirė ta njoftoj unė, do tė mendonte ministri, se drejtori tė marrė vesh nga bota.

Situata tjetėr, hipotetike po ashtu, kur ministri Rexhepi do tė jepte dorėheqje ėshtė nėse do tė urdhėronte policinė speciale ose tė trafikut, nuk ėshtė fort me rėndėsi, pėr ndonjė operacion dhe nga ky operacion tė ktheheshin mė pak policė me frymė. Ministri Rexhepi mė parė do tė vdiste se ta shihte dikush nė publik, e sidomos duke u mburrur me “suksesin” e operacionit.

Ministri Rexhepi do tė ikte dhe do tė mbyllej nė shtėpi po ta shihte se nuk po i respektoheshin vendimet pėr tabelat e veturave, tė pėrdorura nga serbėt kosovarė. Ani po t’i ndodhte tė mos i respektoheshin nja dhjetė ultimatume pėr kėto tabela, ai do tė fshihej diku ku nuk do t’ia shihte surratin asnjė qytetar i vendit pėr muaj tė tėrė.

Ruana Zot po tė ndodhte ndonjė skandal, sikur po e zėmė, pėr pėrfitime materiale policia, nė kreun e saj, tė falsifikonte dokumente nga blerja e armėve dhe municionit.

Aq mė keq sikur kjo aferė ta lemeriste qeverinė e njė vendi mik, ku blihen kėto pajisje, duke e detyruar atė qė tė shkėpusė kontratat e kėsaj natyre me policinė tonė tė re dhe totalisht tė papėrgjegjshme. Pėrballė njė situate tė ngjashme, ministri ynė pa asnjė dyshim do tė pėrfundonte nė Kardiokirurgji.

Janė edhe shumė ngjarje tė ngjashme pėr nga natyra (sikur kėto tė 14 janarit), qė mund tė ndodhin, por shyqyr qė nuk po ndodhin, pėr tė cilat ministri i Brendshėm nuk do tė pėrtonte ta linte detyrėn meqė, po e theksojmė, ai ėshtė i pėrgjegjshėm dhe me karakter. Diēka qė e ka dėshmuar.

AI KA DHĖNĖ DORĖHEQJE mė 12 shkurt 2007. Fatmir Rexhepi ėshtė i pari dhe i vetmi ministėr nė historinė e re tė Kosovės, qė ka dhėnė dorėheqje (si akt moral) pėr njė ngjarje tė hidhur me tė cilėn ai dhe vartėsit e tij nuk kishin kurrgjė tė bėnin. Dhe, nė fund, pavarėsisht performancės nė krye tė resorit dhe pozitės qė kishte (e qė nuk e ka) nė hierarkinė e partisė sė tij, pėr gjestin e treguar, ai e meriton t’i hiqet kapela.

naser.sertolli@zeri.info

4.6/5 (20 votë/a)
Qukapik (Prishtine): 25-01-2012 19:34
KUR TA MERR VETVENDOSJA PUSHTETIN TY ZOTI NASER KINA ME TE ZGJEDH MINISTER TE MBRENDSHEM E SA PER BAJRAM REXHEPIN AI SDIN QKA ESHTE DORHEQJA EDHE NUK JEP DORHEQJE PA E BA KREJT... (ME NER JUSH)
mbretich (zvicer): 24-01-2012 17:05
bravonase,ashtu siq ke shenu eshte,se keta hajna e dallavergji na mbyten e lan popullin pa buk e vet shetisin ku dojne,phhuuuuu marreee ju koft,ishalla i vjen fundi kesaj qeverije te poshter
Doni (Rahovec): 22-01-2012 16:32
E paske prek ne tel Z.Sertolli.. Nuk ben me e leshu postin sepse e kane me tapi e me ba me e leshu bahet nami e shkruan bota qe ne Kosove paska ministra qe japin doreheqje prej karrikes qe ia ka lene amanet gjyshi...
Deklaroni (Prishtinë): 21-01-2012 22:57
Ka Bajrami kohë...
rrushja (RRKS): 21-01-2012 22:44
Për qdonjerin rast qe ke fol me ironi baram regjepi u duht me dha dorheqje. Por ai eshte nxhit per karike sikur me nxhits special R
Arben Hoxha (Prishtine ): 20-01-2012 23:59
Me vjen keq per kete njeri, kete hirurg me merita gjate dhe pas luftes ne Kosove te bije ne kete nivel qe nje njeri (Thaqi
Sabiti Podjeve (Podujeve): 20-01-2012 23:32
Bravo. Fatkeqesisht nje akt qyteterues qe mori i pari Fatmir Rexhepi me doreheqjen si akt moral me 2007 mbeti i vetem dhe nuk u ndoq me nga askush. Ishte shembull por fatkeqesish i vetmuar.
Labi (suhareke): 20-01-2012 20:48
Fatmir Rexhepi u kon burr,e ky sa burre,ky asht lajkatar(e) qe kaniher ta tesh me komentet si i (pa)ditur edhe prej nje arroganti si krejt ministrat e pdk qe i ka hashimi.Pa kulture fjale e debati,e me fakultete publiko-private..Ne Kosove krejt jane,por kurgja e mire,krejt prap..Ne krejt boten fjala e lire dhe demostratat pranohen si kritike e nuk dhunohen po Hashimi si pranon kritikat e sidomos vartesit e tij prej amaterave se jan te paprekeshem..I ka ba populli te paprekeshem disa arrogante rruge..Fatmir Regjepi u kon i pari qe ka dhan doreheqje se ka dite si menaxhohet ni dikaster aq i rendesishem siq jane ministrite..
Glan (Prizren): 20-01-2012 10:26
Gjithe keto qe tha autori jane te verteta.Fatkeqesisht ministri Rexhepi i ngjan shume Ivica Dacicit si nga pamja ashtu edhe nga veprat.Ku ishte Rexhepi kur u vjedh droga dhe dosje ne polici, ku ishte dhe ku eshte Rexhepi qe 12 vjet ne nuk kemi pike kontrolli ne veri.Ku eshte Ministri Rexhepi me deklaratat e tij se jane shume afer arrestimit te vrasesve te Heroit Enver Zymberi.Madje na doli qe vrasesi i policit pra i shumeperfoluri Zvonko Veselinovici te kete punuar per autostraten e Hashimit , autostrade kjo qe po e paguajme me se shtrejnti ne bote dhe se askush perpos Hashimit dhe nja 2-3 vetve kontraten e saj kurre nuk e ka pare.
topi (prishtine): 20-01-2012 08:12
Mir e ke shkru ama njo e ke harru ta cekesh se ketyre te PDKs shibel ne sy e kan Albin Kurtin dhe levizjen.Kta me qdo kusht mundohen ta shantazhojn edhe ne debate televizive.Nuk akuzohet nje levizje e cilla proteston kurr dihet mirfilli se ne baza institucioanle asgja nuk po zbatohet.Andaj e vetmja rrug asht rruga po e zam pse nuk burgoset Bajrush Gjemajli dhe Xhabir Zharku edhe me qense se vendimi i gjykates duhet te zbatohet.Por nje pun e di me ju tregu se ktyne te PDK a ta din voten e lir qe jau ke besu pergjigjeja asht JO,msa a ta din qeni me i qit hallve qaq ktyne.
Milic Milici (Vushtrri): 19-01-2012 18:49
Nuk jemi aq te padishem qe mos me marr vesh qe e paske kerku haptas doreheqjen e Bajram rexhepit prej keti posti. plotesisht pajtohem me ty. ia paske permend te gjitha "bemat" e tij qekur ka ardh ne krye te milicise se thaçit. me falni, nuk po i them polici se me 14 janar m'i ka ngja shume milicise se serbise. une e di ca osht rendi e protesta. bajram rexhepi nuk e di se me pas dite e kish pastru edhe oborrin e vet ma se pari: e kish qu naj tym per vjedhjen "spektakulare" ne dhomen e deshmive kur u moren droge e pare me thase e askush asnje fjale nuk e thote per to. edhe protestuesit mos te harrojne per te dielen se na milicet jemi shume trima me te tanet. qe na u vra ni polic me 25 korrik 2011 nuk osht kurrgjo. me rendesi kemi shku m vetura deri ne gjyse te veriut e jemi kthye te lagte ne prishtine. bajrman rexhepi na ka prie thaci po i faturon rezultatetshnet ty gazetar se ruju e mos hin fort llugave se ta qan kush permasen me naj send te forte, me kerbac. milic milici, vushtri.
Gjyshi (Pejë): 19-01-2012 17:56
Një urti popullore thot: "Duhet të studjosh me aq kujdes ata që në një situatë bëjnë ndonjë vepër të mirë sikurse ata që bëjnë keq, sepse ka të tillë që bëjnë mirë për një qëllim të keq." prandaj ka ardhur koha kur duhet t'i dallojmë ata që ju paskan pasë bashkuar djemve tonë luftetar për qëllime të këqia. Dasht zoti të ngritin zërin ata trima që vertet luftuan për të bërë mirë dhe të ndihmojnë që t'i demaskojmë ata që paskan pasë qëllime të këqia! Sepse "kush mbjell erë, korë fortunë". E populli jonë është dermuar nga fortunat.
rifati (gr.br,): 19-01-2012 17:29
INTELEKTUALIT.Me mire eshte ta kesh perdorur novken i *PADITUR" me mire do te tingllonte,djalo ti se pari duhet ditur qka eshte tubimi apo demostrata,tubimi i tille nuk eshte lajmruar organeve gjegjse,kush e organizon,per qka e organizon,sa kohe zgjat,sa pjesmarres priten e tj.Ti eshte dashur ta din thelbin e kesaj demostrate te vetefundosjes,per qka eshte organizu dhe qfar qellimi ka pas.Sa per policine merri ligjet ne fuqi dhe shfletoj,une mendoj qe kan intervenu ne baza ligjore,kush deshte ti ta mbron ligjin sipas teje nqf se si lejohet policise,ajo qka ju ka ndodh udhtarve eshte per te ardhur keq,po raste te tilla ndodhin qdo-kund ne bote,shkijet e kan dhene arsyen pse, dhe ne smun te ndikojm a ju kan funkcionu te dhenat ne PC apo jo,se tek e fundit ata jan tjeter shtet,dhe e drejta tyre eshte si bejn organizimin e kufirit,po jo edhe arsyja e vetefundosjes ta mbylle ate.
Luani (peje): 19-01-2012 15:20
REspekt per shkrimin, edhe pse mbiemri i perbashket eshte vetem rastesi.
Intelektuali kunder Horrave (Vjene): 19-01-2012 15:15
Rifati (gr.br.): serbi 10 dite me heret s'ta "c... ne rrush" fare marreveshjen nderkombetare dhe i la te prisnin njerezit ne kufij deri 24h! Atij si kersiti per nderkombetaret fare! Kufi i njohur nderkombetarisht, te cilen njohje qeveria e degradoi ne "kalim", pasi leshoi pe para nderkombetareve per t'ia mundesuar Serbise marrjen e statusit te kandidatit. Nje leshim te tille nuk eshte ka e bone Serbia! A thua pse? Ti zoteri thua se jeton ne nje vend demokratik dhe tregon se nuk ke merr ere nga demokracia! Sa do t'i mbijetonte politikisht ministri i mbrendshem ne UK nje arrestimi te mundshem te nje deputeti! Pas nje ore do te detyrogej te jipte doreheqje! Ne KS Rexha krekoset se ka arrestuar deputet - me kete ai vrau demokracine, ngase ne demokraci parlamentaret gezojne imunitet, te cilin vetem parlamenti mund ta hek! Ishte akt moral atebote doreheqja e Fatmirit, edhe pse ai nuk ishte pergjegjes! Sot Bajrami do te duhej te shkarkohej po te kishte demokraci, po Thaqi eshte me pak demokra
gjilan(asi) (gjilan): 19-01-2012 14:45
Bajram Rexhepi do te largohet jo qe do te jap doreheqje.Po do e shkarkoj Thaqi,sepse e vetmja menyr per te shpetuar Thaqi eshte qe tia hudh fajin bajram Rexhepit.Kesaj radhe Thaqi dhe kerbaqi nuk do mujn te kalojn sebashku.
rifati (gr.br,): 19-01-2012 13:11
Zt.Sertoli:Dorheqja e Fatmir Rexhepit ne vitin 2007 dallon nga data 2012,sepse ne ate kohe te Fatmir Rexhepit Kosova nuk ka qene shtet,dhe pergjegjsi nuk ka patur,sikur tash qe ka Rexhepi,dhe te protestojsh ne Prishtine dallon nga protesta ne kufi,ne Prishtine mujsh te pengojsh kalimin ne disa rruge,po Jo edhe ne kufi,i cili eshte i njohur nderkombtarisht dhe me kete Kosova ka obligim shteror qe qarkullimi te jete i lirshem sipas normave nderkombtare,po mos te kishte nderrmarr Rexhepi ate qe ndermuar,si do te reagojshin nderkombtart apo edhe shumica vendorve,vetem kete mendo.
Gjahtari (Prishtine): 19-01-2012 12:44
Dy Rexhepa, njerit me ia hjek kapelen e tjetrit me ia vene masken. Dallimi eshte i qarte. Kur te mungon ndergjegja dhe morali, atehere do ia besh sikurse ky EMU i tanishem qe e fut koken ne rere, po te kishte ndergjegje dhe moral, sikurse Fatmir Rexhepi, do vepronte me doreheqje. Kjo, ketij te tanishmit, ose doktorit gjakpires, nuk do i ndodh as rastesisht e lere me per pergjegjesi morale .

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51