| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Milaim Shefkiu
Kuvendi i Kosovės ka disa muaj qė ėshtė shndėrruar nė njė arenė pėrplasjesh ndėrmjet deputetėve tė pozitės dhe opozitės. Kėto pėrleshje, kohėn e fundit janė bėrė modė, kryesisht ndėrmjet deputetėve tė Partisė Demokratike tė Kosovės dhe atyre tė Lėvizjes Vetėvendosje. Akuzat qė shfaqin ata nė Kuvend nuk i ngjasojnė as odave ta katundeve, sepse debatet qė ata i zhvillojnė nė institucionin mė tė lartė ligjvėnės, shpeshherė janė banale, tė pavlera dhe tė pakuptimta.
Nuk merret asnjėri prej tyre me hallet e njerėzve, por merren me atė se kush ma shumė ėshtė i lidhur me Serbinė e kush mė pak. Kush ka ma shumė jarana nė Beograd e kush ska asnjė, apo kanė pasur disa mė herėt e tash i kanė shkėputur relacionet.
Ky lloj debati nė Kuvendin e Kosovės ėshtė bėrė aq i pakuptimtė, aq i pavlerė dh aq i pamoralshėm, sa qė duhet ti vihet pikė.
A ėshtė mė shumė e rėndėsishme pėr qytetarėt e Kosovės qė tė dinė se sa kile suxhuk i janė zėnė njė deputeti nė bagazh tė veturės, se sa tė merren mė ēėshtjen se pse nuk po pastrohen rrugėt nga bora dhe kush i ka fajet pėr kėtė.
Pse nuk merren ligjvėnėsit me hallet e votuesve tė tyre, njė pjesė e madhe e tė cilėve kanė mbetur tė ngujuar nėpėr shtėpi, sikur tė jenė nė gjak.
A e dinė ligjvėnėsit e Kosovės se vetėm dy kilometra prej Prishtinės, nė lagjen Veternik, qytetarėt kanė mbetur tė bllokuar nėpėr shtėpi, e tė mos flasim pėr zonat rurale, ku qytetarėt i ngjasojnė vikingėve tė parahistorisė.
Natyrisht qė shumicės sė deputetėve nuk u bėn pėrshtypje kjo, sepse i kanė xhypat qė shpėrthejnė malet, por pėr njerėzit e rėndomtė, tė cilėt i kanė manipuluar gjatė zgjedhjeve, ėshtė hendikep moskujdesja institucionale, apo tė paktėn qarja e halleve pėr ta.
Edhe nėpėr kuvendet e vendeve mė demokratike nė botė ndodhin pėrplasjet ndėrmjet ligjvėnėsve, madje edhe me shkėmbim grushtesh e shqelmash, por jo pėr suxhuk, as pėr verė as pėr patriotizėm, por pėr ndryshimin e ndonjė ligji, qė dėmton ose mbron interesin e qytetarėve.
Kjo nomenklaturė e Kuvendit duket se ėshtė mė e pamėsuar pėr ligjbėrje dhe marrje vendimesh. Nuk ėshtė vetėm seanca e djeshme ku Kamishi ka sulmuar liderin e Vetėvendosjes, Albin Kurtin, pėr mbajtjen e relacioneve me serbėt e Kosovės dhe me ata tė Serbisė. Kėto akuza janė bėrė modė nė Kuvend, sepse asnjėra palė nuk dallon nga tjetra. Njė javė mė parė ishte Albin Kurti ai qė kėrkoi nga kryeministri Hashim Thaēi qė tė pėrgjigjet pėr takimet e tij me presidentin serb, Tadiq.
Nė kuvend shpesh dėgjohen fjalėt: mbylle gojėn kur flas unė. Tjetri shan me nanė, njė i thotė: je sa njė buburrec pėr mua. Njė deputet tjetėr akuzon pėr takime tė fshehta me serbė dhe pėr tradhti kombėtare...ju jeni idiotė etj. Pra kėsilloj perlash tė natyrės kush-kujt, janė frazeologjitė mė tė shpeshta qė deputetėt i pėrdorin gjatė debateve nė Kuvend.
Me siguri kėto sharje nuk i kanė bėrė pėrshtypje atyre qytetarėve qė kanė mbetur nė burg shtėpiak pėr shkak tė borės, e as atyre qytetarėve qė luftojnė pėr ekzistencė. Secili qytetar qė e ka parė dje live Kuvendin ka lėshuar njė ofshamė dhe sharje nė drejtim tė deputetėve, tė cilėt livadhisin si nė bahēe tbabės nėpėr korridoret e Kuvendit.
Prandaj shumė mė parimore, mė objektive dhe mė e natyrshme, ėshtė qė deputetėt tė merren me probleme me tė cilat ballafaqohen qytetarė, me hallet, papunėsinė, me skamjen, se sa kush ėshtė mė patriot e kush me pak, ose kush ka lidhje me Serbinė.
Pėr tė gjithė ato personazhe qė kanė kaluar nėpėr periudhat vendimtare, do tė vendosė historia. Por, jo sot, pas disa vitesh.
Kėshtu tė gjithė deputetėt duhet tė rrini pa gajle pėr tė kaluarėn, sepse siē ka thėnė Ismail Qemajli, nderi i secilit qėndron nė vend tė vetin.
blerim (prizren): 29-01-2012 00:00
Azem Bejta pej Drenice (Drenicë): 28-01-2012 18:22
naimi-stockholm (Stokholm): 27-01-2012 23:12
beni (prizren): 27-01-2012 14:11
qytetari i shkret (i blokum ne bor): 27-01-2012 14:07
Baci (Dikund...): 27-01-2012 13:41
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 