Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
25-01-2012 | 13:45 CET
SHKRUAN
Adrian Ēollaku

Lufta speciale pėr vota

Adrian Ēollaku

Pėrplasen kudo. Nė Kuvend, nė komisione parlamentare, nė medie, nė rrugė... Tash e sa kohė thuajse vetėm ata janė gjallė. Bėhet fjalė pėr Lėvizjen “Vetėvendosje” tė Albin Kurtit dhe pėr Partinė Demokratike tė Kosovės tė Hashim Thaēit. Mbizotėrimi i tyre jo vetėm nė skenėn politike, por edhe nė tėrė opinion publik, ėshtė mė se evident, sidomos nė muajin e fundit.

Polarizimi i skenės politike nga kėto dy subjekte politike ka bėrė qė tė gjitha subjektet e tjera, pėrfshirė ato opozitare, si: Lidhja Demokratike e Kosovės, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, si dhe ato nė koalicion si Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtėsisė, tė jenė totalisht jashtė loje dhe nėn hije.

Hiē mė larg se tė martėn nė Komisionin pėr Amendamentimin e Ligjit pėr Zgjedhjet pati pėrplasje ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė “Vetėvendosjes” dhe atyre tė PDK-sė. Madje, pėrfaqėsuesja e “Vetėvendosjes”, Albulena Haxhiu, nė shenjė revolte nga “dominimi” i PDK-sė e lėshoi kėtė mbledhje.

Ky nuk ėshtė rasti i vetėm i “luftės speciale” ndėrmjet “Vetėvendosjes” dhe PDK-sė. Gjatė tėrė vitit kėto dy subjekte janė pėrplasur vazhdimisht, qoftė pėr bisedimet, qoftė pėr veriun, qoftė pėr ēėshtje tė brendshme... Pėr tė kulmuar me kalimin e mocionit tė “Vetėvendosjes” nė Kuvend pėr reciprocitet tė plotė politik, ekonomik e tregtar me Serbinė, qė si rrjedhojė pati dy protesta njėra pas tjetrės. Derisa protesta e parė e mbajtur mė 14 janar pati dhunė dhe pėrplasje ndėrmjet protestuesve qė mbėshtesnin “Vetėvendosjen” dhe Policisė sė Kosovės, e kundėrta ndėrkaq ndodhi mė 22 janar, ku pati njė protestė tė qetė tė “Vetėvendosjes”.

Tė mos i numėrojmė tė gjitha aktivitetet e “Vetėvendosjes” nė kundėrshtim tė Qeverisė Thaēi II, sepse vėshtirė se do tė mundė t’i pėrfshinim nė kėtė shkrim.

As partia e Thaēit, qė e udhėheq ekzekutivin, nuk qėndroi duarkryq. Gjatė gjithė kohės u pėrplas me Lėvizjen “Vetėvendosje”, duke zhvilluar njė “luftė” speciale dhe duke u ndjerė e rrezikuar vetėm nga aktivistėt qė udhėhiqen nga Albin Kurti. Rasti mė i freskėt ėshtė ai i 20 janarit, kur PDK-ja nė Kuvend arriti ta rrėzojė mocionin e miratuar vetėm njė muaj mė parė nga partitė opozitare, duke krijuar kėshtu njė praktikė tė paparė deri mė tani parlamentare. Megjithatė, qėllimit ia arriti. “Vetėvendosje” mė nuk mund tė dalė nė rrugė e tė thirret nė mbrojtje tė vendimeve tė organit mė tė lartė qeverisės nė vend - Kuvendit.

Nga tėrė kėto pėrplasje njė gjė ėshtė mė se e sigurt - fuqizimi i PDK-sė dhe i “Vetėvendosjes” ėshtė i padiskutueshėm. Siē ėshtė i padiskutueshėm edhe fakti se partitė opozitare LDK e AAK kanė mbetur nėn hije totale. Kėtė nuk mund ta mohojė askush.

Shumėkujt, pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesit e kėtyre partive politike “outsajdere”, mund t’u duken tėrė kėto pėrplasje dhe debate tė ashpra ndėrmjet PDK-sė dhe VV-sė njė asgjė hiē, megjithatė kjo nuk qėndron. Ata mund tė mendojnė se nuk jemi nė kohė zgjedhjesh dhe nuk ka shumė rėndėsi nėse janė apo nuk janė aktivė e prezentė nė politikat ditore, mirėpo politikanėt ēdo herė janė nė kohė fushate paraelektorale.

Dhe, kėtė mė sė miri po di ta shfrytėzojnė PDK-ja e Hashim Thaēit dhe “Vetėvendosja” e Albin Kurtit. Nuk do mend se kjo atyre shumė lehtė mund t’iu pėrkthehet nė vota dhe nė pėrkrahje politike.

4.5/5 (8 votë/a)
Burim (Prishtine): 26-01-2012 09:39
I nderuar, mire e shkruar dhe e argumentuar. Thane te drejten kam filluar edhe te dyshoj ne kete "armiqesine" e tyre.
beni (prizren): 26-01-2012 08:32
Kjo mund tu kthehet bumerang si vetvendosjes po ashtu edhe pdks vv thoshte dot qendrojm dit e nat u largu turpshem nga protesta.pdk eshte e rrezikuar nga populli dhe nga LDK .
Felix (Peje): 25-01-2012 17:32
VV definitivisht e ka dinamizu per te mire jeten politike ne kosove. Une besoj se krejte kjo dinamike e tyne ka me u perkthy ne vota te qytetareve. Per partit e tjera opozitare si psh LDK dhe AAK e kan humbe ritmin e te qenit ne hap me tempon e diktume preje VV dhe PDK. LDK per mungese te lidershipit sepse i pari i tyn easht ma teper i perkushtum si komunare. Kurse AAK thuase u ka deke baba e hala po vajtojne se kush me u ba bajraktar.
Vehbi Llausha (Llaushë-Skënderaj-Drenicë): 25-01-2012 16:39
PDK-ja me njerëzit me një BAGAZH kriminal siq është Bekim Haxhiu-Kamishi,Shaip Muja,Haliti,Izmaku,Musliu,Grabovci,Dibra, Deliu, Selimi,Mirena,Buzhala,Vata,Halili jane vetum që të mjegulloin dhe të shkaktojn rrëmujë në SKENEN POLITIKE në Kosovë. Por koha po afron dhe kjo band e SHIK-ut anti-kombatre do të zbulohen dhe do të turpërohen për të gjitha ato që kan bërë. VV është Lëvizje që ka VIZION të drejt të qeshtjes KOMBÊTARE dhe është në rrugë të drejt të mbrojtjes së Shtetit të Kosovës, që PDK-ja me strukturat mafioze të drejtuara nga SHIK-u po e shkatrroj Kosovën dhe po e sjellin Serbin mbrenda ne Kosovë.
demi (Ulpiane): 25-01-2012 16:06
Vetevendosja ka me jau nxi jeten hajnave! Sidomos hajnave ne pushtet! E per kete arsye opozita tjeter LDK-AAK i ka shti veshte ne lesh e nuk po reagon, se eshte po aq e zhytur sa pushteti aktual!
Abedini (gjilan): 25-01-2012 15:02
Nuk edi pse po mirini shum me vota, kosova eshte ne gjendje te veshtir ekonomike, per kete arsyje dueht te gjith bashk me bere kunder mallrave te serbis, dhe donacinete te mira me ja bere prodhusit vendor, ky kjo gjeneron dyrek vende te punes.
kimeti (midis kosove): 25-01-2012 14:25
mos tish hi vv ne kuvend thaqi ke kah knaqet me ldk aak paten ra ne ujdi vjedhni jo vjedhum edhe na shum plane jau ka prish vv ju lumt krejt te ri dhe shum dinamik normal qe i len hajnat ner hije bile ka mi qu ne dubrav ma fllad

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51