Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
29-01-2012 | 13:29 CET
SHKRUAN
Arbana Xharra

Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės

Arbana Xharra

Dhjetė vjet kanė kaluar qė nga instalimi i mekanizimit degradues tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė. Ky sistem i cili prodhoi milionerė tė “nėntokės” e qė ndau talle mes partive politike, devalvoi pronėn shoqėrore dhe shkeli djersen e punėtorėve tė saj.

Janė pak veta qė luajtėn lojėn tė cilėt nė fund u shpėrblyen pėr punėn me sukses qė kryen. Nė vitin 2002 nisi me tė madhe tė promovohet atė kohė si shteg kryesor pėr ardhjen e investimeve tė huaja nė vend procesi i privatizimit nė Kosovė. Analiza, hulumtime e strategji janė diskutuar se ēfarė mund tė nxjerrė realisht Kosova nga ky proces. Shpeshherė janė marrė shembull vendet e rajonit e sidomos Serbia se sa mund tė ecė pėrpara ekonomia pėrmes kėtij procesi.

Njėra nga shtyllat e UNMIK-ut u caktua tė merret mė afėr me ēėshtjet ekonomike gjegjėsisht ndėrmarrjet publike dhe ato shoqėrore, kurse Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) me nė krye ndėrkombėtarėt mori nė dorė shitjen e ndėrmarrjeve shoqėrore. Euforia e njė vendi qė sapo kishte dalė nga lufta i la nė mirėbesim tėrė pronat e saj shoqėrore njė grupi tė caktuar njerėzish qė nė mbledhjet shumorėshe vendosnin se si t’i shisnin ato. Nė fillim u besua se ndėrkombėtaret do ta zhvillojnė procesin e privatizimit pa malverzime.

Nė bordin e drejtorėve pos ndėrkombėtarėve u vendosėn edhe dy ministra tė qeverisė sė koalicionit tė atėhershėm AAK- LDK. I gjithė procesi u ndėrtua me shumė mjeshtri nė dy faza, por jo ajo ēfarė ėshtė pritur. Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) u shndėrrua nė njė ‘makineri’ prodhuese tė devalvimit tė proceseve garuese, ku fitues dilnin ata qė kishin krahun e fortė.

***

Fillimisht njė grup ndėrkombėtarėsh dhe vendorėsh morėn nė dorė tėrėsisht sistemin qė kishte tė bėnte me shitjen e ndėrmarrjeve, ku pėrfshiheshin fabrika, dyqane, objekte, hotele toka bujqėsore, …njė pasuri e tėrė. Ata vendosėn rregullat e tyre, shumė rrugė jozyrtare u hapėn pėr tė arritur deri te bosėt e privatizimit. Nė lojė ishin qindra miliona euro. Akterėt e tyre duhej domosdo tė ishin njerėz me peshė. Kėshtu nisi tė ndahej talli mes atyre, partitė politike kishin njeriun e tyre nė AKM, dhe njėkohėsisht blerėsit qė kinse ishin nė garė. Shumė shpejt u ndėrtua zinxhiri nga i cili duhej tė kalonin garuesit.

Me kalimin e kohės procedurat manipuluese nisėn tė dilnin nė sipėrfaqe ndonėse bėhej pėrpjekje pėr t’u kamufluar se gjithēka ėshtė garė ferr. Shumė kompani ndėrkombėtare i kuptuan rrugėt nga duhej tė shkonin dhe si rezultat ata tėrhiqeshin njė nga njė. Tė tjerėt nė vend ruanin sekretet sepse ishin pjesė e planeve tė mėdha tė njerėzve nė pushtet dhe nė opozitė.

Fati i mirė i tyre ishte se kishin njė person nė AKM, i cili s’e kishte dert se me cilėn parti bėnte marrėveshje mė rėndėsi qė marrėveshja tė sillte “frytet” e saj. Derisa qytetarėt prisnin tė hapeshin vende pune, tė vinin investitorė serioz ashtu siē ishte promovuar i gjithė procesi, nėn hije vetėm sa shtoheshin milionerėt e panjohur pėr publikun.

Me qindra hektarė tokė janė privatizuar me ēmime qesharake. Nga njė pėrllogaritje e bėrė pak vite mė parė nga ēmimi i shitjes dhe hektarėt e privatizuar pati dal se 1 euro ka kushtuar njė ar tokė. Dhjetė vjet pa ndalur punoi mekanizimi i AKM-sė, i cili instaloi sistemin e marrėveshjeve tė fshehta tė njė gare qė paraqitej se gjithēka ėshtė fer dhe se oferta mė e mirė fiton, por qė realisht nėn tavolinė zhvillohej e kundėrta.

***

Akterėt e skenave teatrale qė luanin me profesionalizėm tė lartė gjatė hapjes sė ofertave u shpėrblyen. Ato fytyra tė AKM-sė qė luanin rolin e punėtorit tė devotshėm nisėn tė marrin pozita tė larta nė UNMIK, drejtor tė bordeve tė ndėrmarrjeve publike, shefa nėpėr kompanitė qė kishin fituar tenderė e deri tek aktori kryesor, tė cilit iu dha posti i ministrit tė Ekonomisė dhe Financave. Njė dekadė kaloi e bashkė me to edhe njė grumbull i madh dokumentesh qė u dogjėn nė AKM. Nuk pati vullnet tė zbulohej se si iu fut zjarri atyre letrave, rreziku qėndronte se nga ato dokumente mund tė zbuloheshin skandale tė mėdha.

Ky proces ka dėshmuar se sa e lehtė ėshtė me njė vend nė transicion edhe pse mė mbikėqyrje ndėrkombėtare tė zhvillohen malverzime pėrpara syve tė opinionit. Kritikat direkte dhe akuzat pėr kėrkim tė mitos patėn kaluar “pa njė ther nė kėmbė.

Ata shkuan por sėrish erdhėn njerėz tė rinj tash nė krye tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), me tė cilėt nuk ėshtė duke u marrė askush. Atėherė AKM sė paku ka pasur vėmendjen e medieve, sot nuk dihet se ēka po shitet e ēka po blihet. Nė krye tė AKP-sė sėrish ėshtė njeriu i fort i partisė nė pushtet.

3.8/5 (14 votë/a)
Andi Ballshi (Prishtine): 02-02-2012 18:41
A ka gjë me e vështire se e vërteta??!!!Shkrimtari ynë Hivzi Sylejmeni thoshte: është vështire te jesh njeri, por një njeri e mençur pati thëne: Është vështire te mos jesh njeri!Edhe Hivziu edhe ai i urti patën te drejtë!E Ty Arbana Xharra te te lumtë! por te ta them me gjithë shpirt, unë, një frikacak, kam frike nga e vërteta, e ti vërtet qenke një heroinë.Edhe një here, edhe njëqind here te të LUMT Arbana Xharra.
Hekri (Gjakove): 31-01-2012 12:36
Ej o servila,pse nuk pi qitni komentin tim ?!!
Hekri (Gjakove): 31-01-2012 11:31
Bravo Xharra,tek privatizimet ne Kosove kryekeput jane fajtor vendasit te cilet nuk morren fryme drejt vjedhjes se pronave per perfitime personale dhe cdo aseti kombetar e lan ne dore te 'klientit'qe te vendos per cmimin.Ne cdo shtet NORMAL ne bote cmimi fillestar do te percaktohej nga shteti,siq eshte rasti me Serbine,ata cmimin fillestar te postes kombetare te tyre e kane publikuar 1.4 miljard euro,e ku i dihet sa arrin cmimi perfundimtar ! Brravo ju koft.
AX München (München): 30-01-2012 21:32
E nderuar Arbana xharra,Me Brengose po ta dishin ata qe moren at pergjigjsi qe ju vjedh ardhmerija Femijev shqiptar ende pa lindur nuk do e banin ata por ata njerz jan armiket e ardhmeris ton.
artani@hotmail.com (Peje): 30-01-2012 12:26
Po esht nje ngjarje qe na ka sakatu edhe u harru. sa prona e sa pasunia shtetrore shkoj si qeni ne rrush e prej saj sa shume u pasunun e kerkush nuk ban za hajj mehdet per neve po cfare mileti ishim kon.
Saranda (prishtine): 29-01-2012 20:44
Ahhh u harru muhabeti i privatizimit se prej qe na jan bo hajni tane kohen po harrohen tjerat. bravo qe po i hap prap temat per te cillat hajnat kane kujtu qe jane harru. po jo sa te ka kosova gazetar si arbana xharra paprit e pa kujtu dalin senet. bravooo xharrra
burri (germany): 29-01-2012 20:33
I tere ky shkrim do te kishte peshen eduhur po te kishe dal me aktor me emer e mbiemer( vendor e nderkombtare) me shifra konkrete,me detaje me te kjearta e te adresuara si duhet.te pershendes .
berati (rep ks): 29-01-2012 19:21
demostrata dhe vetem demostrata, deri ne permiresim, keshtu nuk bon mo!!! kosova po vjelet nga frutat e paketa te saj qe dikur i kishte!
gjilan(asi) (gjilan): 29-01-2012 17:23
Oj Arbana ju jeni nje Oaze ne shkretetir.Mirpo per fat te keq nje numer shum i vogel i kalimtareve kalon aty pari.Ndersa shumica e tyre kan humbur orientimin ne shkretetir dhe shkojn ne drejtim te Fatamorganes.Se kjo Qeveri per popullin eshte vetem nje fatamorgan.Ku duke besuar njerezit se do te ken shpetim kan humbur edhe orientimin.E ne vend qe te drejtohen ne Oazen e cila jep pak shpres per te mbijetuar,vrapojn pas fatamorganes.Por prap them se ia vlen te shkruani dhe te tregoni se nuk jetohet ne iluzione.
dino asanaj (u knaq tu vjedh): 29-01-2012 14:07
krejt me ven po ende kan pun keta profiter deri sa te shesin krejt pasurin e kosoves e ta lajn popullin me gishta ne goj e qytetaret e kososves kan mbet vetem spektator dhe nuk po ju del gjumi

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51