Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
02-02-2012 | 12:19 CET
SHKRUAN
Arbana Xharra

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra

Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Shėrbimit Informativ tė Kosovės, Bekim Haxhiu (Kamishi), sot deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), ėshtė duke na treguar haptazi se SHIK-u nuk ėshtė shuar dhe se ai ekziston nė mesin tonė.

Bile, pėrmes kėtij korrieri tė SHIK-ut, ne jemi duke mėsuar se si nė Kosovė kemi tė bėjmė me njė pushtet, i cili funksionon nėn patronatin e Shėrbimit

Informativ tė Kosovės (SHIK). Deklaratat e tij na bėjnė me dije se SHIK-u ėshtė organizatė qė ende funksionon shumė aktivisht dhe se ėshtė futur nė poret e secilit sektor tė rėndėsishėm tė shtetit. Mėnyra se si Kamishi paraqet “faktet” e tij janė tė stilit kryekėput tė shėrbimeve sekrete. “Me datėn 28 shtator 2011 pėrmes autobusit tė linjės Beograd – Prishtinė ju keni marrė njė korrespodencė me pako nė zarf...”, detaje kėto tė spiunėve klasikė. A thua deri ku i ka tė shtrirė spiunėt e tij SHIK-u?

E nėse politikanėt janė nė gjendje tė marrin informata nėpėrmjet policisė edhe t'i shfrytėzojnė ato pėr tė shantazhuar konkurrentėt nė politikė, kjo i bie qė shteti ėshtė bėrė i partisė.

Bekim Haxhiu ėshtė njohur fillimisht nga sporti, kryetar i KF Trepēa, nėnkryetar i FFK-sė. Mbaj mend rreth dy vjet mė parė, Kamishi pati nxjerr nė pah revolen qė mbante nė trup nė njė ndeshje tė futbollit mes Kosovės sė Vushtrrisė dhe Trepēės.

Edhe si fizioterapeut duhet ta ketė dorėn e lehtė, por mė sė miri tregojnė ata qė kanė kaluar nėpėr duart e tij, nuk ēuditem nėse shumė shpejt Kamishi merr titullin DR. i Fizioterapisė.

Vitin e kaluar ai e pat pranuar se ka punuar pėr SHIK-un, shėrbim i afėrt me partinė nė pushtet tė udhėhequr nga kryeministri Hashim Thaēit. Ai pati thėnė se ka punuar pėr SHIK-un deri nė qershor tė vitit 2008, po kėtė ditė shefi i saj, Kadri Veseli, pat thėnė se ėshtė shuar kjo organizatė. Kurse Kamishi pat deklaruar se ndihet krenar qė ka kryer punė nė kėtė shėrbim.

Ish-zyrtari i SHIK-ut tash anėtar nė komisionin pėr mbikyqrjen e Agjencisė sė Inteligjencės sė Kosovės, ka nisur njė stil tė ri tė shantazhit publik me suxhuk dhe femra. Nuk e besoj qė me kėtė praktikė pajtohen shumė shokė tė tij, sepse mjafton dikush tė marrė zemėr e tė nxjerrė skandale degraduese dhe zinxhiri nuk do tė ketė tė ndalur.

E kur ke nė dorė njė rrjet tė tėrė spiunazhi nė secilin cep tė Kosovės e pėrtej saj, nuk ėshtė e zorshme edhe tė ndėrtohen raste sipas planeve afatgjata tė grupeve tė caktuara.

Ky ėshtė niveli denigrues nė tė cilin ka rėnė Kuvendi i Kosovės, nė ulėset e sė cilės u ka ardhur rendi tė ulen persona me tė kaluar tė dyshimtė e qė sot kanė nė dorė fatin tonė. Kjo situatė ėshtė duke legjitimuar funksionimin me autoritet tė njerėzve tė dyshimtė qė pėr interesa tė caktuara shantazhojnė duke degraduar institucionet e vendit.

Kėta janė kontribuuesit e zhvlerėsimit tė shtetit qė secilėn ditė ėshtė duke prodhuar antivlera demokratike. E pėr fat tė keq kjo ėshtė fytyra e skenės sonė politike e pėrfaqėsuar nga kapadainj, kauboj, injorant, shantazhues e kriminel. Si duket tė zėnė me angazhime tė brendshme, kanė harruar se dikush ėshtė duke i vrojtuar nga sipėr. E me largimin e “shokėve” tė ngushtė ndėrkombėtarė pėsojnė edhe ndryshime nė strukturė, sepse deri me tash bashkimi i tyre ka bėrė fuqinė, dhe e nesėrmja nuk dihet se ēfarė u sjell.

4.4/5 (57 votë/a)
billi (dudikrsh): 22-04-2012 21:24
arbanen e pergezoj per artikullin e shkruar ndersa Gazmendin per komentin e shkruar ne te dyja eshte REALITETI.
nexhi (Podujeve): 03-04-2012 15:27
Per te gjithe ata te cilen nuk dine se ēka eshte jurnalistika. Nuk lufohet veq me arme, arma ma e fote eshte lapsi. Ju kritikues te Arbanes, keni problem merealitetin. Arbana eshte me burrenesh se tere ju. Pse, per me fole per problemin duhet me ardhe en Drenice. Drenica tani eshte Prishtina. Leni keto broqkulla o analfabeta.
Gazmendi (Skenderaj): 25-02-2012 11:56
Arbana se pari te pergezoj per shkrimin shume real dhe i qelluar.Ndersa per ,,VIKI,,nga Prishtina dua asaj ti tregoj disa fjal per Kamishin sepse une jam vendas i tij dhe e njohe shume mire dhe e dij si i ka kryer provimet..Kamishi eshte nje analfabet i llojit te vet para lufte ,tregtaret qe shisnin cigare per ti sjell cigaret me pako nga Prishtina per ne Skenderaj eshte dashur ti sjell me autobusin VATER COMERC prone e Kamishit dhe vellezerve te tij kur per qdo pako eshte dashur ti pagujshe 20 marka dhe policia nuk e prekishin sepse ishin te lidhur me serbe....e ty Viki po te pelqejka sepse e paske kerku ... te Kamishit
Dini45 (Gjermani): 08-02-2012 16:19
Per komentuesin te pa NOFKE e as emer: Jo, zoteri i nderuar, une nuk e pata fatin qe te jam anetar i SHIK-ut. Konsideroj, nderkaq, se SHIK-u, ne rrethana te caktuara kur veproi, ishte nje domosdoshmeri. Nderkohe, qe per te tjera elemente te mjegulluara, do te thosha une, qe Ju i keni "spikatur", kujtoj se nuk qendrojne. Ja, merreni vetem shembullin e deshmitarit "X" ne procesin gjyqesor kunder z. Limaj dhe te tjereve. A nuk ju duken Juve, zoteri inderuar, se ne te gjitha keto Procese, shumecka, ne mos e tera, eshte nje montim i kulluar? Historia, pamedyshje, nje dite do e ndeshkoje ndergjegjjen tone.
per Dini45 (Prishtine): 07-02-2012 23:10
Ti komentues Dini45 mos je naj korril i shik-ut se na bari nuk ham e kush jeton ne ks e din shum mire qellimin e funionimit te shik-ut, per qellime shatazhuese ne menyr qe me pas ne dore secilin sektor te rendsishem te kosoves. e dyta po dalin njerzit me fakte se cka ka bo ky sherbim e niveli qe kem ra edhe ne asamble na ka marr ftyren karrshi krejt botes qe jane tu na pa si analfabet kriminel injorant. e te rall jane si Arbana Xhara qe sju kane friken, e me pas keso gazetare te guzimshem osht fat i madh per kosoven se diku ruhen keto te dhana e si dihet del dikush qe e pastron kete seken politike prej kriminelve.
Dini45 (Gjermani): 07-02-2012 19:11
Me se miri do te ishte, kujtoj une, qe mos te ngutemi e te shkruajme me paragjykime. Do te ishte mire qe t`i referohemi temes se caktuar, te cilen me aq guxim e ngriti z. Haxhiu ne foltoren e Parlamentit te Kosoves dhe jo te shperfillim aktualitetin e /hidhur/ sic angazhohet vet z. Xharra me nderskamca te pa kripe, ngase SHIK-u nuk ishte ndonje Agjenci e huaj ne dem te qytetareve tane. Perkundrazi, SHIK-u veproi ne rrethana te caktuara dhe ishte nje domosdoshmeri e kohes dhe s`do mend se luajti nje rol te jashtezakonshem per kohen kur veproi. Do te ishte mire prandaj, qe zonja Xharra, po edhe shume xharraiste tjere qe te jene me te vemendshem ndaj disa Agjensioneve tjera Informative e qe mjerisht edhe nuk jane te pakta dhe as te parrezikshme per ardhmerine e ketij Vendi. Nderkohe qe, zonja Xharra, po edhe te tjereve gazetare "hulumtues" nuk u shkrepi asnjehere arma e tyre aq moderne ne kete drejtim. Eshte kjo nje rastesi "e pa qellimeshme" apo ndoshta barutin e kane te lagur?!
beka (ferizaj): 07-02-2012 11:14
shkrim shume i mire..pergezime,ndersa per kamishin ...ska fjale sepse edhe koken e edhe trurin e ka kamish e asgje me teper sa di aq edhe flete,merreni shtruar vetem shprehjen e tij ...pastaj ky deputete o mjere ks kend e ka ne kuvend e disa tipa si ky fyll del e flete broshkulla ne foltore
Flladi (Prishtinë): 06-02-2012 09:31
Arbana,Te pergezoj per shkrimin dhe guximin.Po te isha ne vendin tend zor se do kisha guxuar te shkruaj nje artikull te tille.Lum Kosova qe te ka.
Aliu (prishtine): 05-02-2012 21:52
Pa pas dosje hic, Kamishi ta maron, nuk eshte e veshtir sot me maru skandale. Po se ka gjat se del dikush e ja ban bajat shpejt ketyne kriminelve.
lista ibrahim rugova (peje): 05-02-2012 12:13
kritikat ndaj kamishit jane te guximshme arbana po ruaju se po ta sjelle edhe ty ndonje dosje prej autobusit keshtu siç i sjelle kamishi.Analiza dhe brendesia e shkrimit eshte per nje rrefim triller.Pune te mbare arbana
Saimir (Prishtine): 05-02-2012 00:54
e madhe je, e guximshme, e drejt, jemi me ty mos te trembet syri. Bravoo
lipjani (lipjan): 04-02-2012 12:11
te lumt arbana e mos ua ki friken ketyre se ma daljen e bllaces 1 e tash edhe ta bllaces 2 po perendon koha e tyre por me gjithate gomari shqelmon me se shumti kur ngordh...
UNEJAM (Holande): 04-02-2012 08:52
Ato vrojtimet tua moj qike mos i ke ne territor te gabuar. Mos e vet se te kallxon vet. E dijme qe i keni vrojtuar pjestaret e luftes cdo dite te tyre, se keni qene te paguar per kete pune.
Mitralozi (Kaqanik): 04-02-2012 01:07
Rrofte SHIK-u.Komandanta te Bllaces a ja keni nis me ni veten gjalle a?
Fali zot (Prishtine): 04-02-2012 00:54
Fali zot njerzit qe veprojne e punojne kunder atyre qe ua sollen lirine. Pa dyshim se do te vetfundosen.
Per SHIK-un (komentimet) (Prishtine): 03-02-2012 23:55
Interesant more, shume te organizuar keta kriminelet e SHIK-ut, jane organizuar edhe ne komentime ne te gjitha shkrimet qe shperfytyrohen per krimet dhe te keqijat qe jane tu ja bo ketij vendi. S'lane portal pa e mbushe me komentime, edhe sillu pshtillu kunder Vetevendosjes, se jane te vetmit qe po ja u qesin te zezat ne fushe pa ju tute hiq, se keto partite e tjera jane te njejtin berlloga edhe i kane shti veshet ne lesh....
anonimus (Kosova): 03-02-2012 23:43
O Bashkimi (Skenderaj), nuk ka faj Arbana qe shtini ne Kuvend lloj lloj njerz, spiuna i Bekim Haxhiu.
Bashkimi (Skenderaj): 03-02-2012 22:30
Kur te deshmohen faktet per njerez qe kane bashkepunu me serbet, a thua cfare do te shkruaj kjo Arbana, cila viktime e radhes nga Drenica do te jete ne fokusin dhe "hulumtimet" e saj.
REMZIU PRISHTINE (Prishtine): 03-02-2012 22:25
Në fjalorin e gjuhës shqipe ?denigrimi? trajtohet si ?fyerje, shpifje, përgojim dhe sjellje e turpshme?. Kjo eshte ajo qe shume te vetquajtur analist jane munduar qe sa vite tua bejne djemve me te mire te vendit, qe ishin te gatshem edhe jeten ta japin per atdheun. Koha do te deshmoje per te gjitha, e jo analistat.
cabi (zvicer): 03-02-2012 21:16
Desha te komentoj edhe un mbi shkrimin e zonjushes(zonjes)Albana.Albana dhe ju te tjeret qe po e perkrahni mendimin e saj(edhe pse me duket qe as nuk e keni kuptuar dhe as lexuar deri ne fund por sa e pate qe po shkruan diqka kunder nje deputeti qe vjen nga radhet e PDK-se filluat me komentet te lumte albana,bravo albana etj.)Por te ju them te drejten un nuk e njoh Bekim Haxhiun, ndoshta do te sulmojm me shkrime ate ndonje rast tjeter,nuk eshte qellimi qe po e kursej edhe pse kam respekt per qdo ish-ushtar te UCK-se por nuk jam as i mendimit se te jene te paprekshem ish ushtria jone por jo edhe te mundohem me qdo kusht ti degradojm ata pa fakte dhe me shpifje.Me pelqen mendimi i Albanit nga prishtina kur thot:pse nuk po merreni me ate qe thot ky person por merreni me personin?.Tani esht koha qe te merremi me Albinin,se paku le te na i``flladit zemrat``duke i demantuar ato qka thot Haxhiu e jo te hesht sepse heshtja shpesh esht pohim.
alban (kosove): 03-02-2012 19:25
te lumte, albana!!! artikujt tu jane analiza te verteta dhe karakterizohen nga nje guxim qytetar qe shume gazetareve te tjere u mungon. mjerim me te madh per nje perfaqesi te popullit se te kete ne rradhet e saj njerez si kamishi nuk ka. a thua eshte cudi qe njerezit e shik-ut ne zgjedhjet e fundit ishin ne krye te listes per kah numri i votave, edhe pse ata si persona jane pothuajse te panjohur ne rrethin e tyre, ose e shumta te njohur si injorant e njerez te lidhur me krimin. kamariere e fizioterapeute me gjarpnin ne krye qe besa fort mire! por po duket se te ftohtit e madh ka per ta shkri gjarpnin e per kamarieret e fizioterapeutet do te vijne dite te veshtira. defteret jane hapur dhe s'do te mbyllen pa e shti gjarpnin ne bire e zhapinet e tjere do te jene ne kerkim te ndonje vrime.
teuta (gjakovë): 03-02-2012 11:39
Te lumtė Arbana
Lyra Binakaj (Bruksel): 03-02-2012 10:50
Zotri MINA-Dyseldorf (DE)apo Min Baushtella po si nuk te vije marre more servile e argate i kujna je, te kritikosh zonjen Arbana. Kjo nuk punon per Gazetat Epoka, Ekspresin apo Infopressin. Kjo zonja ka pasur dhe ka mjafte,dhe punon per gazeten e popullit fukare ZERI.Kpute qafen se njerze sikur ti na keni kthyar mbase me shekuj.
Tefik Halili ( Miratoc): 03-02-2012 10:00
Pasi gazetarët bëjnë një përvojë si gazetar, pastaj fillojnë të mbajnë anën një partie. Shumë shpesh po ndodh që pas një periudhe kohore kur gazetari dikur shkruante artikuj jo edhe të lavdishme për një qeveri ne pushtet , behet pjesë e qasej qeverie, bile edhe pozita të mira marrin . Kur e pyet si kalove në at pozitë dhe ku janë ato shkrimet tua të dikurshme , përgjigja është kjo ?të gjithë për pare ?po punojnë , unë do ta ndryshoj Kosovën ..Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes te menduarit, edukimit, dhe përvojës. Mendoj se politika ne Kosove e ka hup rrugën, gjer sa pihet duhan me lulla dhe kamisha kure ne Evropë ne vende publike është e ndaluar , gjer sa hahat buke me suxhuk te shpije , dhe kojshia te përcjell çka ke hangar për drek me kanë ke pi kafe dhe kanë ke qu dashuriçka , nuk janë rruge qe japin indikacion për ta ndriçuar ( terrorizuar )Kosovën drejt BE ?së .
topi (prishtine): 03-02-2012 09:47
Qohet nje njeri i moshuar ne mes te dimrit,mer gomarrin para mengjezit per ta ngarku me dru.Tu shku ne mal tue u rrujt mos pe she dikush,se me vjedh drru nkohe te Enver Hoxhes u dit qka e pret.Dhe i ngrati e ngarkon mir magarin dhe kthehet nshpi prap para sabahit.Kurr te nesermen qe ShiShi apo shpijunat si ky i trokasin ne der.Plaku hap deren dhe jau ban hajde bujrum hyni,Ata jo plak po veshu e ec me neve,e qojn ne stacion dhe kurr e qoj e pysin.O plak a po na kallxon ku je kon dje para sabahit ai be e reefe nshpi.More plak a po na kallxon a pot kallxojm ne.Ai ia kthen o mixha zdine nu ndishit kallxoni.Ata ja lshojn magnetofonin krejt qka ka fol me magaren tu than shyqyr askush sum pa e sene vende.Dhe ata ja kthejn mixh a ki qka me than.Plaku i ngrat ul kryt e ja kthen e more zot sasht met nkoh te sodit as me magar me fol le ma me njerez.Shpijuna ntana ant na ka rretheku shekulli XXII ani ku Nkosove tani.
Reshat Halili (Mitrovica): 03-02-2012 09:04
Veq ja ka rrit morrin Kamishit kjo Arbana e i ka jep argumente pasuesve te PDK-se qe kinse Vetvendosje te vihet ne dyshim per keto akuza !!!
Mina- Dyseldorf (Gjermani): 03-02-2012 00:01
Epo keshtu eshte kur gazetaret jane te infiltruar ne grupe te interesit, biznesit, klaneve. Ti Arbana na trego cka ke bere per kete vend perveq shkrimeve kunder UCK, PDK, SHIK. CKA?
Eseti (Prishtine): 02-02-2012 23:57
Si gazetare hulumtuese perse nuk hyre ne arkivat e shkolles" Xhevdet Doda", ne prishtine dhe e kishe kuptuar qe Bekim haxhiu ka qene nder nxenesit me te mire te shkolles.Baba i tij eshte nder juristet e pare ne kosove, Fakultetin e Mjeksise e la ne gjysme dhe shkoj ne lufte me tre vellezerit... Ky nuk eshte shkrim hulumtues kur don te shkruash me fakte per dikend, apo pse Kamishi flet haptazi per ata qe gjithe e shiten vendin ty po te pengon, sepse edhe ti je nga ata gazetare qe njerezit e drenices i mendojne ende me bishta sic i quanin e din ti kush, se as emrin sdu me ua permend. Po ti je nga ata gazetar qe kemba ste ka shkel ne Drenice e qellimin e ke aty qe ti denigrosh me disa shkrime pa vlere. Zeri pasi po thirreni ne transparence publikoni te gjitha komentet, mos diskriminoni.
llulla (prishtine): 02-02-2012 23:32
lene bre kamishin rahat, se masnej po marojn shkurta me meriten, ky po stresavet e ato spo kan pune masnej, beso po me dhimben ato dyja se jane qika te mira, po prap mire qe jane shqiptare se kamishi nuk prek me dore serbet.
VIKI (Prishtin): 02-02-2012 23:07
Arbana qenke bere marak ne fizioterapi te Bekimit (Kamishit), si kolege e tij po te tregoi se profesionin e zoteron shum mire.Kam pas besim ne ty si gazetare por sot me ke zhgenjy, po te sygjeroj qe te shkosh ne fakultet te Mjekesis dhe tekerkosh dosjen e Bekim Haxhiut, dhe to te vertetosh se provimet i ka te kryera te Profesoret Francez qe kan mbjat mesim ne Fizioterapi gjenerat e dyte. Pse ju ke gjy njerit veq qe po fol drejt

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51