| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Dush Gashi
Nganjėherė njeriu harron se nė ēfarė vendi po jetojmė. Por, del dikush, si Ismet Salihu, pėr shembull, qė ta pėrkujton. Si kryesues i Kuvendit Komunal tė Skėnderajt, z. Salihu sigurisht se duhet ti lexojė gazetat, sė paku pėr tė parė se si pasqyrohet nė to puna e aktivitetit tė institucioneve komunale, tė cilave edhe vetė u pėrket.
Por, ai, me sa duket, kėto nuk i merr shumė seriozisht, meqė ato nuk qenkan tė shkruara nga gazetarėt, por nga korrespodentėt. Sipas tij, kėta tė fundit qenkan aq pėr pėrēmim, sa nuk ia vlen tė marrėsh mundin e tė merresh me ta. Sė paku kėshtu mund tė konkludohet pas mospėrfilljes sė tij cinike tė shprehur, pasi qė dikush prej opozitės, nė njėrėn nga mbledhjet e fundit tė kuvendit, ka pyetur pse nuk janė gazetarėt nė sallė.
Nuk janė gazetarė, janė korrespodentė, ka thėnė ai.
Meqė qenka puna kėshtu, atėherė mbase nuk do tė konsiderohet e tepėrt tė shpjegohet kėtu se korrespodentėt nuk janė gjė tjetėr pos gazetarė, si tė gjithė tė tjerėt, me tė vetmin dallim se kėta tė fundit raportojnė nga njė vend tjetėr, jashtė atij ku ndodhet selia e gazetės apo mediumit tjetėr, pėr tė cilin punojnė. Edhe puna e tyre nė esencė ėshtė e njėjtė: mbledhin dhe shpėrndajnė lajme dhe informacione tė tjera me interes pėr publikun, si tė gjithė gazetarėt e tjerė.
Natyrisht, tė gjithė mund tė kemi pėrfytyrime tė gabuara pėr titujt e rangjet e njė profesioni tė cilit nuk i pėrkasim, prandaj askujt nuk duhet ti zihet pėr tė madhe po ti ngatėrrojė emėrtimet e ndryshme nė gazetari. Por, tė sillesh ndaj dikujt me mopėrfillje, madje edhe me arrogancė, edhe nė qoftė se vėrtet ka njė rang mė tė ulėt, dhe tė mos e ēmosh sipas cilėsisė dhe profesionalizmit me tė cilin e bėn punėn e tij - kjo besoj u takon kohėrave tė shkuara. Kjo do tė ishte sikur Ismet Salihu ta marrė si tė mirėqenė ēdo gjė qė bėjnė, thonė, apo ia kėrkojnė ata qė me hierarki qėndrojnė me lart se ai, qoftė kjo edhe kundėr ligjit apo kundėr ēfarėdo norme tjetėr.
Nė kėtė rast, pėr fat tė keq, ai ėshtė sjellė mu kėshtu. Gazetarėve ka filluar tua kufizojė hapėsirėn e kushtet pėr punė, derisa njė ditė mbishkrimin e shkruar pėr ngutė nė njė letėr mediet e kanė vėnė nė dritare, ndėrsa karriget pranė tij kanė qenė tė zėna! Gazetarėt, duke u ndjerė tė kufizuar e tė pėrēmuar, natyrisht se e kanė braktisur mbledhjen. Dhe kanė bėrė mirė qė e kanė braktisur.
Por, pardje doli qė ai ta ketė ndėrruar tėrėsisht pllakėn dhe tė ketė vėrejtje edhe pėr nivelin e profesionalizimit tė tyre dhe se po shkruakan vetėm zi.
Qėndroj pas kualifikimit dhe mendoj se nė rastin e gazetarėve nė seancė ka pasur nivel tė ulėt profesionalizmi dhe shpifje dhe ėshtė pėr tu habitur se si mund tė shkruhet nė njė mėnyrė tė tillė pėr komunėn e vet, ka thėnė ai nė njė debat tė organizuar nga OJQ-ja lokale, Prehja, e cila po e zbaton njė projekt pėr monitorimin e punės sė KK-sė dhe tė organeve tė tjera tė pushtetit nė kėtė komunė.
Ēėshtja, pra, qenka shumė mė serioze. Por, duhet bėrė tė qartė kėtu se Ismet Salihu nuk ėshtė personi kompetent qė mund tė vlerėsojė profesionalizmin a joprofesionalizmin e gazetarėve. Pėr shpifje, ndėrkaq, shkohet nė gjykatė, dhe ne nuk kemi dėgjuar qė Ismet Salihu tė ketė paditur pėr shpifje ndonjė gazetar a ndonjė medium. Po ashtu, pėrzgjedhjen e temave, tė bardha a tė zeza, nuk mund ta bėjė Ismet Salihu dhe gazetarisė sė negociueshme me pushtetarėt, pėr fat, i ka skaduar koha. Gazetaria ose ėshtė e lirė, ose nuk ėshtė gazetari.
Habia e tij se si mund tė shkruhet nė njė mėnyrė tė tillė pėr komunėn e vet, thėnė mė sė buti, ėshtė e frikshme. Kjo ėshtė njėsoj sikur dikush ta denonconte njė baba tė dhunshėm dhe ai tė pyetet me habi: si mund tia bėjė dikush kėtė familjes sė vet!
Identifikimit tė individit me shtetin a komunėn do tė duhej ti ketė kaluar koha kaherė. Pėr fat tė keq, nė Kosovė, siē po shihet edhe nga Skėnderaj, nuk i kaluar. Nuk shpėtoi kjo pa u vėrejtur as nga pjesėmarrėsit nė kėtė debat, nė tė cilin disa fjalėt e nėnkryetarit, Fadil Nura, janė vlerėsuar as mė pak as mė shumė se kėrcėnim dhe frikėsim tė madieve. Me sa po shihet, kjo nuk ėshtė temė e bardhė e Skėnderajt.
Por, kushedi, ndoshta pushtetarėt e atjeshėm mund tė ofrojnė njė kėmbim pėr tė.
ruzhda (Komoran): 06-02-2012 23:14
B_Sweden (Sweden): 05-02-2012 21:34
halori (sk....): 04-02-2012 14:05
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 