Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
06-02-2012 | 12:26 CET
SHKRUAN
Beqė Cufaj

Borė mbi barrikada

Beqė Cufaj

Nėse ia vlen tė bėhet politikė nė kėtė dimėr tė madh qė ka mbėrthyer edhe Kosovėn, nuk e dimė, por ajo qė bie nė sy ėshtė se kėto ditė askush, ama askush, nuk po flet pėr barrikadat. Po pra. Pikėrisht barrikadat e vendosura nė pikun e verės nga serbėt nė pjesėn veriore tė territorit tė Republikės sė Kosovės nė drejtimin e pikave kufitare 1 dhe 31 nė kufirin me shtetin fqinjė, Serbinė.

Nė anėn tjetėr, ndoshta pikėrisht pse e kemi kėtė acar e kėtė borė tė paparė ndonjėherė pėr dekada me radhė, s’kanė sė rreshturi propozime e supozime, plane e pėrpjekje pėr ta zgjidhur problemin e veriut dhe me kėtė edhe pėr tė shėnuar shkėputjen pėrfundimtare tė Kosovės nga orbita politike e historike serbe.

“Statusi special” pėr veriun e Kosovės, “katėrpikėshi” konkret i Tadiqit, propozime pensionistėsh tė politikės pėr ndarjen, pėrkatėsisht “shkėmbimin” e veriut tė vendit me Luginėn e Preshevės dhe njė mori propozimesh tė kėsaj natyre i servohen opinionit ēdo mėngjes e ēdo mbrėmje, thuajse Kosova dhe Serbia janė nė prag tė njė lufte tė re apo tensionesh, tė cilat u ngjajnė atyre tė verės sė vitit tė kaluar. Nė tė vėrtetė asgjė nuk po ngjet.

Ose qė tė jemi edhe mė tė sinqertė, krejt ato qė kanė ngjarė javėn e kaluar, pėrfshirė edhe zbulimet a propozimet e lartpėrmendura a tė ngjashme me to nuk do tė duhej tė ishin gjė tjetėr pos njė vazhdimėsi e qartė e gjetjes paqėsore tė konfliktit mes Prishtinės e Beogradit, shqiptarėve dhe serbėve.

Ngjarja mė e rėndėsishme qė pėr Kosovėn shėnohet javėn e kaluar, s’ka dyshim qė ėshtė ajo e aprovimit tė Rezolutės sė Kuvendit tė Kosovės pėr pėrfunimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė vendit. Ndėrlidhur me kėtė, s’ka kurrfarė dyshimi, ishte dhe ėshtė takimi qė Presidentja e Republikės, Atifete Jahjaga nė margjinat e Konferencės sė Munihut pėr Siguri kishte me (super)ministrin e BE-sė pėr Zgjerim, Shtefan Füle. Dhe porosinė qė ai presidentes sė vendit ia dha me vete nė Prishtinė: duhet ta keni platformėn pėr veriun.

Jo pa qėllim duhet lėnė pak anash punėn e vizitės sė Cooperit apo atyre tė negociatave. Kjo, sepse njeriu i Baroneshės e ka mėse tė qartė qė Tadiqi nuk ėshtė i gatshėm ta vrasė veten politikisht duke pranuar tė shkruhet “Republikė” nė takimet rajonale, kurse Thaēi e di, e ka mėse tė qartė qė po qe se do ta jepte kėtė shprehje pėr Brukselin e Beogradin, do ta vriste po ashtu mantrėn e tij tė vetme politike - dukjen, pamjen, imazhin... armėn e tij kryesore dhe mbase tė vetme politike qė e ka pėr tė mbijetuar mes kaosit dhe keqqeverisjes, e cila di tė jetė talenti i tij i vetėm prejse e ka marrė nė dorė udhėheqjen e vendit.

Kthehemi pra te Rezoluta e Kuvendit dhe te porosia e Shtefan Füles. Mes tė cilave si Thaēi ashtu edhe Tadiqi kanė filluar jo veē tė flirtojnė, por edhe t’i ēojnė njėri-tjetrit “selame” a “pozdrav”-a politikė pėr “takime” tė mundshme. Nė tėrė kėtė lojė ka njė logjikė tė shėndoshė. I mbėrthyer me kėtė talentin defektuoz tė keqqeverisjes, Thaēit i duhet kohė dhe i duhet si infuzion permanent veriu. Tadiqit po ashtu, sepse sivjet i ka dy palė zgjedhje - pėr parlament dhe pėr karrigen e vet - tė presidentit.

Loja nxehtė-ftohtė apo gota e mbushur a e zbrazur, por kryesorja ėshtė pėrgjysmė, do tė jetė ajo qė do na pėrcjellė pėr muaj e muaj tė tėrė gjatė kėtij viti. Pa ndonjė pėrparim signifikant, qoftė nė bisedimet e Editės e Borkos, ashtu edhe gjendjen e pėrgjithshme nė veri.

Derisa tė kryhen zgjedhjet presidenciale nė Serbi (e mori kjo statusin e kandidatit apo jo) nė fundvit. Dhe ja, pikėrisht nė kėtė fundvit, edhe Kosova duhet ta pėrmbyllė procesin (ligjor, politik etj.) tė ICO-sė dhe tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė.

Atėherė dhe kjo do tė thotė pas rreth njė viti si sot planet janė tė hapen kartat e veriut tė vendit. Tadiqi sipas gjasės do tė rizgjidhet president, Thaēi do t’i fėrkojė duart qė mbijetoi edhe njė vit, kurse Brukseli, sidomos Brukseli, do tė na thotė: Ahtisaari ėshtė pėrmbyllur ... prandaj hajdeni me propozimin e ri pėr autonomi tė atij rripi toke.

Sot tė mbuluar me barrikada e borė. E gjatė tėrė vitit me tensione e frymėmarrje tė zorshme, tė cilat shefave u hyjnė nė punė pėr mbijetesė, kurse popullatės i ofrohen si opium i politikave tė pėshtira proteksioniste... A do ta lejojmė kėtė?!

3.7/5 (11 votë/a)
Dini45 (Gjermani): 07-02-2012 19:21
Si nje perkrahes i rryer i VV, kujtoj se, z. Cufaj e ka Projektin dhe nuk eshte cudi qe se shpejti, t`u prije edhe albinisteve dhe te marshojne, qe nga Ura e deri ne Jarinje!
Felix (Peje): 06-02-2012 14:49
...Sipas ketij artikulli po i bjen qe edhe EU por edhe Gjermania po i perkrahin edhe Thaqin edhe Tadicin, athua pse? Thaqi dihet se asht i shantazhum per te gjitha krimet qe i ka ba, kurse Tadici asht i vetmi politikane ne Serbi qe e ka tregu fleksibiletitn dhe afrin me EU e jo Rusine. Kjo po i bjen qe EU dhe Gjermania po duan me i dhane serbeve autonomi ne Kosove. Kurse neve me na perqa edhe me shume se qe na kan ba miqte tane me 1999 me keta Enverista me ne krye Hashim Thaqin e Xhavit Halitin.

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51