Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
22-01-2012 | 11:13 CET
SHKRUAN
Adrian Ēollaku

Hapni “letrat”!

Adrian Ēollaku

“Kur ky njeri dėshiron tė ma marrė fytyrėn mua dhe t’i lajė duart me gjakun tim, atėherė do tė ketė shumė telashe me mua, tha personalisht Hashim Thaēi”. Kėshtu kishte thėnė Gjergj Dedaj, kryetar i Partisė Liberale tė Kosovės, pas shkarkimit qė i kishte bėrė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nga posti i zėvendėsministrit tė Transportit dhe Postė Telekumunikacionit nė vitin 2010, dhe atė vetėm pak ditė pasi e kishte emėruar nė atė pozitė.

Madje, ai kishte shkuar aq larg, saqė i kishte dhėnė ultimatum Thaēit, qė nėse nuk do ta “pėrmirėsonte” gabimin, do t’ia hapte letrat dhe nė Kosovė do tė bėhej “kiameti”. Nuk shkoi shumė dhe Gjergj Dedaj i “hapi” ato qė pati. Letrat, pra.

Asgjė nuk ndodhi. As u trondit opinioni kosovar, e aq mė pak kiameti i paralajmėruar nė Kosovė. Letrat e Gjergjit, thjesht, i mori era.... Asgjė nuk ndodhi, ama bash asgjė.

--------------------------------

Nė stilin alla Gjergj Dedaj po luajnė sot edhe disa prej politikanėve mė me ndikim nė vend. Hiē mė larg se tė premten, nė seancėn e fundit tė Kuvendit tė Kosovės, ku u debatua pėr protestėn e Vetėvendosjes sė 14 janarit, e ku pati akuza e kundėrakuza tė shumta ndėrmjet deputetėve, kryeministri Hashim Thaēi dhe deputeti i Vetėvendosjes, Rexhep Selimi kėrcėnuan njėri- tjetrin me “hapje letrash”.

“Mė mirė tė mos i hapim letrat se pastaj...”, thoshte kryeministri Thaēi, duke iu drejtuar deputetit tė Vetėvendosjes, Rexhep Selimit. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, me kėrcėnim letrash, edhe ky i fundit iu kundėrpėrgjigj Thaēit.

Sllogani “mos fol se t’i hapi letrat”, ėshtė “modeli” mė i mirė pėr t’i shantazhuar tė tjerėt. Tash e 12 vjet prej se ka pėrfunduar lufta me qindra herė ėshtė pėrdorur kjo shprehje kėrcėnuese.

Megjithatė, letrat asnjėherė nuk u hapėn. Thuajse askush kundrejt askujt nuk duan tė hapin letrat. Por, edhe ato pak “letra” qė u hapėn, ishin kot, njė asgjė.

Tash e 12 vjet qytetarėt e Kosovės kanė qenė mė se kureshtarė t’i shohin tė hapura ato “letra”. Ata janė shumė kureshtarė tė dinė se ēfarė janė ato “letra”, ēka ka nė to, kush pėrfshihet nė to...

Andaj, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, deputeti Rexhep Selimi, si dhe tė gjithė tė tjerėt ėshtė mirė qė t’i hapin “letrat”, kuptohet nėse i kanė. Ose tė heshtin, tė mos bėjnė lojė me blofe letrash. Tekefundit, hapja e atyre letrave jo vetėm qė do tė ishte nė interes tė opinionit kosovar dhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi, por ėshtė obligim par ekselence i secilit qytetar, e lėre mė atyre qė bėjnė ligjin, qė nėse kanė diēka t’i procedojnė menjėherė tek organet e drejtėsisė. E jo “letrat” t’i mbajnė nėpėr xhepa pėr tė shantazhuar dikė nė interes tė vetes apo grupit tė cilit i pėrket.

----------------------------

Kjo puna e “hapjes sė letrave” mė tepėr flet pėr mentalitetin dhe nivelin e politikanėve, sesa pėr diēka serioze. Sikur tė kishte diēka tė vėrtetė nė kėto “letra”, tash e 12 vjet vetėm Zoti mund ta dinte se ēka do tė ndodhte me Kosovėn. Ndoshta do tė bėhej edhe kiameti, por ja qė shpėtuam. Dhe atė falė politikanėve tė “pėrgjegjshėm”, tė cilėt me moshapjen e “letrave” po e shpėtojnė kėtė popull dhe shtetin e Kosovės.

Politikanėt e Kosovės, duke filluar nga Hashim Thaēi e mė poshtė, do tė ishte shumė mė mirė qė tė merren me problemet e qytetarėve tė vendit, me hallet e tyre, me obligimet qė i kanė marrė nga vota e tyre sesa tė merren me dosarė letrash tė kota. Sepse, hapjes sė letrave mė nuk iu beson askush, madje as vetė ata qė po i pėrmendin vazhdimisht.

Nėse i kanė ato “letra”, ėshtė dashur qysh moti t’i dorėzojnė tek organet e drejtėsisė, sepse mbajtja e “fshehtė” e tyre dhe pėrdorimi vetėm pėr t’i shantazhuar tė tjerėt pos qė ėshtė shkelje e ligjit, ėshtė edhe cenim i rendit ligjor e kushtetues tė vendit. Nė njė shtet normal e demokratik, mbajtja sekrete e tyre secilit zyrtar do t’i kushtonte shumė, madje edhe me humbje tė karrierės politike.

4.1/5 (9 votë/a)
miletishqiptar (shqiptarija): 24-01-2012 20:42
per lemi prizeren ti nuk tokje kerkah kjo tem ska te bej asgje as per rugoven eas per nekiben tek efundit te ndjeret ekan la veten per ket kosov e leni njerzit rahat bile ne amshim se ktu nuk ikeni lan rahat qifti ijyt qe sja dojn te miren kosoves
halori (sk....): 23-01-2012 23:10
Përderisa (bashkë) kanë qasje në QYP (lexo buxhet-para të taksapaguesve) nuk ka hapje letrash. Ai që largohet nga SOFRA e PARË, ka mundësi që të kërcënojë me hapje letrash.
Gjahtari (Prishtine): 23-01-2012 11:52
Ne qofte se njeri mshef letra per dike e nukj i hap nga se ato jane te rrezikshme per filanin, nga se aty fshihet ndonje veper e cila do te denonconte autorin, edhe poseduesi i kesaj letra ne te njejten kohe bene veper te njejte nga se tani me eshte bashkeveprues i asaj vepre, alias pjesemarres ne veper. Prandaj, ne qofte se Thaci ka letra per Selimin, e edhe Selimi per Thacin, atehere qe te dyte jane aktor te veprave qe i bien nen kompetenca te Prokurorit te ketij kuazi shteti ose te asaj kuazi Evrope (EULEX-it), ne te cilin ska as ligje, as sundim ligji as zero tolerance, por vetem sundim me ligj dhe pa tolerance. Deshmitare te kesaj te fundit ishte e tere popullata e Koosves !
Agimi (Peje): 23-01-2012 11:14
Kur po kercenohen me hapje letrash e po terhiqen keta njerez, po me duken shume qytetare. Eshte paradoksale por ne krahasim me ta , Nazim Bllaca po del burre e gjysme.
luli (bair-mitrovice): 23-01-2012 10:33
Letrat le ti hap Kadri Veseli, sepse ai i ka letrat. Porosia ime per Kadri Veselin hapi letrat se vec ty te gjitha te keqijat (ZKZ vrasjet gjate luftes, SHIK mbas luftes, SHIK vjedhja e votave), ndersa Hashimit para dhe gjate lufte drejtoria politike e mbas lufte prap politika. O Kadri hapi letrat e dergoje Hashimin aty ku ka me te derguar ty se ky familjen me para e ka siguruar edhe nipat i ka siguruar e tash vec per me mbet ne pozite cdo gje ka me ba.E nese ti Kadri Veseli nuk i hap letrat shpejt ky shoku yt Hashimi ka me te ba kusheri me Zvonko Veseli-NOVICIN e te tana te zezat ty ka me te i mvesh .
Nazmi Berisha-Dyzi (Norvegjië): 23-01-2012 04:51
Sheshit asht tue u pa,pozicionimi i tyne të jep me kuptue se kan shumë cka me i thanë opinionit Kosovar,sepse që të dy janë tërheq nga baza në të cilën kanë veprue deri dje(!!!???).PO i ngjanë barcoletës së vjetër e cila tregohet:"KISHIN QENË DY KUNATA PUTANE,TË CILAT PËR CDO NATË TRADHTONIN BURRAT E TYNE,ME TË NJAJTIN KAVALiER,POR NJI NATË KAVALERI JA KISHTE BA ME HILE TJETRES,TUE SHKUE DY HERE TE NJABA,KUPTOHET TE AJO QË E JOSHKE MA SHUMË, DHE KËSAJ TJETRES I MBET HATRI,NË MËNGJES MBASI HIKEN JARANI,DALIN NË DIVANET E TYNE E PO HAHEN ME LLOJ LLOJ FJALËSH:NJANA TJETRËS,KQYRE MOJ,HËJ!MOS E TEPRO SE I KALLZOJ BURRIT TAND!PSE UNE A NUK KAM CKA ME I KALLXUE TANDIT A?PASHA MUE LULO,KËTTA JANË ATA QË DUEN ME NA I MËSUE BREZAT E ARDHËM.TË PAQT BACA,ME MILLO MAJKOT,MILLO MOJA A A A !!!
xhemali tanushi (mostar): 22-01-2012 23:24
nuk ka letra pa sundim te ligjit ne kosove kur gjyqsori ne kosov te jet nje institucjon pa ndikimin e politikes ateher do te kishin nje domethenje letrat apo nje pesh qe mund ti qoj drejt nje pastrimi te punve ose denimi te punve te kqija qofshin ato edhe njezet vjet te vjetra ............
rifati (gr.br,): 22-01-2012 23:23
RIZO;Koxha me ze ka qene edhe shqipfolsi Spirr Kosova,xheneratat e vjetra e dijn shum mire kete xhandar nga Klina.
lemi (prizren): 22-01-2012 23:19
Po te hapen ato letra,nuk do te festoni pervjetor per Rugoven,i cili eshte deshimtar kyq me djalin Uken,ne procesin e Prizrenit te vitit 1995.Vendimi i gjykytes te qarkut momentalisht eshte ne podrumet e policise se Kosoves ne Prizren,per keto dosje te mos hapen fare ka qene kembgulse Nekibe Kelmendi,e qka do te ben tash Kuqi mbetet te shifet.
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 22-01-2012 19:52
Asht mir mosme hi nmal pa sakic:edhe qeveria e shipris ka koh qe kerkon hapjen e dosjeve;por nuk ka fillue hala:ne rastse duhet hap dosjet qe nga viti1941.Ederi me sod duhet te zevencohet populli shqiptar me ndonji popull tjeter!!!.Qdo okupim qeka pas vendi yn asht dashur te ket puntor qe kan punue me okupatorin!!!.Por mes te kqijave duhet nxjerr ni te keqe mate leht:shteti ma imir qe asht sod skemi pas kurr:=edhe sod vazhdon lufta,per pushtet por pa letra te hapura!!!letrt e hapura kan qen ne vitin1944.Kur i ndjeri FADIL HOXHA i dergoj popit te mushtishtit;te sfeti trojices!!!!!.Ne komunen e therandes:(ish)(suha=rekes).Regjistrin e shokve qe ja kishiin shpetue jeten ne koh te luftes N.Q.Per ti likfidue te gjith!!!.Para se te kthehet nga beogradi=per ne prishtin:kjo edhe ndodhi ku sod gjinden emrat e te likfiduarve ne arhivin shtetror te kosoves:ju pershendes riza budakova;BRUKSELL BELGJIK.
Secret Files!!! (Cashia e gate e Pejes): 22-01-2012 18:02
...Letrat i hapi Bllaca dhe na "prishi pak rehatin" por shume shpejt pa u merzit shume mileti ra prap ne kllapi! Ne nje vende ku dajaku, poshtnimi, e bile edhe vrasja bahen normale atehre ske cka pret preje atij mileti. Po cfare vendi asht ky more ky nje kryeminister i sotem ka shkepe dajak, e ndoshta edhe ka vra e sot e udheheqe shtetin. Kjo bon vaki vetem ne vende jo normal te krijuar nga miqte tane, turp per ne e per miqte tane.
Pandora e Drenices (gjakove): 22-01-2012 15:24
Mire kishte me qen sikure DRENICAKET ti ndimojn Kosoves qe ti ja hapin letrat e Familjes se Hashim Thaqit

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51