| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Behxhet Haliti
E nisi sertė! Si krejt shqiptarėt! Ndoshta, pėr tė na shtyrė ti besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu...
Tha: Na mbyti korrupsioni!.
Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ishte se e tha Presidentja. Njeriu numėr Njė nė Republikėn e Kosovės.
Ne tė gjithė e dinim kėtė gjė! I madh e i vogėl!
Nė adresimin vjetor (qė e ka obligim kushtetues) presidentja Atifete Jahjaga, para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, mė 8 dhjetor 2011, tha:
Nesėr do tė udhėtoj pėr nė vizitė zyrtare nė SHBA, ku do tė takohem me sekretaren e Shtetit, me kryeprokurorin amerikan, me drejtorin e FBI-sė dhe me udhėheqėsit e Pentagonit. Nė kėto takime do ti njoftoj ata me hapat e bėrė nė luftėn kundėr korrupsionit. Pas kthimit nė Kosovė do tė themeloj Kėshillin Antikorrupsion, tė cilin do ta udhėheq nė bazė tė kompetencave tė mia kushtetuese e ligjore. Lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar duhet tė fitohet...
Dhe, nga ato qė tha presidentja para gati dy muajsh, deri mė tash pėrmbushi njėrin premtim.
Ishte nė Amerikė.
Ėshtė fakt se atje takoi zyrtarė shumė tė lartė amerikanė. Bile, duhet pranuar: niveli i takimeve nė Amerikė ishte mė i larti i ndonjė shtetari tė Kosovės.
Pas kthimit nga atje, tha se Amerika i ofroi ndihmė konkrete nė fuqizimin e kapaciteteve nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
Plus kėsaj, u shpreh e vendosur pėr tė formuar Kėshillin Antikorrupsion.
Ama, Presidentja ende nuk mori vendim pėr themelimin e Kėshillit.
Qenė pėrmendur edhe data.
26 janari 2012, pėr shembull.
Kaloi edhe kjo datė!
Qe thėnė se Presidentja e ka nė letėr pėrbėrjen e Kėshillit.
Qenė pėrmendur, si pjesė e Kėshillit, Ministria e Drejtėsisė, Ministria e Punėve tė Brendshme, Kėshilli Gjyqėsor, ai Prokurorial, Agjencia Kundėr Korrupsionit dhe organizata tė ndryshme joqeveritare.
Por, letra ėshtė letėr!...
Opinioni di pėr njė selam tė zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi, tė thėnė publikisht, por tė dėrguar nė adresė tė zonjės Jahjaga: Presidentja tė ketė kujdes me ligjet dhe me Kushtetutėn!
Sipas kėtij selami, Presidentja nuk ka tė drejtė tė formojė njė kėshill tė tillė!
Dhe, opinioni di edhe pėr njė selam tjetėr, atė tė kryeministrit Hashim Thaēi, sėrish tė thėnė publikisht, por tė dėrguar po nė adresė tė zonjės Jahjaga: Qeveria do tė vazhdojė tė mbetet nė ballė tė luftės kundėr korrupsionit!.
Shul e shqip: Presidente, mos u merr ti me kėtė punė se ka kush merret!...
Deri mė sot kėshtu po del.
Ndoshta, nesėr mund tė ndryshojnė gjėrat.
Pak e besueshme!...
Ama, Presidentja i ka hyrė valles! Para tė zgjedhurve tė popullit dhe para popullit.
Duhet ta luajė vallen derisa tė ndalet muzika, sepse ashtu si e nxori ambasadori Christopher Dell nga zarfi, sėrish mund ta fusė nė zarf ambasadorja e re Tracey Ann Jacobson!
Gzimi (vushtrri): 03-02-2012 23:41
Agroni (Prishtine): 01-02-2012 11:40
Xhaferi - \'51. (G. - Pd.): 31-01-2012 21:33
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 31-01-2012 17:53
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 31-01-2012 15:59
samir (Podujeve ): 31-01-2012 15:07
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 