| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Adrian Ēollaku
Katėrpikshi i famshėm i presidentit tė Republikės sė Serbisė, Boris Tadiq, mė nė fund u bė publik. Gazeta Zėri ka arritur qė ta shohė planin, i cili nuk ka edhe shumė risi. Ai vetėm sa i ka rikonfirmuar pretendimet e vazhdueshme tė Serbisė qė nė njėrėn anė, tė vazhdojė ta ushtrojė ndikimin e saj nė Kosovė, pėrmes krijimit tė njė Republika Serpska, derisa nė anėn tjetėr tenton qė shtetin tonė, Kosovėn, ta bėjė jofunksional - njė Bosnjė tė dytė qė tanimė edhe dizajnuesit e saj nga Dejtoni gjithnjė e mė zėshėm po e pranojnė se kanė gabuar kur Bosnjės ia implementuan kancerin nga brenda.
Pra, nuk ka shumė risi sa i pėrket pėrmbajtjes nga ato tė mėhershme serbe. Plani Tadiq dallon vetėm pėr nga fjalori dhe paraqet njė politikė paksa mė diplomatike tė udhėheqėsve serbė. Nė pikėn e tretė tė kėtij plani kėrkohet qė nė veri tė Kosovės tė krijohen entitete tė veēanta pėr komunat e veriut, tė cilat sė bashku do tė quheshin edhe zyrtarisht si Veriu i Kosovės. Fakti se si Tadiq e prezanton kėtė ide duke kėrkuar tė gjitha tė drejtat administrative pėr kėtė krijesė tė veēantė, tė quajtur Veriu i Kosovės, nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak sesa Republika Serpsa, e cila edhe nga politikanėt serbė qė nuk kanė tė bėjnė me mendėsinė serbomadhe, kohėve tė fundit po quhet hiē mė pak se krijesė kriminale qė mbėshtetet nė krimet e luftės.
Presidenti serb pos qė e ka prezantuar kėtė ide, ai pėr kėtė plan ėshtė duke lobuar intensivisht nė qendrat e mėdha vendimmarrėse botėrore qė tė pranohet si i tillė. Madje, shprehet ai, ky plan nuk ėshtė pritur keq nga askush prej ndėrkombėtarėve.
---------------------------------------------
Enigma mbetet reagimi i Prishtinės zyrtare. Pėrjashto disa deklarata parimore tė mbėshtetura nė Kushtetutė dhe Pakon e Ahtisarit, deri tani nuk kemi parė ndonjė pėrgjigje konkrete. E nuk duhet dyshuar se plani i tillė nuk i ėshtė prezantuar edhe kryeministrit Hashim Thaēi, kuptohet nga diplomatė perėndimorė.
Asgjė pos Pakos Ahtisari pėr veriun, u pa se ishte njė refren qė nuk po pi ujė. Planin Ahtisari e kishte rrėzuar nga sistemi aksioni i Policisė sė Kosovės i 25 korrikut tė vitit tė kaluar pėr marrjen nėn kontroll tė pikave kufitare 1 dhe 31, gjegjėsisht vendimi i Qeverisė sė Kosovės pėr kthimin prapa tė forcave speciale tė Policisė.
Sikur Qeveria tė mos tė tėrhiqej nga vendimi i saj pėr marrjen nėn kontroll tė atyre dy pikave, me gjasė punėt sot do ti kishim mė mirė. Por, ky veprim po shihet se ishte mė tepėr si njė pėrshpejtim pėr tė zgjidhur konfliktin e ngrirė nė veri tė vendit dhe nė tė njėjtėn kohė Serbisė tia lehtėsojė integrimin nė Bashkimin Evropian.
-------------------------------------
Drejtuesit e Qeverisė sė Kosovės, edhe pėr njė kohė do tė mundohen qė vėmendjen ta shpėrqendrojnė diku tjetėr, e jo te veriu, siē ka ndodhur deri mė tani. Hapja e debatit pėr SHIK-un, ēėshtja e protestave tė Vetėvendosjes dhe ēėshtje tjera shumė mė pak tė rėndėsishme, do tė jenė nė agjendė tė Qeverisė gjatė muajve nė vijim, nė mėnyrė qė opinioni sa mė pak tė jetė i pėrqendruar te pjesa mė problematike e vendit. Megjithatė, problemi nuk do tė zgjidhet. Sėrish do tė kthehemi te veriu i Kosovės.
Qeveria e Kosovės ėshtė mirė qė tė mos e neglizhojė kėtė problem aq tė ndjeshėm, sepse kur asaj ti dalė gjumi do tė jetė bėrė shumė vonė. Edhe hapja e debatit pėr mbajtjen apo jo tė zgjedhjeve tė Republikės sė Kosovės nė atė pjesė, qė tanimė ka filluar tė diskutohet ndėrmjet vendorėve e ndėrkombėtarėve do tė jetė e kotė. Pikė sė pari, Kosova do tė humbė edhe disa muaj nė debate tė kota, sepse serbėt nė asnjė formė nuk do ta pranojnė njė gjė tė tillė. Dhe pėr ti bindur ata qė ti pranojnė kėto zgjedhje, Qeveria e Kosovės automatikisht duhet ti pranojė ato struktura paralele, ngase pėr kėtė ēėshtje duhet tė negociohet me ta.
Qeveria e Kosovės duhet tė deklarohet shumė qartė se nuk pranon kurrfarė statusi special pėr veriun, aq mė pak njė lloj Republika Srpska tė Tadiqit, sepse nė kėtė formė po e zhbėjmė dhe po e paralizojmė tėrė shtetin e Kosovės. Duhet ti bėhet e qartė bashkėsisė ndėrkombėtare se nuk kemi nevojė pėr njė Bosnje II. Ai model nuk i duhet askujt. Jo vetėm Kosovės por as rajonit sepse njė Republika Srpska kosovare vetėm do tė gjenerojė jostabilitet. Jo vetėm pėr Kosovėn.
Pėrgjigjja mė e mirė e Prishtinės pėr Planin e Tadiqit, do tė ishte paraqitja e Planit tė Prishtinės zyrtare. Pse jo, plan qė i hap rrugėn zgjidhjes afatgjatė, Plan pėr shkėmbimin e territoreve me Serbinė- Veriun pėr Luginėn e Preshevės dhe, nė perspektivė, pa pėrjashtuar as rikthimin e modelit tė shteteve etnike nė Ballkan. Zgjidhje tjetėr nuk ka. Ēdo kompromis tjetėr do tė ishte humbje pėr Kosovėn dhe pėr qytetarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, tė cilėt pa asnjė kornizė juridike statusore qė do ti mbronte, me kohė, do tė intenfisikojnė procesin e nisur tash e sa vite tė shpėrnguljes nė Kosovė. Njė Preshevė tė vogėl tanimė e kemi nė Fushė-Kosovė.
Viti (Prishitnë): 07-02-2012 08:32
Llapushnik (Komoran): 06-02-2012 09:15
mexhiti (ch-zh): 05-02-2012 23:57
Faji yne (eshte ky): 05-02-2012 21:37
gjilan(asi) (gjilan): 05-02-2012 16:06
enveri (Prishtine): 05-02-2012 15:50
u shit kosova (per pak pare): 05-02-2012 15:35
mixha (australia): 05-02-2012 14:02
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 