| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Ali Cenaj
E kemi. Kot mundohemi ta fshehim, nga vetja e nga tė tjerėt. Tanimė e kanė marrė vesh tė gjithė. Sa ėshtė e vėrtetė nuk e di, por kohė mė parė njėri qė kishte kaluar vite nė Perėndim, mė thoshte se me sytė e vet nė njė nga Migros-et nė Zvicėr e kishte parė tė shkruar edhe nė shqip vėrejtjen: Shqiptarė, ju lutemi, mos vidhni! Jeni nėn vėzhgim tė kamerave!.
Pra, e kemi dorėn e keqe. Hajninė, nėse dikush nuk e ka kuptuar frazeologjinė me tė cilėn populli e quante kėtė ves tė cilit ishte turp edhe ti pėrmendej emri. E tani na ėshtė bėrė si zanat. Ēėshtė mė keq, zanat edhe i qeveritarėve. Fatkeqėsisht. Nė njė atmosferė tė hajnisė totale nė kėtė vend sikur janė ēuar tė gjithė tė vjedhin, qeveritarė e qytetarė. O burra, kush mė shumė e kush mė shpejt. Ta zhbijmė Kosovėn, tė tėrėn. Sė paku i tillė ėshtė pėrcepsioni i krijuar.
Nuk e paskemi imagjinuar sa tė unėt paskan qenė, dėgjohet tė thuhet gjithnjė e mė shpesh. Aq sa edhe krejt Kosovėn tua japėsh u duket pak.
Pas privatizimeve tė fabrikave apo diēka tė ngjashme qė kishte mbetur nga e kaluara, tashmė i kanė zhvatur edhe sipėrfaqet e tokave, ato qė mund tė zhvateshin. Madje disa qė cinizmin e kanė pėr hatėr flasin edhe pėr pashallėqet e reja dhe shtrirjen e tyre. Dihen edhe kufijtė, thonė ata. Duke pėrmendur edhe emrat tė cilėt edhe ju mund ti keni dėgjuar por qė kėtu, natyrisht se nuk mund ti pėrmendim.
Nėse jo pėr tjetėr, sė paku mund tė na akuzojnė dhe, tė jenė tė sigurt, me gjykatat tona tė reformuara davanė e kanė tė fituar.
I njihni edhe ju. Janė ata tipat qė deri dje ishin askushi por qė tash lėvizin me xhipa tė zinj e truprojė e qė kontrollojnė transaksionet ekonomike e kriminale, milionat e investimeve buxhetore, qarkullimin e mallit me akcizė... si dhe prona tė mėdha toke.
Filani ka Veternikun, rajoni kah Fushė Kosova ėshtė i fishekut, asi tjetri me shtrirjen e pashallėkut me tokat ka arritur deti te Drenasi. Tė tjerė kanė privatizuar luginat pasi nė ėndėrr u ishte treguar kah kalon autostrada duke krijuar kėshtu probleme si kėto te Bellanica nė Malishevė dhe arrestime tė pronarėve, tapitė e tė cilave janė djegur pasi nuk ua kėndon kush.
Krejt kjo tė kujton njė nga ato anekdotat e famshme qė zakonisht i pėrshkruhen Nasradinit dhe pėrvojėn e tij me hajnat.
Nasradinit thuhet se i kishin hyrė hajnat nė shtėpi. Duke mos pasur ēka tu bėjė hajnave qė po i vidhnin shtėpinė, Nasradini kishte marrė njė thes dhe me nguti, bashkė me hajnat edhe ai po ngutej tė vidhte sa mė shumė sende tė shtėpisė.
-Ēka po bėn ashtu Nasradin, - e pyet njė nga hajnat e habitur me atė qė shihte?
-Po, ju, po shihet se spo mė lini gjė andaj edhe unė po vjedh sė paku diēka pasi shihet se nga shtėpia spo mbetet gjė, - ishte pėrgjigjur Nasradini.
Nasradini, kuptohet, jemi ne vetė. Hajnat tanė. Ata qė aq shumė i kemi sa ėshtė malli ynė mė i eksportuari gjithandej Evropės.
Megjithatė kanė mbetur mjaft kėtu e qė po merren me ne duke na trajtuar ēdo ditė. Rastet e hajnisė janė pjesa mė normale e raporteve tė pėrditshme policore. Megjithatė, edhe mė tė shumtė janė ata qė as raportohen nga qytetarėt e zhgėnjyer me efikasitetin e policisė. Vetėm nė rajonin e Prishtinės, tha Policia, vjet kanė ndodhur rreth shtatė mijė vjedhje, qė do tė thotė se ēdo ditė ndodhin rreth 20 vjedhje.
Nė kėtė atmosferė tė hajnisė sė pėrgjithshme, ajo bėma e Nasradinit me hajnat, sikur tė ishte krijuar mu pėr ne. Dhe pėr kėtė kohėn tonė.
Ajo vėrejtja e Migros-it te ne mė shumė nė formė tė lutjes do tė dukej kėshtu: Qeveritarė e qytetarė, ju lutemi, mos vidhni! Jo pse ka kamera dhe ka kush ju vėzhgon por se kėshtu, me kėtė grykėsi, po na e vidhni edhe ardhmėrinė e kėtij vendi!
Kosovari (Kosove): 19-05-2012 01:14
agroni (prishtine): 27-01-2012 09:48
Kritiku (Drenice): 26-01-2012 19:40
dardani (zviocerr): 26-01-2012 19:37
shekspir drenica (Komoran): 26-01-2012 14:38
Arif EJUPI (Gjeneve): 26-01-2012 14:24
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 