| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Beqė Cufaj
Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive politike, ekonomike, financiare, kulturore nė tė dy shtetet e kėtij kombi. Pa e zgjatur shumė, nuk del njė ngjarje a fenomen politik pėr tė cilin nuk provohet tė gjykohet nga Prishtina pėr Tiranėn apo kjo e dyta pėr tė parėn.
Sidoqoftė, nganjėherė ngjet qė njėra apo pala tjetėr o tė mos e kuptojė o tė mos provojė tė kuptojė ndonjė fenomen tė fortė qė skenėn e akėcilit kryeqytet e godet. Thuhet qė heshtja ėshtė (si) ar. Por edhe ari si i tillė para se tė marrė atė shkėlqim duhet tė kalojė nėpėr ca sita llaēi e shoshitjeje nė mėnyrė qė fare nė fund ta ketė atė fuqi qė e ka... Kjo pėr marrėdhėniet e ndėrsjella.
Kurse, pėr shembullin e heshtjes sė Kosovės pėr njė trandje politike, publicistike e nėse doni edhe historike tė Tiranės, nuk po e vonojmė aspak por po e themi menjėherė: Ina Rama. Paraqitja e javės sė kaluar e kryeprokurores nė kėshtjellėn mediale tė doktorit- Opinion tė TV Klan, ishte njė leksion pėr dikė shkatėrrues e pėr dikė tjetėr adhurues... sesi flitet, gjykohet dhe para sė gjithash punohet. Nė punėn e prokurorisė nė veēanti dhe drejtėsisė nė pėrgjithėsi.
E ndėr shqiptarė kudo qė ata janė, tė jesh profesionist nė kėtė fushė dhe jo vetėm kėtė do tė thotė qė paraprakisht je ose i rreshtuar politikisht ose i shitur pafytyrėsisht. Neutraliteti profesional perceptohet si defekt. Diēka pra, qė pėr konceptin modern dhe thellėsisht demokratik nė mentalitetin perėndimor tė shtetmbajtjes ėshtė thjesht e paimagjinueshme.
Me sprovėn pėr tė mbajtur distancėn e duhur me Tiranėn e rraskapitur nga (vetė)rrahjet politike nė vjedhjen e votės, mosrespektimin e gjyqėsorit dhe pandeminė e korrupsionit, nuk ka si tė mos konstatohet qė nė tė tre kėto fusha ngecin edhe sivėllezėrit e tyre nė Kosovė e nėse doni edhe nė Maqedoni. Pra, gjithandej ku ka politikanė shqiptarė tė tre kėto fenomene janė pjesė e pashkėputshme e politikės dhe pėrditshmėrisė. Pėr Gėrdecin e Metėn e 21 janarin e Tiranės as tė mos flasim kėtu sepse tė gjitha kėto, ditė pėr ditė nė metastazat e tyre ngjajnė nė ēdo mejhane Tirane, Prishtine, Prizreni, Shkupi e Tetove. Kurse janė vetė politikanėt ata qė luajnė rolin edhe tė xhelatit edhe viktimės. Kadiut dhe Myftiut. Ky ėshtė mentaliteti i tyre, i cili kėtij kombi po i kushton aq shumė dhe po e lė aq larg proceseve integruese e qė i bie nė periferinė e Perėndimit dhe me kėtė edhe tė Evropės.
Natyrisht qė kalkulimi i Ina Ramės nė atė paraqitje thellėsisht jopolitike ishte mė tepėr se politik. Sepse ajo, dhe sidomos ajo, e di fare mirė qė as nė SHBA e as nė Gjermani, por as nė shtete shumė tė vogla por pėr kėtė demokratike ėshtė e pamundshme qė njė prokuror(e) shteti tė ulet nė studio televizive tė njė gazetari dhe tė flasė e flasė pėr gati dy orė pėr punėn e saj. Sidoqoftė, siē edhe ajo vetė e pranoi, kjo gjė (mė nė fund) duhej bėrė... Nė ēastin dhe kohėn e duhur. Qė do tė thotė ti jepej njė dru i fortė lukunisė sė tė ēmendurve tė politikės sė Kadiut e Myftiut.
Edhe prokurorja shqiptare e di me siguri qė betejat e saj tė hapura nga Meta pėrmes Gėrdecit e deri tek 21 janari do tė humbasin sepse janė hallkat zinxhirore nė forma Shpresash ato qė nė fund shėnojnė pesė me zero. Por, fitorja e Ina Ramės ėshtė e padiskutueshme: ajo ka vėnė kritere dhe masa tė reja nė mentalitetin shqiptar.
Dhe, nėse deri pardje ishte lavirja e nga e diela shoqja e Bulevardit, pikėrisht ata qė i japin asaj kėso epitetesh e dinė fare mirė qė e hėna nuk do jetė dita as java e nėse doni as viti i tyre... por i Ina Ramės dhe kolegėve tė saj... Shqipėria, dhe me kėtė edhe Kosova dhe krejt shqiptarėt, janė ngopur nga politikanėt e tyre. Tirana e ka njė Ina Rama. Prishtina do tė duhej ta ėndėrronte dhe siguronte njė tė tillė.
Viti 2012 nuk do tė duhej tė ishte viti i politikanėve tė pacipė, tė pangopur dhe plangprishės shqiptarė kudo qė ata janė.
Njėqindvjetori i shtetit tė shqiptarėve do tė duhej tė ishte viti i prokurore/ėve shqiptarė, tė cilėt do tė duhej tė ndjekin e burgosin kryeharbutėt dhe kryehajnat e politikės shqiptare...
therandasi (Kosove): 31-01-2012 17:49
alban (bruksel): 30-01-2012 16:15
Fatmiri (France): 30-01-2012 14:43
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 